24 Dhjetor 2024

Letër publike Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Shkruar nga Lulzim Beqiri

Ju flet Kosova e lirë, ju flet Kosova e lirë, sot në malet e Berishës njësit tona asgjësuan disa tanke serbe, njësit e brigadës Agim Ramadani kanë kthyer mbrapa forcat serbe të cilat ia kishin mësyrë popullatës civile... i dashur Kryeministër sigurisht ju kujtohen këto fjalë nga Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.

Kryeministër, si dëgjues i rregullt i Radio Kosova e lirë, dhe si taksapagues i kësaj Republike marr guximin që të drejtohem me kërkesën që Radion e luftës Çlirimtare të ketë një trajtim të veçantë si në aspektin ligjor po ashtu edhe në atë financiar, me një fjalë Radios e cila mbajti gjallë shpresën për liri ti ofroni mbështetje financiare afatgjate, jo që nuk ka miq të cilët e ndihmojnë këtë pasuri kombëtare, po mendoj se e kemi obligim që të sigurojmë një buxhet afatgjatë dhe të rregulluar me ligj, zoten neve po mbështetim RTK-në me parat e djersës sonë, dhe shumica nuk jemi të kënaqur me punën e tyre duke llogaritur në mjetet financiare që iu dhurojmë, andaj mendoj se duhet ti dalim hakut kontributit të atyre zërave që çdo ditë na japin vetëm vullnet për jetë.

Kryeministër pothuajse është radio e vetme e cila ka ruajtur traditën kombëtare, radio që për çdo ditë na informon për dëshmorët e kombit, aktualitetin e mbi të gjitha muzikën popullore që të kënaq shpirtin, e di që jeni merakli i muzikës popullore andaj po patet kohë kërkoni frekuencat 94.2 e cila të qetëson mendjen e shpirtin.   

Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998, dhe ende kjo radio vazhdon.

Kryeministër shqyrtoje mundësin e mbështetjes financiare për Radion Kosova e Lirë, e keni për obligim qytetar dhe institucional, Radion e cila me ka rastisë që qindra herë të dëgjoj tek flet për heroizmin e familjes suaj, e edhe për ju, pa anashkaluar edhe shumicë e vartësve tuaj, andaj do ishte e udhës të mbështetni duke ndarë buxhet vjetor dhe duke e rregulluar edhe me ligj këtë mbështetje.

Kryeministër, mos na turpëro jepi statusin e merituar Radios së luftës dhe paqes, merre në mbrojtje të paktën shtëpinë muze në Berishë.

Lulzim Beqiri, dëgjues i rregullt i Radio Kosova e Lirë.


 
 
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)