27 Dhjetor 2024

Letër e hapur Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Tefik Ibrahimi

Kanë kaluar më shumë se tre muaj, që e kam dorëzuar Kërkesën time në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Sekretarinë e Gjykatës duke respektuar të gjitha procedurat që janë përcaktuar me ligj, dhe si e tillë kërkesa është pranuar.

Ende nuk ka një përgjigjje, po pres me interesim të shtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen time, e cila në rastin konkret i shërben më shumë reformës zgjedhore, dhe vendimi pro kërkesës time do ta demokratizonte sistemin zgjedhor në Republikën e Kosovës. Tanimë është momenti më i duhur sepse vendi gjendet në finalizim të Reformës zgjedhore dhe jemi në vitin zgjedhor.

Me të ekspertët të cilët jam konsultuar për çshtjen time thonë se Gjykata ka shancin të vendos pro kërkesës dhe të krijojë mundësinë e Reformës së duhur zgjedhore dhe ta ndryshojë nenin 7, paragrafin 5 të Ligjit për zgjedhjet lokale në Kosovë. Qëndrim i tillë ishte edhe në Konferencën e 28 janarit 2014 të Organizuar nga D4D me ekspertë dhe njohës të çështjeve kushtetuese dhe të zgjedhjeve me temën “Reforma dhe drejtësia zgjedhore në vitin 2014”.

Kërkojë të di se pse nuk ka ende një vendim pr Kërkesën time (dihet se është një afat 60 ditor për shqyrtim të Kërkesës)

Objekt i Kërkesës time ishte: “Përshkrimi i fakteve dhe dispozitave ligjore”

-    Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 45, paragrafi 1.

Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhjet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.


-    Ligji nr. 03/L-072 Për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, neni 7, paragrafi 5

7.5    Vota e hedhur për subjektin politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të subjektit politik. KQZ-ja siguron që fletëvotimi nuk e lejon votuesin të votojë njëkohësisht për subjektin politik dhe për kandidatin e parë në lisën e kandidatëve të këtij subjekti politik.

Prandaj, kërkojë nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e nenit 7, paragrafi 5 të ligjit nr. 03/L-072 Për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, neni 7, paragrafi 5, se a është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 45, paragrafi 1.”

Ndërsa arsyeshmëria e Kërkesës ishte: “Në bazë të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, rregulli 29, në bazë të nenit 47 të Ligjit nr. 03/L-121 dhe në bazë të nenit 113, paragrafi 7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ushtrojë të drejtën e kërkesës pasi kam shtjerur të gjtiha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

Kam parashtruar Ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me publikimin e rezultateve të datës 2 dhjetor 2013 të shpallura nga KQZ-ja.

Me të marrë përgjigjje negative nga PZAP, kam shfrytëzuar të drejtën e Ankesës në bazë të vendimit të A nr. 1120/2013 të PZAP dhe Ankesën e kam parashtruar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, të cilën e kam dorëzuar më 11 dhjetor 2013, dhe nga e njëjta Gjykatë kam marrë përgjigjje negative, dmth. Është vërtetuar vendimi i PZAP-it me aktgjykimin A.A-Uzh.nr. 8936/2013, datë 12 dhjetor 2013.

Në bazë të rezultateve finale të KQZ-ës dhe QNR-ës, në Regjistrine  kandidatëve për këshillëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga AKR-Aleanca Kosova e Re kam dal më i votuari me gjithsejtë 302 vota, ndërsa subjekti politik përmes të cilit kam qenë i kandiduar ka fituar dy mandate në Kouvendin Komunal të Gjilanit. Nga kjo, njëri mandat i është ndarë bartësiot të listës dhe tjetri mandat kanditades së gjinisë femërore e cila ka marrë vetëm 69 vota.

Duke u mbështetur në të drejtën kushtetuese të përcaktuar në nenin 45 paragrafi 1, se “Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhjet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.“ nga kjo del se neni 7, paragrafi 5 i ligjit nr. 03/L-072 Për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, neni 7, paragrafi 5 mohon të drejtën e zgjedhjes, sepse në zgjedhjet lokale të 2013 unë në fakt jam zgjedhur këshillëtar në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga subjekti politik AKR-Aleanca Kosova e Re, por KQZ-ja ka ndarë dy mandate subjektit në fjalë, duke përcaktuar se njëri mandat i takon bartësit të listës dhe tjetri mandat kandidatës femër e cila ka 69 vota, ndarjen e tillë e bënë duke u mbështetur në kuotën  30%-it, çka konsiderojë se është e padrejtë dhe trajtim i pa barabartë dhe diskriminues.

I nderuar Kryetar i Gjykatës Kushtetuese konsiderojë se është në interes të Republikës së Kosovës të meret vendimi me kohë që të ketë efektet e tij në sistemin zgjedhor dhe tanimë është momenti i duhur që në këtë aspekt të demokratizohet sistemi zgjedhor i Republikës së Kosovës.

Mbes me shpresë se me kohë do të meret Vendimi lidhur me Kërkesën time!

Sinqerisht,

Tefik Ibrahimi – Nenkryetar i AKR –Dega Gjilan dhe kandidat për këshillëtar komunal në KK të Gjilanit nga AKR në zgjedhjet lokale 2013
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)