23 Dhjetor 2024

Lehtësia e padurueshme e të bërit presion ndaj një vendi që mbijeton me infuzion

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Pasojat  e "bombardimeve" të 6 tetorit: Zgjedhjet përfunduan, pasojat po analizohen. Dikush është euforik, dikush flegmatik,  të tjerët janë melankolikë për të kaluarën ndërsa ka të tillë që tërë këtë proces po e konsiderojnë si ëndërr.Ende nuk po besojnë se është një situatë tjetër.

Zgjedhjet i fitoi, me numra LVV, e dyta është LDK , e treta PDK, e katërta AAK sepse PSD humbi krejt kurse Nisma – AKR – PD, brenda ditës po vdesë dhe po ringjallet çdoherë kur po dalin rezultatet e KQZ-së apo ndonjë mendim i analistëve, që në shumicën e rasteve, më shumë e kanë huqur rezultatin, se që e kanë qëlluar. Partia e Vuçiqit, Lista Serbe i fitoi të gjitha mandatet kurse PEK-u, po të mos ia kishin vjedhur ato 83 vota, nuk e di se ku do të përfundonte.

Pas zgjedhjeve po bëhen analiza pse nuk fituam ne dhe pse fituan të tjerët. Në gazetën" Epoka e Re" të datës 5 tetor 2019 pata parashikuar se nëse në zgjedhje dalin 42 % e më shumë votues, radhitja do të jetë kështu: 1 ) LVV, 2 ) LDK, 3 ) PDK dhe 4) AAK – PSD, Gjithashtu kam thënë se Nisma, pa AKR, pa asnjë problem e kalon pragun kurse me AKR-në , nuk e kalon. Ende nuk është përmbyllur procesi i votimit dhe në këtë situatë që nuk do të prodhojë ndryshime të mëdha.

Nisma me Pacollin po bënë përpjekje t’i peshkojë edhe ato 600 vota të nevojshme ta kthejnë në Kuvend kurse LDK –ë shpreson se mund ta kalojë LVV e që nuk besoj se mund të ndodhë, por, nëse ndodhë, krijohet një realitet tjetër i cili duhet të pranohet.

Menjëherë pasi dolën rezultatet  preliminare, Kadri Veseli i pranoi ato rezultate  duke deklaruar se PDK –ë del në opozitë e që ishte veprim i mençur por edhe i imponuar politik. Lideri i PDK-së është dashur të urojë fituesin për ta çuar deri në fund korrektësinë.

Nuk ka pushtet të  përjetshëm, vetëm veprat janë të përjetshme. Deri më sot , nga këta politikanë që janë gjysëm të gjallë në skenën politike kosovare, asnjëri nuk ka bërë vepra që llogariten të përjetshme siç kanë bërë Bacë Adem Demaçi dhe i pavdekshmi Adem Jashari.

Dhe heronjtë që janë sakrifikuar për lirinë time, tuajën dhe të atyre që sot aq pamëshirshëm po e shpërdorojnë duke i bërë njëqindmijë të zeza, në emër të luftës dhe në emër të Ibrahim Rugovës.

Tash e kemi një situatë kur LVV është fituese e zgjedhjeve dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë. Tash vlejnë Rregullat e Albinit. Janë përcaktuar për koalicion me LDK-në dhe kjo, gjithashtu është në rregull.

Edhe në këtë koalicion rregullat i cakton Albini, jo ai i opozitës por tash si kryeministër i të gjithëve. Deri tani Albin Kurti ka qenë kryeminister i LVV, tash është kryeministër i Kosovës. Është e vërtetë  se LDK –ë ka pozitë të fortë negociuese sepse, pa LDK –në, aktualisht, as Albin Kurti bëhet kryeministër e as Kosova do të kishte qeveri.

Këtë kushtëzim LDK e ka përdorur më herët kur, ndonëse, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës asnjëherë nuk i ka fituar zgjedhjet, gjithmonë e ka pasur postin e kryeministrit, përjashtuar kohën e Ramush Haradinajt.

LDK –ë, gjithmonë ka qenë gomë rezervë për partitë që i kanë fituar zgjedhjet. Nëse LDK –ë ka pozitë të fortë negociuese, LVV e ka edhe më të fortë për faktin se, në rastin konkret LVV më së shumti do të përfitonte nga zgjedhjet e reja.

Por, jam i sigurt se LDK do të palohet, pas një kundërshtimi që nuk është fare tundues e lëre më sfidues. Edhe në këtë koalicion LVV – LDK, kjo e dyta është përfituese e madhe.

Është edhe një situatë e re ; nëse më parë faktori ndërkombëtar e ka detyruar LDK-në të bëjë koalicion me krahun e luftës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit është presioni që të mos refuzojë koalicionin me LVV-në.

Albin Kurti nuk lejon që puna si e Behgjet  Pacollit me 2 deputatë të bëjë koalicion në shtëpinë e tij private dhe të udhëheq me gjysmën e qeverisë së Kosovën dhe ta turpërojë Kosovën, si ministër për Punë të Jashtme.

Albini nuk do ta durojë e as lejojë Hashim Thaçin të lodrojë, si të doje dhe kur të doje dhe të luaj koçe me Kosovën, sipas potencës momentale.

Mos mendoni se po i thurrë elozhe Albin Kurtit sepse rrugët politike me te i kam ndarë disa vite më parë mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk e çmoj dhe respektoj guximin që e ka, intelektualizmin, pregatitjen politike, patriotizmin dhe gatishmërinë për sakrificë.

Nëse të tjerët kanë hyrë në politikë apo duan të ndërtojnë karrierë politike nga flladi, Albini e ka bërë këtë me shumë sakrificë, personale dhe familjare,  burgje, keqtrajtime, etiketime, përbuzje etj.

Historikisht, askush nuk është bërë lider i madh nëse nuk e ka kaluar rrugën e gjatë të shtruar me probleme të mëdha dhe rreziqe dhe Albini është dëshmia më e mirë për këtë !

Ndaj Albinit nuk kam asnjë detyrim sikur që nuk as ai ndaj meje përveç se e kam detyrimin ta përkrah çdoherë kur bënë punë të mira për qytetarin dhe vendin.

Unë kam qenë dhe jam përkrahës i autoritetit njerëzorë, kombëtar dhe politik të Bacë Adem Demaçit, në kohën kur po jetoj kurse, më parë, si personalitetin kryesor shqiptar kam pasur Hasan Prishtinën. 

Lëvizja Vetëvendosje:  I fitoi zgjedhjet sepse e pati Albin Kurtin në krye. Që nga fillimi ka luftuar ta marr pushtetin dhe e mori. Pushtetin po e merr në kohën më të keqe të mundshme kur merr shumë përgjegjësi për shkak të premtimeve që i ka bërë dhe pritjeve të mëdha që kanë qytetarët që e kanë votuar.

Të gjitha ato që i ka premtuar Albini dhe LVV, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në polici, gjyqësorë, prokurori, arsim, shëndetësi, punësim më të madh etj.kalojnë përmes një ure të ngushtë prej qelqi, bisedimet dhe marrëveshja me Serbinë.

Këto bisedime mund ta bëjnë Albinin të përjetshëm sikur që mund ta varrosin politikisht, ende pa e përfunduar mandatin.

Tjetër gjë është të flasësh dhe të veprosh nga Kodra e Dragodanit e tjetër është të flasësh nga Zyret komode të qeverisë ,  të rrethuar me ujqër ndërkombëtarë dhe hijena vendore. Kosovës i është bërë dëm i madh edhe deri më tani me këto bisedime, tash i mbetet Albinit të merret me pasojat.

Buxheti i Kosovës është buxhet social dhe jo buxhet zhvillimorë prandaj, me këtë buxhet është vështirë të bëhen hapa të mëdhenj në kohën kur çdo përkrahje financiare ndërkombëtare kushtëzohet me bisedimet dhe Marrëveshjen me Serbinë, E kjo marrëveshje, të gjithë po deklarohen se do jetë e dhimbshme. Më shumë për Kosovën se për Serbinë.

Serbia e ka rikthyer situatën ; nga një humbës i madh po bëhet një fitues i madh. Në rrethana normale Serbia nuk ka çka të kërkojë në Kosovë, në rrethanat aktuale ajo është bërë pjesë e vendim- marrjes për zhvillimet në Kosovë!

A do të jetë në gjendje Albin Kurti, si drejtues i koalicionit qeverisës të sigurojë tërësinë territoriale të Kosovës ( në kufijtë e njohjes si shtet ), të shtrijë sovranitetin kushtetues në këtë integritet territorial, ta bëjë Asociacionin e komunave serbe një OJQ-ë e jo më shumë shtet se vet shteti i Kosovës, së shpejti do ta shohim.

Nëse e bënë këtë, Albin Kurti do të radhitet në krah të Hasan Prishtinës nëse në ndërkohë" hasan prishtina" i Mitrovicës – Agim Bahtiri nuk do e bëjë një vepër të madhe kombëtare siç ishte largimi nga AKR –ë.

LVV dhe LDK dallojnë në çdo aspekt, vetëm urrejtja ndaj PDK-së  dhe lufta për pushtet i ka bërë bashkë. Tash, të liruar besoj nga kjo urrejtje dhe urrejtja ndaj çdo partie apo individi, kanë kohë të merren me realizimin e premtimeve elektorale.

Në euforinë e fitores, ka tejkalim të sjelljeve të arsyeshme dhe po bëhen kërcënime të panevojshme. Këto duhet të ndalen nëse nuk duan ta sjellim atmosferën e debatit të Shqipërisë apo ta bëjmë bashkimin kombëtar të krimit retorik i cili lehtësisht mund të bëhet praktik.

Albin Kurti ende është duke përdorur akrobacionet e retorikës opozitare. Me t’u ulur në karriken e kryeministrit, do të këndohet tjetër këngë. Të  ngjitha shenjat janë se Albini ka vesh për muzikë dhe po përshtatet në repertoarin tjetër të menysë muzikore, jo të opozitës por asaj qeveritare.

Albin Kurti, për fillim mund të bëjë kursime duke e deburokratizuar qeverinë dhe duke e bërë një kabinet me pak ministra, pak zkryeministra dhe duke bërë kursime nga keq-përdorimi gallopant i automjeteve zyrtare, si kapital fillestar.

Nëse Albin Kurti dhe LDK, hakmarrjen e shndërrojnë në veprim politik, jetëgjatësia e tyre do të jetë maksimalisht 12 muaj. Edhe bisedimet mund ta shkurtojnë mandatin e kësaj qeverie.

Uroj që të ndodhë e kundërta dhe që Albini, me veprimet që i bënë do ta fitojë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Albini dhe LVV, më shumë do të kenë probleme me partnerin e koalicionit se sa me oponentët opozitarë ; PDK dhe AAK. Albin Kurti  pikërisht në provimin e bisedimeve me Serbinë do të bëhet ; ose Hasan Prishtina i ditëve tona ose më hashimthaç se vet Hashim Thaçi !

Lëvizja Demokratike e Kosovës: ndonëse humbëse e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, po del si fituese e ndarjes së pushtetit. Mendoj se mund ta kushtëzonte Albinin duke e frikësuar me zgjedhje të reja por, sikur në të gjitha situatat e ngjashme, u palua dhe institucionalisht u rahatua.

 Është krejtësisht e kundërta e LVV por, sot bota më së miri funksionon si kundërshti midis partnerëve dhe palëve. LDK, tash po mundohet të shpëlahet nga e kaluara sepse nuk ka ujë që e lanë për vendimet e dëmshme që i ka marrë më herët si; decentralizimimi në baza etnike, votimi i presidentit Thaçi, demarkacioni me Malin e Zi , votimi i Gjykatës Speciale ( e ka bërë me pasion), Asociacioni i komunave të Serbisë në Kosovë dhe të tjera.  

Me një fjalë, LDK si hisedare e pushteteve të mëparshme e ka ndarë plaçkën me partinë me të cilën ka bashkqeverisur. Prandaj, mos të moralizojë kur vet ka qenë pjesë aktive  e prostitucionit politik.

Tash, po hynë në koalicion me LVV dhe uroj të bëjnë punë të mira. Por, thellësisht jam i bindur se për shumicën e elektoratit të LDK-së dhe politikanëve të saj, udhëheqjen e qeverisë nga Albin Kurti e marrin si dënim që duhet, për shkak të privilegjeve që i kanë, edhe ta durojnë!

LDK –së duhet dikush që i besojnë t’u thotë se ka kohë që ka vdekur Ibrahim Rugova, se nuk merren votat me vrasjet e aktivistëve të LDK-së pas luftës që nuk janë të zbardhura e që LDK-ë nuk e ka bërë as përpjekjen më të vogël t’i zbardhë anipse ka qenë pjesë e pushtetit dhe ka drejtuar ministritë që është dashur të bëjnë hetime.

LDK duhet të bëjë reforma brenda partisë duke krijuar një identitet tjetër që do të fitojë zgjedhjet vet e jo të shërbejë vetëm atëherë kur hamëshorët kanë nevojë për LDK-në.

LDK ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën dhe këtë mund dhe duhet ta bëjë edhe në të ardhmën. Realisht, LDK nuk ka kondicion ta përcjellë për një kohë të gjatë LVV dhe nuk do të kalojë shumë kohë kur do t’i ndajnë rrugët !

Partia Demokratike e Kosovës: Mund edhe të çuditeni me vlerësimin tim por është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve. Pse e them këtë ?!

Nuk ka aferë, sidomos gjatë këtyre katër viteve të fundit e të mos jetë përmendur PDK dhe politikanët më të lartë të kësaj partie. PDK përkrahu edhe proceset si Asociacioni i komunave të Serbisë në Kosovë dhe Demarkacioni e që lëshimin më të madh e ka bërë që e ka përkrahur formimin e Gjykatës Speciale, të cilën, për dallim nga LDK nuk e ka bërë me pasion por me presion !

PDK ka qenë biseksuale në deklarimin rreth propozimit të Hashim Thaçit për korigjim të kufijve dhe ndërrim të territoreve.

PDK vonë ka filluar reformat brenda partisë të cilat, më shumë janë kozmetike se përmbajtësore. PDK, deri sot ende nuk ka arritur, as të eliminojë por as të menxhojë  elementët destruktivë dhe keqbërës brenda partisë, madje ata vetëm sa kanë fituar pozita dhe forcë.

Kadri Veseli ka vullnet ta reformojë partinë duke sjellur të rinjë por nuk ka vendosmëri të lirohet nga ujqërit e vjetër që kanë hëngër dhe po hanë shumëfish më tepër se që kanë nevoja reale.

Nepotizmi nuk luftohet nëse detyroheni ta zëvendësoni Hasanin me Hysenin e që janë vëllezër. PDK duhet të përplaset fort për toke dhe që pastaj të bëjë përpjekje të ringritet.

PDK do të jetë opozitë konstruktive por se lista e disave që janë bërë deputetë, me njëqindmijë dallavere nuk më jep shpresë se kjo bëhet shpejt dhe drejt.

Asnjëherë nuk mund ta zëvendësoni injorantin analfabet politikisht dhe intelektualisht, me një njohës të mirë të politikës dhe intelektual të dëshmuar.

PDK, nëse mbledhë mend, mund të rikthehet fuqishëm në skenën politike vetëm pasi të lirohet nga disa banditë dhe keqbërës, injorantë dhe analfabetë, me tituj dhe diploma.

PDK, nëse është e vetëdijshme duhet ta kuptojë se ka kaluar në kohën më të mirë në opozitë kur përgjegjësitë e saj për vendime të mëdha dhe të dhimbshme kanë karakter fakultativ dhe opozitar. 

Kur të merren parasysh të gjitha këto, 26 vende në Kuvendin e Kosovës janë sikur dhuratë e Zotit. Para Kadri Veselit është një vendim i madh ; ose ta reformojë partinë, ose të largohet nga partia.

Duhet të jetë 100% vendim – marrës e jo të jetë vetëm aksionar në PDK –ë ku shumicën dërmuese të aksioneve i zotëron Hashimi kurse Kadria e bartë arkën fiskale për ta mbuluar Hashimin !

Kadri Veseli duhet ta forcojë anën intelektuale dhe ta minimizojë anën kriminale të partisë.  Për këtë arsye e them se PDK është martuar shumë më mirë se që e ka merituar !

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: kam pasur më shumë pritje dhe kam besuar se nuk do të bjerë nën 16% të votave. Mendoj se bashkëdyzimi politik me PSD e ka dëmtuar shumë AAK-në. Sikur që e ka dëmtuar edhe PSD.

Po të shkonte PDK në koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik, nuk do ta kalonte më shumë se 12-14 % të votave.

AAK, së bashku me PDK-në do të jenë opozitë e fortë, besoj shumë konstruktive por, në rast se ua kruajnë shumë bishtin PDK dhe AAK do të shndërrohet në opozitë rrënuese.

Edhe AAK-ë nuk ka asnjë pëprgjegjësi për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen eventuale për faktin se nuk është pjesë e pushtetit .

Lista Serbe: është parti tipike e Ravna Gorës, parti tipike çetnike që nuk e pranon Kosovën, i merr të mirat nga Kosova dhe 100% punon kundër Kosovës si dhe 100% punon për Serbinë.

Përveç përkrahjes që e ka pasur nga Serbia, është përkrahur edhe nga partitë kosovare, shqiptare dhe joshqiptare dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndryshe, nuk do të fitonte aq bindshëm duke terrorizuar serbët lokalë dhe duke mos u ndëshkuar nga askush.

LS nuk do t’i bindet as Albin Kurtit, nuk do ta pranojë si kryeminister prandaj, Albin Kurti duhet të gjejë mënyrë t’i zbusë pakëz ose t’i eliminojë duke mos e duruar çetnikizmin e tyre.

Richard Grenell dhe Metju Palmer:  Thuaja para një viti, presidenti Tramp i ka dërguar dy  Urdhëresa Ekzekutive, njërën në Beograd, tjetrën në Prishtinë.

Vuçiqi u pati treguar më i përmbajtur kurse Hashimi pati përjetuar orgazëm. Kjo letër apo Urdhëresë Ekzekutive nuk ishte e mirë për Kosovën, ishte shumë e keqe dhe shumë e dëmshme. Si çdo herë, një pjesë e spektrit politik kosovar, këtë letër e mbanin nën jastëk për të parë ëndrra të mira.

Pas kësaj, dy sharlatanët e Brukselit, Mogi dhe Joni si dhe pobratimat Hasha dhe Aca, me gërshërë në duar i hynë Kosovës (pjesës më vitale të saj) dhe Serbisë (pjesës së okupuar të Kosovës në Serbi e quajtur Luginë e Preshevës) për t’u penguar nga taksa 100% dhe kundërshtimi 99% brenda Kosovës.

Përkohësisht, ai plan u shndërrua në letër për bythët e dorëzuara të Hashimit dhe Edvinit si dhe bythët e forcuara të Aleksandar Fahrudinit.

Kohë më parë, presidenti Tramp i shndërruar në denoncues të Bajdenit në Ukrainë, Kinë e mbase edhe Rusi, caktoi Metju Palmerin emisar për Ballkan dhe te kosovarët ishin ndjenja të përziera, Hashimi me kotillën e vet politike gëzohej, kurse ata që e duan Kosovën ishin më të kujdesshëm.

Si në përrallën e elefantëve që i dërgoi sulltani në Kosovë, presidenti Tramp e emëroi një emisar shtesë, kësaj radhe vetëm për Serbinë dhe Kosovën duke e përmbyllur treshen Vuçiq – Thaçi dhe Grenell.

Për ta forcuar efektin e frikës, Grenellin e krahasuan me" buldozerin" Holbruk nga i cili, politikanët kosovarë mbushnin brekët, me ta dëgjuar emrin e tij.

Richard Grenell, në takimin me Hashim Thaçin – Shimën u kap ngrykë si plakat që janë përmalluar dhe nuk janë takuar një kohë të gjatë.

Tash nuk po flitet a duhet të bisedohet por se duket janë caktuar afatet e arritjes së marrëveshjes.

Mendoj se Richard Grenell nuk ka ardhur ta zgjidhë çështjen e Kosovës por se ka ardhur të bëjë fushatë elektorale për mandatin e dytë të presidentit Tramp.

Prandaj edhe është i rrezikshëm sepse Tramp do ta zgjedhë këtë çështje shpejt e shpejt dhe pa i interesuar se çfarë pasoja do të ketë Kosova.

Takimi midis Thaçit dhe Grenellit tregoi se Shima në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do t’i bartë çantat e Albinit por se miqësinë me Acën dhe Edin dëshiron ta kurorëzojë me një nënshkrim në Shtëpinë e Bardhë dhe se do të ndajnë, të tre bashkërisht Çmimin Nobel.

Realisht, nëse vlera materiale e Çmimit Nobel (1 milionë euro)  ndahet në tri pjesë ; Aca, Edi dhe Shima për këta do të jenë para xhepi, para të imëta.

Pozita e re nuk duhet ta pranojë asnjë propozim ku përmenden kufijtë, territoret apo kompetencat ekzekutive të Asociacionit.

Opozita duhet ta kundërshtojë edhe më fuqishëm.Politikanët kosovarë duhet t’iu ofrojnë serbëve të Kosovës aq sa iu ofrojnë politikanët amerikanë hispanikëve të integruar në SHBA.Asgjë më shumë.

Nëse imponohen hartat që e gjymtojnë territorialisht Kosovën atëherë duhet të rikthejmë hartat e Toplicës, Plavës dhe Gucisë si dhe Ulqinit, 60% të territorit shqiptar të Maqedonisë Veriore, disa pjesëve të Greqisë si dhe bregdetit të Dalmacisë.

Nëse përfillen kriteret faktike e që i kanë pranuar  më shumë se 100 shtete, Kosova i ka kufijtë e përcaktuar .Nëse ka vullnet të dhunohen kriteret faktike atëherë duhet të vendosen mbi tavolinë faktet dhe hartat historike.

Nuk duhet të negociohet as edhe një milimetër i tokës së Kosovës përkundër që autoritetet politike, morale, kombëtare dhe intelektuale si puna e Lutfi Hazirit, Valon Muratit, Hashim Thaçit e sidomos Rexhep Qosjes këmbëngulin për ndërrim territoresh apo tregëti me tokat tona !

Aspak nuk i besoj Richard Grenellit se ka qëllim të mirë dhe nuk dua të bëhem as në mënyrë indirekte përkrahës dhe votues i Trampit edhe për faktin se mund t’i mbetet hatri Kadrisë! 

Grenelli po e bënë faktike dhe të vërtetë thënien e popullit se :" kush ngutet, përmutet" dhe në rastin konkret të përmutur do të ndahen vetëm shqiptarët e Kosovës . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)