21 Prill 2025

Lëvizjet e reaksionit dhe demarkacioni

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Zhvillimet e fundit politike po e tensionojnë situatën politike në vend. Sinergjia e opozitës, mbase të ribashkuar, po humbet qëllimin, e mbase edhe kohën për të vepruar.

Ajo nuk po arrin të kuptojë se liria është mirazhi nga ku gjendet shkaku i lëvizjes e që si rrjedhojë ka përgjegjshmërinë. Kosova e vitit 2016, vërtetë nuk e ka kohën për ta humbur duke u marrë me dhunë e trazira, të cilat për qëllim kanë shkaktimin e krizave politike, pse jo, edhe institucionale.

Liderët e këtyre partive po harrojnë se prestigji i një partie apo lideri, lind mbi pengesat e kapërcyera e jo duke i thelluar e mbetur në to. Poshtërsia po njollos metoda e metodat dallojnë demokracinë nga anarkia.

Lëvizjet e reaksionit që për bazë kanë dëshpërimin e produkt final urrejtjen, po u hapin rrugë shkatërrimeve, duke menduar se po rregullojnë apo mbrojnë diçka.

Pozicioni i Kosovës karshi shënjimit të kufirit me Malin e Zi, dyshoj që të mund të bëhet diçka karshi gjendjes së krijuar, marrë parsysh derivatet nga ku buron ky produkt, siç janë marrëveshja e Kumanovës, Plani i Ahtisarit, Kushtetuta e ish-Krahinës Autonome të Kosovës, etj.

Karshi këtyre fakteve, debati racional politik, mbase do të ishte i dobishëm, por sot vështirë i arritshëm, pasi gjithçka shikohet nga ana emotive dhe folklorike. Folklori i tillë, Kosovën mund ta kthejë në vitin 1999 dhe gjendjen e saj në atë kohë.

Përveç problemit të demarkacionit, Kosova e ka edhe problemin e veriut të vendit. Dhe tani na dalin dy probleme, problemi me fqinjet, pra me Serbinë dhe Malin e Zi, gjersa, probleme dhe paqartësi, mund të na dalin edhe me pozicionin e shqiptarëve me shtetin e Maqedonisë.

Qëndrimet folklorike mund  të na qojnë në një pozicion ku Kosova do të jetë e vetme karshi këtyre tri shteteve, gjë që e vë në një pozitë të izolimit, ku ndoshta edhe është qëllimi nga këndi i gjeopolitikës Ruse.

Politika duhet t’i kthehet natyrësisë së ekzistencës

Gjendja emocionale e popullatës së mjeruar nga sundimi kolonial serb, por edhe faza e stërzgjatur e tranzicionit në liri e shoqërisë kosovare, e që për shumëkënd konsiderohet si fazë e kalimit përmes ndërtimit të një kapitalizmi pa kritere, kanë bërë të kemi një gjendje jo shumë me perspektivë.

Për dikënd, sa më e gjatë të jetë kjo fazë, aq më mirë për ta, ndërsa Kosova ka nevojën që kjo fazë të mbyllet për t’iu kthyer një jetë të re sipas rregullave shoqërore që precizon demokracia dhe ligji.

Trishtimi dhe lodhja në sytë e qytetarëve nga një gjendje e tillë shihet kudo. Janë lodhur nga krizat institucionale politike, janë lodhur nga deklaratat e dëgjuara për korrupsion e krim të organizuar, ata janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte një fillim të një fundi të kësaj faze të tranzicionit.

Aktualisht ekziston përceptimi qytetar se politika ka humbur natyrësinë e saj të ekzistencës dhe forcën e saj nga mendimi mbizotërues, se të merresh me politikë do të thotë të sigurosh për vete, të rrëmbesh çka të gjesh apo të kundërshtosh gjithçka, pasi ti nuk ke siguruar pozicion përfitimi.

Logjika e tillë ka prodhuar një shoqëri, e cila endet e lëvizë vetëm prej “punëve në interes”. Është koha që politika në Kosovë të kthjellet e përshpejtoj hapin që vendin ta nxjerrë nga tranizicioni për ta futur në normalitetin e vet në mënyrën më të mirë të mundshme, t’i kthehet stabilitetit dhe mosgjetjes së armiqëve por kundërshtarëve të ideve.

Hapat e parë të këtij kapërcimi i vërejmë në qëndrimet politike të liderit të PDK-së, Kadri Veselit, por që duhet shumë punë për të arritur tek caku final.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)