Letër e hapur SHBA-së dhe Bashkimit Evropian
Shkruar nga Gani Qarri
I nderuari Ambasador Philip S. Kosnet, ju që vini nga një vend kampion i demokracisë botërore si SHBA, si po mund të bashkëjetoni me armiqtë më të mëdhenj të demokracisë, inteligjencës e përparimit dhe lirive e të drejtave të njeriut, si vlerat më të larta të njerëzimit, kudo në botë?!
Në një vend të vogël evropian, që edhe në këto momente të rënda të pandemisë, ku brenda nate edhe për mungesë të kushteve, hapësirave adekuate dhe kujdesit të (pa)-mjaftueshëm shëndetësor, vdesin kaq shumë pacient, ndërsa udhëheqësia e degjeneruar shtetërore gjen kohë e mjete dhe ka komoditetin edhe në këtë gjendje, për të ndërtuar xhami.
Të dashura SHBA dhe vende të nderuara të BE-së, ju vërtetë na keni çliruar dhe ndihmuar në shtet ndërtim, na keni sjellë të gjitha njohjet ndërkombëtare dhe ruajtur e mbrojtur Kosovën nga riokupimi serb, por siç jeni në dijeni dhe gjendje ta shihni edhe vet, vendin tonë, ka vite që e kanë okupuar kriminelët e imamët turko-arabë dhe për ne nuk ka më liri.
Për ne nuk ka më jetë të qetë as të sigurt, Kosova pothuajse është arabizuar tërësisht dhe bërë si Kandahari afganistanas, ku ne nuk po mund të ndihemi më si në vendin tonë.
Kjo po bënë që nga viti në vit, të ikin dhjetëra mijëra shqiptar nga shteti i vet, që parë në shifra reale, mjerisht i bie shumë më tepër se edhe gjatë kohës së okupimit nga Serbia.
Ndaj nëse vërtet dëshironi ti ndihmoni shqiptarët properëndimor dhe shtetin e pavarur të Kosovës, në mënyrë që ajo të jetë edhe ndonjë ditë shtet evropian dhe të mund të mbijetojë si shtet i lirë dhe i pavarur, vendosni të paktën këto kushte udhëheqjes së saj:
-Të ndalohet menjëherë dhe pa humbur kohë, ndërtimi i mëtejmë i xhamive turko-arabe dhe arabizimi katastrofal i Kosovës!
-Të shkarkohen urgjentisht politikanët e korruptuar e të akuzuar për krim të organizuar dhe krime kundër njerëzimit të cilët e varfëruan kaq shumë dhe e sollën vendin tonë në këtë gjendje kaq të mjerueshme.
-Të ndalohet ushtrimi i detyrave shtetërore nga ata që gjenden nën aktakuza të ngritura prej Gjykatës Speciale dhe të shkarkohen të katapultuarit në pushtet me manipulime, pa vullnetin e popullit dhe dëshirën e qytetarëve të dëshmuar me votën e tyre të lirë, të cilët nuk po dinë ta menaxhojnë pandeminë as ekonomin e vendit, në këto ditë të vështira.
-Të largohet urgjentisht feja nga politika dhe tu ndalohet hoxhallarëve turko-arab, që ta diktojnë ligjin dhe imponojnë mënyrën arabe të të jetuarit në Kosovë.
-Të vendoset me ligj që në vend të xhamive, të ndërtohen shkolla, fabrika e spitale dhe të ndalohet menjëherë indoktrinimi i mëtejmë turko-arab i të rinjve tanë.
-Tu ndalohet kandidimi në zgjedhje dhe emërimi në poste udhëheqëse i të gjithë politikanëve të korruptuar e të përfolur për krim të organizuar dhe shkarkohen urgjentisht ata të cilët kanë padi të ngritura apo edhe janë të dënuar, të cilët për mbi dy dekada me radhë e shkatërruan, varfëruan dhe izoluan hermetikisht nga e gjithë bota e lirë e demokratike, këtë vend
Nëse udhëheqësit e Kosovës nuk i plotësojnë të gjitha këto kushte 100% dhe atë menjëherë e pa humbur asnjë moment kohë, ndërpritni të gjitha marrëdhëniet me ta, ndaloni ndihmat, shfuqizoni marrëveshjet bilaterale dhe mbyllni dyert e integrimit, në Bashkimin Evropian.
Le të kërkojnë ndihmë nga satrapi Erdogan, Turqia dhe shtetet arabe, për të cilat që nga paslufta ata punojnë pa kursim, ta shohim për sa kohë do të mund të marrin dhjetëra mijëra kosovar rroga, mëditje dhe ndihma sociale, pa mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve dhe Vendeve të BE-s, ose le të hanë nëpër xhami, përderisa në Kosovë nuk sheh duke u ngritur asnjë fabrikë apo objekt prodhues e punësimi, përveç xhamive turko-arabe.
Një vend ku në më pak se 10 mijë kilometra katror dhe për vetëm rreth 1.3 milion banor, janë ndërtuar mese 1000 mijë xhami turko-arabe, që për numër të banorëve, tejkalon çdo nevojë dhe normë e standard fetar edhe të vendeve më të izoluara islamike, si Bangladeshi apo Afganistani.
Sot në shekullin XXI, ka ardhur koha, kur shqiptari në shtetin e vet, nuk guxon të deklarojë publikisht se nuk dëshiron më xhami të huaja politike në vend të tij.
Mjaft është mjaft, një shtet i ngritur nga SHBA dhe Evropa që për mbi dy dekada mbahet gjallë prej jush, por merret vetëm me ndërtim xhamish, fut mënyrën arabe të sjelljes dhe të jetuarit, midis Evropës, lejon të sundohet nga imamët vahabist turko-arab, hajnat dhe kriminelët, madje edhe i voton vet ata, nuk ka pse të merret Evropa me te.
Një shtet i çliruar dhe ngritur e njohur ndërkombëtarisht nga ju dhe miqtë tuaj anë e mbanë botës, të tregohet kaq mosmirënjohës ndaj kontributit jetik të SHBA-së dhe BE-së, si dhe të shkelë me të dy këmbët mbi vlerat euro-atlantike e të merret vetëm me xhami e hoxhallarë dhe adoptojë ligjet e mënyrën e të jetuarit arab, në zemër të Evropës, dëshmon se një popull dhe shtet i tillë, nuk e ka qëllim Evropën as mendon integrimin në te,por synon vetëm të jetojë me të hollat e Evropës dhe të bëjë punën e Erdoganit dhe turko-arabëve afro-aziatik.
Ai kokën dhe shpirtin i ka të shitura në lindje, vetëm të pasmet i kanë ngelur aksidentalisht në Evropë.
Një qeveri dhe popull që edhe në këtë kohë krize katastrofale kur me dhjetëra njerëz vdesin brenda 24 orësh, me mungesë kaq të madhe kushtesh, spitalesh moderne e specialistësh, sidomos të mikrobiologjisë, edhe në këtë gjendje vazhdon të ndërtojë xhami, kurrë nuk e meriton ndihmën, përkushtimin as mbështetjen euro-amerikane.
Mendësia e tyre, kutërbon rëndë në gjithë rajonin, nga ndryshkja mesjetare, nuk i takon Evropës dhe as kohës në të cilën jetojmë ne sot, ndaj lëri të thyejnë qafën drejt lindjes, le të mbyten të gjithë në Arabi.
Ndaloni ndihmat që jepni pareshtur, kur popujt tuaj punojnë natë e ditë edhe nën kushte pandemie, madje disa nga lodhja bien në gjumë edhe pa ngrënë darkë,kurse shqipfolësit turko-arab, gjithë kohën e kalojnë këmbë mbi këmbë, duke bërë qejfe nëpër bare e kafiteri dhe zgjedhur fort e me naze të mëdha edhe restorantet më ekzotike, për tu ndjerë sa më komod e jetuar sa më mirë, duke keqpërdorur ndihmat dhe parat tuaja, pa punuar vet asgjë.
Me njerëz dhe mendësi të tillë shkatërrimtare, jemi lodhur edhe vet ne, që jemi lindur e rritur atje.
Ndaj ju lutem hiqni dorë sa më parë prej tyre, mos lejoni që krijesa debile si ata, ta kontaminojnë edhe Evropën, se zuzarë të tillë që janë në gjendje ta mohojnë edhe përkatësinë e vet kombëtare dhe shkatërrojnë shtetin krijuar me aq shumë xhak e mundi dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së,, nuk i duhen Evropës, lëri ta kërkojnë vendin e vet, atje ku edhe e kanë, në Arabistan!
Lëri se pa kaluar shumë kohë, do të nisin tu këndojnë zorrët këtyre parazitëve turko-arab dhe njëjtë si në vitet kur ne kërkonim liri, vetë ata do tu përulen me përgjërim, përpiqen tu bindin se janë qytetar të “denjë” të Evropës dhe kthejnë shpinën mesjetës turko-arabe.
Kjo do të ishte për momentin ndihma më e madhe për ne shqiptarët evropian dhe për mbijetesën e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, të çliruar dhe ngritur nga Ju, të cilin në kundërshtim me nostalgjikët mesjetar turko-arab që luftojnë e përpiqen për çdo ditë për ta zhbërë e rrënuar sa më parë, ne që e ndiejmë gjithmonë veten- vetëm shqiptar, Kosovën e lirë dhe shtet të pavarur e sovran, e kemi fort për zemër dhe e duam pafundësisht shumë, tash e përgjithmonë!