24 Dhjetor 2024

Liberalizimi, mundësi apo mashtrim për rininë

Shkruar nga Shpëtim Morina

Liberalizimi i vizave për rininë tonë po shihet një dritare e madhe në drejtim të levizjes së lirë të rinisë sonë. Rinia jonë si e vetmja e izoluar në rajon dhe Evropë.

Me anë të liberalizimit po i ofrohet mundësia e barabartë e lëvizjes me të gjithë të rinjët tjerë.

Perspektiva e ulet që po i ofrohet në Kosovë ka bërë që rruga e vetme për ta të mbes migrimi nga vendi dhe kërkimi i një rruge të re drejt stabiliizimit të tyre jetësor.

Shkaqet tanimë dihen, që gjendja e rëndë ekonomike, arsimore, shëndetësore, sociale ka bërë që Liberalizimi i vizave.të jetë zgjidhja e vetme për rininë.

Mundësia e shfrytëzimit të Liberalizimit për punë në vendet evropiane është një shkelje e rregullave të liberalizmit të cilën e kanë bërë më herët edhe vendet tjera fqinje.

Mirëpo humbja e shpresës nga ana e rinisë së vendit tonë për një perspektivë më të mirë për të ardhmen ka bërë që të kërkohen të gjitha rrugët, shtigjet vetëm që të realizojnë ëndërrën e tyre për një jetë më të mirë.

 Evropa është duke importuar nga Kosova për momentin kuadrot më profesionale të vendit tonë dhe deficitare duke i ofruar kushte më të mira që të punojnë në profesionet e veta në të cilat kanë dhënë maksimumin e mundshëm profesional dhe që nuk i është shpaguar mundi në vendin e tyre.

Institucionet qeverisëse në Republikën e Kosovës nuk i kanë kushtuar vëmendjen e merituar rinisë as në politikat e arsimit.

Faza e parë ku është dashur të ofrohen programe adekuate që në shkollim të mesëm – janë shkollat profesionale me drejtime praktike në mënyrë që të bëhet aftësimi i duhur profesional dhe që të realizohet punësimi me i shpejt i tyre.

Niveli kaq i lartë i diplomave Bachelor dhe Master me të cilat janë të pajisura rinia jonë dhe në anën tjetër niveli kaq i lartë i papunësisë së rinisë sonë është një shenjë alarmuese për institucionet tona arsimore në mënyrë që të realizojnë strategji të mirëfillta ku bazohen në tregun e punës e jo në kërkesat militante e partiake në mënyrë që të plotësohen apetitet e partive politike.

Sistemet dhe strategjitë profesionale duhet të jenë të shpejta, praktike dhe me synim ardhmërinë e rinisë sonë.

Politika vendore ka një obligim moral që rinisë sonë t’i ofron kushte optimale në mënyrë që të japin kontributin për vendin e tyre.

Liberalizimi i vizave duhet të jetë edhe një mundësi për shkëmbim të përvojave me rininë evropiane.

Vendi ynë ka fatin që ka një rini mjaftë të shëndosh dhe të aftë e të gatshme për punë qka nuk e ka Ò«do vend.

Kësaj rinie i kanë borgj këta politikanë që të i’a ofrojnë kushtet që ia lehtesojnë jetën e jo e kundërta. Ofrimi i një të ardhme të sigurt rinisë sonë do ti jepte një vullnet dhe kthim të shpreses rinisë sonë për të dhënë kontributin e tyre të vlefshem në vendin tone.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)