Liberalizimi i vizave - përgjegjësia e institucioneve shtetërore
Shkruar nga LL.M. Shpetim Morina
Institucionet qeverisëse në Republikën e Kosovës në vazhdimësi marrin rekomandime nga ana e BE-s që lufta kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar përbën sfidën më të rëndë të shtetit tonë.
Këto sfida që përbëjnë një punë të madhe nga ana e institucioneve tona duhet të shpërblehet me një lufte të pakompromis në këtë drejtim.
Në sferën kombëtare duhet të hartohet një strategji shtetërore lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Prokuroria padyshim përbën hallkën kryesore dhe institucionin e parë që duhet të vëhet në ballë të kësaj lufte.
Prokuroria me kapacitet të plotë patjter duhet të realizoj planin e përgjithshem të kësaj strategjie.
Si institucioni më kredibil në Ò«do shtet evropian, padyshim që kjo barrë bie mbi këtë institucion.
Me inicimin e ndjekjes penale nga ana e Prokurorit të Shtetit ndaj kryesve të veprave penale siq janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, japim një shembull të mirë në luftën serioze me këto dukuri.
Shtetet tjera rajonale padyshim përbëjnë një përvojë të vlefshme për shtetin tonë që duhet t’i pasojmë siq është Kroacia, një shtet model për ne.
Në kohën e fundit kemi vërejtur një aktivitet të shtuar të institucioneve tona në drejtim të përmbushjes së këtij kushti të rëndësishëm. Sistemi i gjyqësor në bazë të rekomandimeve të BE-së duhet të pësoj një reformim.
Gjithashtu në një të ardhme të afërt ky system duhet t’i nënshtrohet edhe procesit të Vetingut në mënyrë që të përmbushen standardet evropiane për një gjyqësor të mirëfilltë e profesional.
Gjyqësori në aspektin e kuadrove duhet të hapet për njerëz të rinjë e profesionistë, që niveli i performancës së tyre të jetë i lartë.
Liberalizimi i vizave padyshim përbën një proces të rëndësishëm për qdo shtet që ka synim integrimet evropiane.
Si vend po ballafaqohemi me një getoizim për dallim nga të gjitha vendet tjera rajonale, Shqipëria, Maqedoni dhe Mali I ZI tashmë janë në zonën shengen por shteti ynë nuk ka arritur ti përmbush standardet që të bëj hapin vendimtar në këtë drejtim.
Integrimi evropian nënkupton aftesinë e një shteti që të përballet me dukuritë më negative dhe të ketë sukses në mënyrë që funksionimi i institucioneve të jetë në nivel të lartë.
Kosova si shteti më i ri në Evropë padyshim përballet me probleme në këtë drejtim dhe shënon edhe stagnim.
Mirëpo vullneti për punë ekipore mund ta ndryshoj këtë stagnim dhe të fillohet me një strategji profesionale në mënyrë që të kalohet edhe kjo pengesë e madhe e cila po ndikon edhe në aspektet tjera të zhvillimit siq janë: ekonomik, arsimor, shendetësor etj.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk paraqet vetëm një luftë që duhet të bëhet për të arritur liberalizimin e vizave, mirëpo paraqet funksionimin e përgjithshëm të shtetit në përballjen me këtë dukuri.
Kosova si një shtet demokratik, multietnik padyshim që përbën një shtet model sa i përket tolerancës fetare që shumë shtete të zhvilluara në Evropë nuk e kanë këtë cilësi.
Kjo tolerancë është trashëguar në breza të shumtë dhe vazhdon të respektohet kjo traditë qka është për Ò«do lavdatë.
Rinia e shëndoshë dhe e arsimuar përbën edhe një pasuri kombëtare që duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë të drejtë dhe që ky vend të gjeneroj vende të reja punës dhe që vullneti i të rinjëve për qëndrim në këtë vend të rritet.
Prandaj qeveria e Kosovës dhe jo vetëm, kanë një përgjegjësi të madhe që me punën e saj të ndikoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Mirëqenia e qytetarëve të vendit duhet të jetë prioritet kryesor. Nepotizmi dhe punësimi i njerëzve pa bagazh intelektual, kademik sjell vendin në këtë situatë.
Prandaj njerëzit profesionistë duhet dhënë hapësiren e duhur për punë dhe jo që TRURI i këtij vendi të ik.