Liberalizimi i vizave
Shkruar nga Adea Hasi
Për një kohë të gjatë liberalizimi i vizave ka qenë dhe do të mbetet tema kryesore për shtetin tonë.
Mirëpo, rëndësia e kësaj u shtua edhe më teper në kohën e festave të fundvitit ku shtetasit tonë planifikonin të shkonin në vende të ndryshme të zones Shengen për ti kaluar festat bashkë me familjet e tyre ose thjesht vetëm për të vizituar shtete evropiane, dhe sado pak për tu ndier pjesë e kësaj Europe plot kritere dhe kushte.
Shteti jonë që nga koha e pasluftës ka pësuar zhgenjime të panumerta në fushën ekonomike, politike, sociale dhe në shumë fusha tjera.
Por, keto vitet e fundit po zhgenjehemi pafund edhe nga premtimet se liberalizimi i vizave është afër kur në realitet duhet edhe shumë punë për të arritur këtë endërr shumëvjecare.
Edhe ne jemi si gjithë popujt tjerë evropianë dhe nuk dëshirojmë më të qëndrojmë të izoluar dhe ti shikojmë vetëm përmes televizorit atraksionet e Evropes por duam që më në fund të shkojmë lirshëm dhe pa barriera aty ku dëshirojmë.
Procesi i Liberalizimit të vizave për Kosoven ka ardhur si rekomandim nga Komisioni i Bashkimit Evropian, përkatësisht diku nga tetori i vitit 2009.
Mirëpo, jo gjitha vendet anëtare e përkrahën këtë sepse disa prej tyre kishin ndjekur nga afer zhvillimet në Kosovë dhe disa i frikësoheshin migrimeve të shumta nga kosovarët.
Madje më vonë u publikua edhe një leter diskutimi me titull Isolating Kosovo? Kosovo vs. Afganistan 5:22 ku theksohet se qytetarët e Kosovës mund të udhetojnë pa viza në pesë shtete: Shqipëri, Mal të Zi,Maqedoni, Turqi dhe Haiti.
Megjithatë, para 19 janarit 2012 Komisioni hapi një dialog për viza me Kosoven, ndërsa pas pesë muajsh u caktuan kriteret që duhet të plotësoheshin nga Kosova që procesi të cilësohet si strikt dhe i drejtë.
Mirëpo, ka shumë faktorë që e pengojnë liberalizimin ose më saktë që e kanë penguar deri tani sepse me një vullnet të lartë shtetëror do të kalohej cdo vështirësi dhe do arrihej qëllimi.
Faktorët unë preferoj ti quaj të jashtëm dhe të brendshëm. Faktor të jashtëm jo favorizues janë pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe fakti se Kosova nuk bën pjesë as në Kombet e Bashkuara dhe as në Këshillin e Evropes që është një organizatë e rëndësishme regjionale ndërqeveritare që ka për qëllim promovimin e demokracisë, drejtësisë në shtet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ndërkaq, faktorët e brendshem janë faktorë që i atribohen shtetit dhe funksionimit të tij.
Fillimisht, mendoj që shteti jonë nuk po punon fort për të arritur dicka që është shumë e rendësishme dhe gjithmonë në vijë të parë vendosin qëllime afatshkurtëra , që më shumë janë në interesin personal të qeveritarëve por jo për të mirën e përgjithshme të popullit.
Në shtetin tonë është tepër e dukshme që mungon vullneti politik. Mungon vullneti për të derguar deri në fund një qështje të filluar shumë kohë më parë.
Dhe faktikisht kjo është për të ardhur keq sepse Kosova e ka tashmë një udherrëfyes për viza pra i ka të qarta detyrat që duhet të kryejë dhe reformat që duhet të ndërmarrë.
Pastaj, mundet që të përcjellë hapat e ndonjë shteti që së fundmi ka fituar liberalizimin e vizave dhe sadopak të inspirohet nga ndonjë reformë apo ndonjë ndryshim që ata e kanë bërë.
Këtë e them sepse ka shumë vende që kanë shumë më pak potencial se Kosova por kanë arritur qëllimet e tyre, pra, Kosova nuk është se nuk mundet të arrijë liberalizimin e vizave por fatkeqësisht qështja nuk është marrë aq seriozisht sa duhet.
Bashkimi Evropian që nga fillimi është shprehur se procesi do jetë i drejtë dhe Kosova do i kalojë ato faza që i kanë kaluar edhe shtetet tjera. Prandaj, nuk është fare faji i Bashkimit Evropian kur shprehen se për momentin sdo ketë liberalizim vizash. Kosova ka ende kritere për të plotesuar.
Për shembull është procesi i reformimit të administratës publike. Mendoj se fatkeqësisht në vendin tonë mbizotëron burokracia. Duhet me patjetër të ulet numri i punonjësve në administrata shtetërore sepse ata shpenzojnë një pjesë të madhe të buxhetit, diku dy të tretën.
Tjetër është që Kosova ende nuk ka një pushtet të plotë mbi territorin e saj, dhe në të vërtetë kjo është një cështje mjaft kritike. Sovraniteti i një shteti mbi territorin e vet është element thelbësor dhe këtë sovranitet të plotë Kosova duhet ta sigurojë vetë pa ndihmën e askujt madje as të Bashkimit Evropian.
Kriter tjeter i paplotësuar nga Kosova është ulja e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Plotësimi i ketij kriteri do kishte ndikime të dukshme jo vetem në shtet por edhe në jeten e secilit sepse gjithë ne jemi dëshmitarë se si korrupsioni po infekton cdo qelizë të shoqërisë.
Pastaj, ky kriter nuk është i pamundur për tu plotësuar sepse gjithë e dimë se në cfarë gjendje ishte Kroacia dhe me punë dhe me vullnet të lartë politik ia arriti ti plotësojë kriteret dhe të nga një shembull i keq të shendrohet në një shembull për të mirë.
Kriter tjetër i paplotësuar është stabiliteti ekonomik, dhe këtë më së miri e dëshmon vala e migrimeve dhe shprenguljeve ilegale të qytetarëve kosovarë në drejtim të Hungarisë ose shteteve tjera me qëllim të një mirëqenieje ekonomike.
Pastaj, pavarësia e institucioneve është teper e rëndësishme. Por, prapë kjo hap problem për shtetin tonë, sepse gjithë e dimë gjendjen e gjyqësorit dhe se në cfarë menyre të varur funksionon ajo.
Dua ta përmbyll duke theksuar se as stabilitet politik nuk ka në Kosovë. Vend i vogël por fatkeqësisht me të meta të mëdha.
Si mundet Bashkimi Evropian ose shtetet anëtare ta përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën kur i shohin ato pamje të tmerrshme në parlament dhe atë revoltim të popullit kundër qeverisë. Kjo është dicka e rëndë për tu parë në një vend që mbahet si demokraci e mirëfilltë.
Mendoj që ka ardhur koha që të mospërmenden më afate kohore për liberalizim por të punohet fort dhe politikanët të jenë më korrektë në atë cfarë shprehin dhe premtojnë.
Jemi lodhur nga premtimet e kota,më nuk duam fjalë por punë dhe vepra. Duam që të konceptohemi si subjekt serioz në sytë e shteteve të Bashkimit Evropian.
/Autorja është studente ne Vitin e dyte, Fakulteti: Studime te Integruara Evropiane ne Kolegjin ISPE/