22 Dhjetor 2024

Lamtumirë atdhetar e Hero që nuk ta ditëm emrin!

Shkruar nga Arsim Rashiti

Ishte gushti i vitit 1998, kur për herë të parë në Llap, zbarkon Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK, pikërisht në shtëpinë e Rizah Mehmetit (Bacës Rizë), në fshatin Buricë.

Kur kishte dilema për prezencën e UÇK-së në atë kohë, Baca Rizë, me zemër të hapur, siç e ka zakon shqiptari, e hapi portën e shtëpisë së tij për vendosjen e djemve dhe bijave të guximshëm të UÇK-së.

Aty u ngrit flamuri kombëtar dhe u hapën istikamet e para të UÇK-së. Ajo pikë mori emrin Brigada 151 “Zahir Pajaziti” në Zonën Operative të Llapit.

Shtëpia e Bacës Rizë ishte foleja e UÇK-së në Llap. Te ky burrë ishte brumosur që herët vetëdija e mobiliizimit kombëtar për çlirim të vendit. Urtësia dhe guximi janë të pandashme.

E, këto virtyte i kishte Baca Rizë. Përtej kësaj, si një atdhetar i madh, i guximshëm dhe i urtë, Baca Rizë, sakrifikoi shumë për lirinë e vendit, të cilën e gëzoi, por zhvillimin e pritshëm ndoshta nuk e përjetoi.

Nuk u dorëzua në asnjë moment edhe gjatë torturave, rrahjeve, maltretimeve psiqike e fizike në burgun e Nishit për disa vite, i cili ishte burgosur gjatë luftës së fundit.

Me duar e këmbë të lidhura e mundën duke e maltretuar, por nuk ia mposhtën vendosmërinë e këtij burri të pathyer e me zemër të çelikt!

O atdhetar e Hero, përveç titullit veteran i UÇK-së, që të takonte, sepse ishe pjesëtar i UÇK-së, së bashku me dy djemt, Fadilin e Hilin, meritoje mirënjohje shtetërore për sakrificën në çlirim të vendit.

Meritoje, që sot në lamtumirën e fundit për në botën e përtejme, të nderoheshe me ceremoni shtetërore!

 Të paktën një kurorë në shenj falënderimi, që nuk kurseve asgjë për lirinë që ne sot e gëzojmë dhe brezat e ardhshëm!  

Por, jo. Nuk u kujtuam për këto, sepse nuk ta ditëm emrin!

Vehbi, Hysen, Fadil, Naim, Agim, Tahir, ju humbët babain, e ne humbëm mikun familjar!

Të jetoni me kujtimet më të mira të Bacës Rizë.

Ngushëllime të përzemërta!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)