Leter atyre
Shkruar nga Avni Tafili
Secila vote kunder juve, eshte vote per qytetaret e lire. Edhe atehere kur keni te drejte, vota per ju eshte padrejtesi. Sepse, edhe nese do te ishte e drejte ajo qe do te benit, ju synoni te padrejten, te shtrembeten.
Ju jeni e keqja e madhe e ketij vendi. E keqja e qytetareve.
Ju as vetes s\'i besoni!
Jeni hajdute e mashtrues te medhenj.
Do te duhej t\'i vinte turp secilit qe mban emrin tuaj.
Emri juaj eshte sinonim i hajnise, krimit te organizuar e korrupsionit. Emri juaj eshte bere sinonim i roberimit te njerezve e poshterimit te njerezve te lire.
Ju, bashke, jeni e keqja e madhe e ketij vendi! Ju shitni çkado e kedo per t\'i realizuar planet tuaja djallezore. Ju e keni dobesuar shtetin e qytetarin.
Kushdo qe u be me ju, eshte poshteruar. Kush ju kundershtoi, ashpersisht u luftua.
Ju synoni te mbytni çdo ze te lire e te drejte. Ju synoni te rrenoni me lojerat tuaja edhe njerezit e mire e te pa djallezuar! T\'i mashtroni e t\'i perçani. Ju edhe i djallezoni.
Ju jeni pa bese. Jeni te pabese!
Edhe armiqte e medhenj te kombit, kam pershtypjen se kane bese me shume se ju. Ju jeni me te keqij se ata.
Ju, te gjithe bashke, as arat s\'ju besohen. Ju edhe ne fushe i humbni lopet.
Juve s\'ju vjen turp, sepse turperohet kush ka turp.
Te ndershmit turperohen! Jo ju.
Po nuk late gje pa perbuzur e keqperdorur.
Edhe vlerat tuaja, me te cilat krenioheni, i shkelni.
Pa bese e pa turp!