29 Dhjetor 2024

Letër e hapur për liderët e partive politike të Kosovës

Burim Piraj

Unë si qytetar i Republikës së Kosovës i drejtohem me këtë letër publikisht të gjithë liderëve të partive Politike të Kosovës që fituan vende në parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e fundit të Qershorit 2014.

Të nderuar udhëheqës të lartë përmendur,  ne si qytetar të republikës së Kosovës me vëmendje dhe me brengë e përcjellim çdo ditë procesin e stërvonuar të formimit të institucionit shumë të rëndësishëm të republikës sonë të Kuvendit dhe të qeverisë së re.

Unë si qytetar i këtij shteti të ri dhe të vogël, ju bëjë apel dhe kam të drejtën të kërkoj nga ju që ti leni anash mosmarrëveshjet dhe për hir të ardhmërisë së kombit të formoni institucionet që do të dalin si rezultat e kompromisit te të gjithë partive.

Të formoni institucionet e përkohshme të cilat do të kenë detyrë primare ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet e ligjit të zgjedhjeve si pasojë e të cilit kemi ardhur deri në pat pozicion ashtu që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Ju e keni borxh të bëni kompromise për hir të gjithë atyre njerëzve që e dhanë jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë, sepse nëse jeni në gjendje të bëni negociata me Serbinë dhe të bëni kompromise karshi Serbisë atëherë pse ju të mos të bëni negociata dhe kompromise kundrejt vëllezërve tonë dhe njëherë vëllezërve tuaj?

Në situata të këtilla patjetër duhet kompromisi për të ardhur deri te një zgjidhje e cila nuk do të kënaqte askënd po dhe nuk do të përjashtonte askënd.
 
Gjithashtu më duhet të ceki se derisa të mos ketë në vendin tonë sistem të tillë zgjedhor që to të mundësonte të kemi sa deputetë aq dhe zona zgjedhore vendi ynë as nuk do të jetë në mënyrë të drejtë i përfaqësuar në kuvend e as nuk do të ketë demokraci të vërtetë ku deputeti do të ishte sovran i vërtetë dhe nga i cili do të kërkohej përgjegjësi e drejtpërdrejtë.

E di se kjo pikë juve nuk ju konvenon mirëpo duhet ta keni përherë parasysh se mbi juve është çështja kombëtare e cila është shumë më me vlerë se interesat tuaja individuale dhe ju duhet të merrni forcën ashtu që të filloni të trasoni demokracinë e vërtetë më në fund.

Kur të keni përfunduar të gjithë ju së bashku ndryshimet e kushtetutës dhe ligjit të zgjedhjeve atëherë ju ka hije të shpallni zgjedhjet e reja dhe të formohen institucionet të cilat do të buronin nga vullneti i sovranit ( Votuesit ).

Prandaj edhe njëherë po ju kujtoj se ju mund të vazhdoni sa të doni kështu , mirëpo çështja e kombit është shumë më e rëndësishme se çështjet e juaja partiake dhe personale për të pas sa më shumë pushtet dhe çdo sekondë e vetme që ju do të vonoheni do të shkaktoj dëm për kombin tuaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)