26 Dhjetor 2024

Liberalizimi i vizave me këtë tempo nuk është në rendë deri me 2020

Shkruar nga Mr. Blerim Burjani

Posa dëgjuan Lunaqekun opozita fillojë të komentojë çështjen e liberalizimit të vizave dhe menjëherë iu vërsulen qeverisë për të kritikuar se asnjë raport deri tash nuk ishte pozitiv për vendin tonë, por kishin harruar se ky proces nuk ka filluar prej “dje” po një kohë të gjatë, po natyrisht se përgjegjësi mbanë pozita por se edhe opozita ishte pjesë e kësaj loje jo vetëm kësaj por edhe e dialogut me përjashtim të VV që  nuk ka ndonjë peshë specifike në politikë ndërkombëtare.

Është për të ardhur “gjynah” në cilën shkallë jemi  lëshuar, kjo strukturë politike tash e 14 vjet  asnjë proces nuk e  kishte lëvizur përpara rreth procesit integrues, më shumë problem ishte ballafaquar Kosova me përplot skandale si tash si gjatë kohës kur kishte qeverisë opozita me herët, kurgjo nuk ndodhi që të gjinden fajtorët dhe shkaktarët e  problemeve të kësaj natyre.

Një zyrtare qeveritare ishte shokuar për fjalët e Lunaqekut se Kosova nuk mund të kalojë testin  drejt liberalizimit edhe 3-4 vjet, kjo është e pashpresë për qytetarët e lodhur. Unë nuk di cili është argument më i fuqishëm se me largue këtë skenë pseudo-politike prej politike në vendin tonë e cila përveç problemeve dhe anëve negative nuk ka  pas asgjë tjetër.

Thirrjet ndërkombëtare bëjnë përpjekje për  tu u thanë këtyre strukturave politike se jeni të “dobët” për këto procese, ose ju nuk mund ti shtyni proceset integruese    për shkak qeverisjes problematike në vend, e që këto po reflektohen në mënyrë shumë te keqe jashtë vendit tonë.

Por çfarë të ndodhë që eletorati të kthjellet?

Qytetarët e Kosovës që përbëjnë trupin elektoral për çdo ditë po marrin lajme të pashpresë  rreth vendit të tyre, unë nuk di se çfarë argumente tjera duhet te ketë për ti bindur ata më, këto parti krejt bashkë pozitë dhe opozitë nuk ka sjellë ndonjë lëvizje shpresëdhënëse për vendin tonë për të pas diçka tjetër ose së paku për të pas shpresën se diçka tjetër  duhet të ndodhë, do te thotë edhe ndonjë  lajmë tjetër i kësaj si Lunaqekut për  të kthjellur politikisht për të gjet ndonjë rrugë, normal se qytetarët janë sovrani i shtetit dhe ata vendosin përmes votës së lirë se kush do të qeverisë vendin.

I tërë koncepti I kësaj strukture politike 14 vjeçare ishte privilegje dhe  thoshin “votona neve “ ne realitet  faturën e kanë paguar qytetarët, edhe këtë  të fundit si faturë dhe mesazh të dhënë nga Lunaqek do të paguaj qytetari kur të shkon nëpër sportelet e ambasadave për të kërkuar viza , përderisa rajoni krejt po vjen duke shkuar drejt liberalizimit më pak dhe më shumë problem Kosova gjendet e fundit në këtë proces.

Një faturë të tillë  edhe ndërmarrjet dhe sektori privat dhe ai publik do ta paguaj. S’ka liberalizim të vizave me këtë nivel të qeverisjes,as ato qeverisjet me herët që janë udhëhequr nga opozita asgjë nuk dallojnë nga kjo e sotme andaj nuk nevojë as te merremi   me këtë  opozitë  dhe fjalorin e tyre,  e që poenta krejt është  pse nuk janë ata ne qeverisje dhe janë këta”, këtu asgjë tjetër s’ka, pra sit ë ndërroj një version I keqqeverisjes?

Qytetari është ai I cili vendos çka më tutje, kjo strukturë nuk vendos për këtë temë, por se në këtë vit ka zgjedhje prandaj janë bërë shumë të dhëna e materiale të mos punës së kësaj garniture politike për ti dhënë perspektivës hapësirë të fëmijëve të tyre dhe të gjithë tjerëve që vendi mos t ë jetë I mbyllur në geto për shkak  të kësaj garniture politike, të cilët kanë për qëllim marrjen e pushtetit por jo edhe diçka tjetër që do të ndihmonin qytetarët.

Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë përderisa të mos përmirësohet funksionimi i institucioneve të rendit dhe ligjit  dhe një qeverisje e cila nuk shikon këndë të vetin do ta dërgoj ambasador, mos të harrojmë së këto subjekte edhe kur janë opozitë bashkëpunojnë  shumë mirë njëra me tjetrën, kjo lehtë identifikohet në borde dhe ne ambasadorë e shteti tonë që i kanë dërguar ,përplotë axhallar e fanatik politik, e  individ  të afertë të tyre pjesë e diplomacisë së vendit, kjo gjendje nuk ndryshon po që se qytetarët votojnë po këta njerëz  që 14 vjet fytyra të njëjta politike janë bërë natyrisht edhe monoton nëpër televizione e gazeta.

Shtetet perëndimore dhe miqtë tanë normal se do të bëjnë përpjekje  të vazhdueshme për të na ndihmuar ky është fati I ynë, por në jemi mirënjohës për përkrahjen që  na kanë ofruar ata, por se ne duhet vetë t ë ndryshojmë në vet duhet të iu ndihmojmë edhe miqve tanë me vetëdijesim dhe qeverisje insitiucionale të mirë  për të lënë anash veprimet e dëmshme që bëjnë këto struktura të sotme politike, sepse ata nuk dëshirojnë të merren me qeverisjen sepse kjo iu takon qytetarëve se këndë e votojnë por natyrisht përderisa një skenë e tillë politike.

Kjo që është më këto parti që 14 vjet disa të akomoduar mirë e një lëvizje me protesta hyri në parlament s’ka gjë prej kësaj teme. Fati I Kosovës është në duart e qytetarëve ata vendosin për të ardhmen e familjeve të tyre dhe të ardhmen mbi të  gjitha të pasardhësve të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)