Letër e hapur: Kosova merr kredi prej 22 Milion euro

Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Bordi i Bankës Botërore (natyrisht se, në bazë të kërkesës së Qeverisë së Kosovës), miratoi dhe kumtoi dje akordimin e një kredie prej 22 MLN , për sigurimin e furnizimit të mirë me ujë, me cilësi e kontinuitet, për nevojat e rreth 500,000 njerëzve / qytetarëve konsumatorë që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën qendrore.
Banka Botërore pretendon të bëhet faktor mbështetës për zhvillimin ekonomik dhe social jo vetëm të kësaj ane por edhe të gjithë Kosovës. Ky veprim, ky lajm, natyrisht se është lajm i mirë në vigjilie të:
Ditës Botërore kundër varfërisë ( 17. Tetor. ), sepse uji është esenca e jetës dhe e mbijetesës.
Ky lajm merr kuptimin e plotë nëse kemi parasysh faktin se jemi në prag të Ditës Botërore të ushqimit ( 16.Tetor, ). Kjo ditë bëhet edhe më domethënese nëse kemi parasysh faktin se rreth 30 % e qytetarëve e familjeve konsumatore të Kosovës jetojnë në varfëri.
Natyrisht se vendimin për kredinë mund ta lidhim edhe me 31.Tetorin Ditën Botërore të kursimit, i cili duke u nisur që nga BB, Bankat Komerciale, nga Qeveria, MEZH. nga
do të mund të shfrytëzohej për sensibilizimin e kursimit, jo vetëm të parasë, por edhe të ujit, të energjisë elektrike, të mbrojtjes së mjedisit
sepse të gjithat kushtojnë para.
Natyrisht se qytetarët konsumatorë e taksapagues të Republikës së Kosovës, i janë mirënjohës edhe MZHE-së Qeverisë së Kosovës e posaçërisht Bankës Botërore.
Kosova ka nevojë të madhe për resurse ujore si për pije poashtu edhe për t i njomur arat e bukës, për bizneset, për ekonominë.
Por, për t i kontribuuar sado pak kësaj kauze, kauzës së konsumatorit; Furnizimit me ujë të pijes, prodhimtarisë bujqësore, zhvillmit ekonomik
më duhet ta thërras në ndihmë mbamendjen.
Viteve të 1960-ta Kosova ( Banka e Kosovës BANKKOS ), mori një kredi nga Banka Botërore për ndërtimin e Hidro-Sistemit IBËR LEPENC . Një pjesë e kredisë, në vlerë prej rreth 40 MLN USA $ qe tentuar të keqpërdoret nga një Bankë Komerciale (garantuese / servisuese e kredisë).
Më 1989, pas dekadash procesesh gjyqësore u mor vendimi përfundimtar që Kosovës ( Banksë së Kosovës BANKKOS ), t i këthehet kryegjëja e Kredisë bashk me kamatëvonesën - në shumë të tërësishme prej rreth 300 MLN USA $ Për arsye të pamundësisë së ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës kompetente ( për 27 vite ) dhe veprimit automatik të obligimit të pagesës së kryegjësë së kredisë bashk me kamatëvonesës ka gjasë që borxhi të ketë arritur deri në rreth 1 MLRD USA $.
Interesimi, angazhimi, vullneti i mirë, profesionalizimi i lartë i Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Bankës Botërore ( veçanërisht i zyrës së BB në Prishtinë ) janë për t u lavdëruar.
Por, duke u nisur nga fakti se anuitetet / obligimet e kredisë duhet të këthehen nga Buxheti i gjeneruar nga qytetari konsumator taksapagues duhet pyetur: Pse të merret kredi e re pa e përfunduar praktikisht dhe juridikisht kredinë e vjetër ? Republika e Kosovës ka obligim ndaj Bankës Botërore për këthim të kryegjësë së kredisë dhe të kamatëvonesës. Çështë më e keqja, është e mundur që, obligimi i këthimit të dyfishohet ?!
Anuitetet e kredisë do të këthehen nga Buxheti i Kosovës të cilin e gjeneron qytetari konsumator i saj. Me që rruga e këthimit është kjo, me pretendimet se kredia dhe projekti i dedikohen njerëzve (kjo formë e adresimit përdoret në materialin e lajmit / BB-së), pra qytetarit konsumator taksapagues dhe ekonomisë e cila është në veprim biznesi për t ia përmbushur nevojat themelore e kërkesat, është i qartë obligimi që, paraprakisht të bëhej konsultimi publik, të shikohej historiku i kredive / obligimeve / anuiteteve, i prioriteteve, i formave të substituimit të nevojave për mjete investive
Për fatin e kësaj kredie disa nga përgjegjësit e Institucioneve e Partive politike të Kosovës i kamë informuar personalisht e publikisht. Akoma nuk kamë marrë përgjigje. Materiali komplet, rreth 100 kg letra, dokumentacion dhe material gjyqësore ( kërkoj falje për këtë shprehje dhe krahasim të vrazhdë ) duhet të ndodhet në arkivat e BANK KOS-it. I gjithë dokumentacioni ndodhet edhe te avokati i lëndës.
Në kohën kur Kosovës po i nevoitet paraja kesh dhe kur për përmbushjen e kësaj nevoje pretendon ta ndryshojë Ligjin dhe destinimin e Fondit pensional do të ishte më mirë sikur t i shmangeshim ngarkimeve të reja me borxhe, e edhe më miré do të ishte nëse do të angazhoheshim bashk rreth këthimit të 1 MLRD $.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ( zyret në Prishtinë ) e dinë se potenciali socio-ekonomik i Republikës së Kosovës mundëson një Buxhet prej më së pakut 5 MLRD , për grumbullimin e të cilit, përkundër vullnetit të mirë të qytetarit konsumator e taksapagues, Institucionet e Shtetit akoma nuk ia dolën të krijojnë mekanizma të duhur për ta arritur këtë qëllim e obligim.
Në këto rrethana, ngarkesa me kredi të reja dhe mungesa e interesimit / e vullnetit për t i këthyer borxhet e vjetra nuk prezanton një palë / klient me rrezikshmëri të ulët. Është e kundërta.
Në këtë rast, BB ndoshta do të jetë tolerante dhe e mëshirshme ndaj Shtetit të Kosovës por pasojat me siguri do t i bartë mbi supe e xhepa qytetari konsumator e taksapagues.
Mungesa e vullnetit për të mbledhur borxhet e Shtetit, oreksi i tepruar për Investime kapitale ( autostradat miliardëshe ) investime këto që nuk u zhvilluan sipas formules së investimeve kapitale ( sepse pjesa më e madhe që do të duhej t i këtheheshte Shtetit me angazhimin e fuqisë punëtore, energjenteve, lëndës së parë, kooperantëve
reflektuan me varfërimin e mirëqenies sociale të familjes dhe të qytetarit konsumator e taksapagues.
Transparenca, llogaridhënia dhe ndarja e përgjegjësive janë obligime juridiko-ligjore, zyrtare e profesionale, etike dhe e dinjitetit e Institucioneve, e Asociacioneve dhe e Mekanizmave ndaj qytetarit konsumator e taksapagues. Edhe formatimi i kërkesës së kredisë do të ishte mirë të ndahej me ne njësoj siq u nda lajmi mbi vendimin e BB-së për dhënien e kredisë mbi bazën e kërkesës së Qeverisë, MEZH-it
/Autori është ekspert për kauzën, të drejtat, obligimet, intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator. Mësimdhënës në arsimin e lartë; dhe kryetar i Org.KONSUMATORI/