Lajm për 1 Prill, Basha e lufton korrupsionin Thaçi e bashkon Luginën e Preshevës
Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora
Korrigjim, ndarje, shkëputje, aneksim apo orgji mashtruese: Ata që nuk kanë krahë ose përkrahje nuk shtrojnë kushte por pranojnë çdo kusht.
Të tillët, për shkak të impotencës politike dhe vendimmarrëse dhe injorancës intelektuale ndërtojnë partneritet të “përjetshëm“ me të fortit sikur që politikanët tanë, kryesisht për ta mbajtur pushtetin thirren në partneritet, besnikëri dhe dashuri të përjetshme më Amerikën, shtet që vranë e kthjell në tërë botën.
Realisht partneritet, besnikëri dhe dashuri nuk mund të garantoni se do ta keni përjetësisht as me gruan, fëmijët dhe më të dashurit tuaj e lëre më me dikend që përkrahjen e lidhë ekskluzivisht me interese politike, materiale, strategjike etj.
Përkrahja, thuaja në të gjitha rastet shkonë drejt të fortit dhe kjo përkrahje vërehet edhe te pleqnarët që ndajnë drejtësi sipas kanunit, e përmendin të dobëtin kurse e përkrahin të fortin.
Ne ia kemi krisur gjumit, hajnisë, falsifikimeve, luftës për pushtet që nuk e kemi, dallavereve të të gjitha llojeve me shpresë se Amerikën do ta përdorim si faturë për të gjitha këto. Jemi thirrur se kemi partneritet me NATO-n me të cilën e kemi fituar luftën e fundit kurse nuk kemi ushtri as me i tremë qentë e mëhallës.
Ne duam të integrohemi në BE kur ata më parë i kanë liberalizuar vizat për Kolumbinë se për Kosovën.
Ne duam të bëhemi anëtarë të Interpolit kur ata, me kërkesë të Serbisë i arrestojnë, që nga presidenti e deri edhe Jahushin e Kodralive, bari delesh.
Ne duam të bëhemi përfitues të granteve për zhvillim kurse këta që duhet të na ndihmojnë na i marrin paratë e trustit dhe privatizimit, i qesin në tregun financiar botërorë me kamatë 0.5% kurse neve na ndajnë kredi me 10 -25 % kamatë.
Në vendin e tyre arrestojnë presidentë dhe ministra për korrupsion dhe krim të organizuar kurse te ne vjedhin bashkë me pushtetarët tanë.
Për një cm. të rrezikuar të intereseve të tyre intervenojnë në skaje të botës kurse neve nuk na lejojnë ta mbrojmë integritetin territorial dhe ta shtrijmë sovranitetin në së paku 35% të territorit tonë të okupuar dhe kontrolluar nga Serbia. Për një qytetar të zhdukur apo arrestuar në ndonjë shtet tjetër, e dridhin shtetin me sanksione ekonomike dhe politike.
Për 12,000 të vrarë dhe 1600 të zhdukur në Kosovë kërkojnë të jemi tolerant, të falim dhe të pajtohemi, pa u përballur me ligjin ata që bënë krime. Se sa është e përjetshme përkrahja, dashuria dhe partneriteti me një shtet e kemi shembujt e fundit kur z. Bolton, këshilltar për siguri i presidentit Tramp, haptasi përkrahë ndryshimin e kufijve dhe territoreve dhe, në të njëjtën kohë i kërcënon vendet tjera se nuk duhet ta pengojnë këtë proces.
Kaq u desh që të hapet kutia e Pandorës (Mihrisë) dhe të dalin të gjitha gjërat e liga që, zoti i krejt zotave Zeusi i pati mbyllur në kutinë e Pandorës kurse Boltoni po e hapë sikur që edhe Hashim Thaçi po e hapë kutinë e Mihrisë (varianti kosovar i kutisë së Pandorës) nga po dalin të këqinjtë dhe të ligët si Pacolli, Çollaku, Batoni, si ekzemblarë të së keqes dhe disa buburreca të mjerë.
Pastaj, një dyfytyrësh dhe injorant sikur puna e Johanes Hann del dhe publikisht thotë se ; BE e përkrahë ndryshimin e kufijve dhe territorit me një kusht që kjo nuk vlenë për shtetet dhe vendet tjera por vetëm për Kosovën.
Me një fjalë, me gërshërë mund ta masakroni territorin e Kosovës duke e forcuar Serbinë por jo që shqiptarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë t’i bashkohen Shqipërisë.
Ai, Hani dhe Boltoni po mendojnë se të gjithë shqiptarët dukemi, mendojmë, sillemi, veprojmë sikur Hashim Thaçi dhe se të gjithë e kemi formatin e prapanicës sikur të Hashimit dhe kondomëve që shkojnë pas tij.
Nëse i merrni gërshërët atëherë po i hyjmë të gjitha vendeve në Ballkan dhe po e kthejmë Serbinë në pashallëkun e Beogradit, po e kthejmë Artën, Prevezën, Janinën dhe Çamërinë, po ia lëmë Maqedonisë manastirin Prohor Pçinjski sepse territoret tjera ishin shqiptare, po e marrim tokën që dhunshëm na e morën knjazët e Crna Gorës me esadistët e toptanëve etj.etj.
Po e shihni lexues të nderuar se në këtë kontekst Hashim Thaçi është shumë më modest se unë, edhe në mashtrim, ai po e premton vetëm Luginën e Preshevës kurse unë ua premtoj 80% të Ballkanit.
Pse ndodhi kjo: E kemi një situatë, sa interesante aq edhe të rrezikshme që ma kujton historinë e Spartës. Shkaku i dashurisë ndaj Helenës u bë një luftë e tmerrshme dhe u shkatërrua një civilizim.
Edhe këtu, në Kosovë shkaku i dashurisë ndaj përkthyeses së Daçiqit apo Vuçiqit, Thaçi po i krijon të gjitha kushtet të bëjmë një luftë tjetër.
Realisht, kurrë nuk ka qenë më lehtë që politikisht dhe në planin diplomatik të mbrohet vendi ynë. Thjesht, Kosova, si njësi konstituive e federatës së ish Jugosllavisë, i kishte kufijtë e përcaktuar dhe të pranuar.
Po me këta kufinjë e shpalli pavarësinë të cilën e pranuan më shumë se 100 shtete sikur që as Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk e kundërshtoi këtë. Këta kufinjë i legjitimoi edhe krimineli kushtetues dhe juridik, Mati Ahtisari kurse tash Hashimi i ka vënë në tender njëburimorë ku fiton vetëm njëra palë, ajo është Serbia kriminale dhe fashiste.
Për këtë ka siguruar përkrahjen e keqbërësve dhe atyre, që, nëse ia shihni trungun gjenealogjik, në 500 vitet e fundit, asgjë të hajrit nuk kanë bërë për popullin shqiptar dhe për këtë vend. Përkundrazi, kryesisht i kanë dëmtuar këto interese.
Nuk mund të mohohet e kaluara dhe kontributi kombëtar i Hashim Thaçit por çfarë të kaluare kanë këto patericat e Hashimit, të cilët as Azem Vllasi nuk do t’i merrte si shoqërues në mitingun e Gazimestanit kur Millosheviqi e nisi vallen e krimit dhe kur Azemi me të tjerët i lëshuan gaqet para Millosheviqit.
Thënë të drejtën, po më brengosë, në aspektin shëndetësorë këmbëngulja e Hashimit që të na bind se e ka vendosur t’ia bashkangjes Luginën e Preshevës Kosovës kurse Serbisë, si kompensim ia ofron leshin e Marisë.
Këta të Luginës, disa prej tyre, mashtrues si veteranët e rrejshëm, po e përkrahin “ idenë gjeniale “ të Hashimit dhe, çuditërisht kanë filluar të besojnë këtë ! Ata që nuk janë leshko politikë dhe mashtrues ordinerë, këtë “ luftë “ të Hashimit po e vlerësojnë sikur edhe që unë e them, është top lajm për Festën e 1 Prillit, Ditën Ndërkombëtare të atyre që e flasin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
E keni parë që edhe paterica permanente, Bekim Çollaku, po deklarohet edhe për medie ndërkombëtare për “ idenë gjeniale “ të Hashimit, për korrigjimin e kufijve.
Batoni, si patericë kujdestare e që i përshtatet të gjitha politikave, e lëshoi pordhën provuese në gazetën Mapo pasi i lagën brekët dhe e mbushën cullën në jahtën e kartagjenasit Behgjet Pacolli, së bashku me Hashimin.
Madje, edhe disa fundamentalistë të injorancës e që për fat të keq janë edhe këshilltarë të Kadri Veselit, disi, sikur Çollaku dhe Batoni po i lejojnë veti që, me “ kompetencë “ të flasin për korrigjimin e kufijve.
Të gjithë po e kundërshtojnë “ idenë gjeniale “ të Hashim Thaçit, sikur nga radhët e pozitës, ashtu edhe të opozitës. Në përkrahje të Hashimit ka mbetur qyqe vetëm, PDK, parti ku Hashimi është aksionari kryesorë kurse Kadrisë i shkojnë faturat e dështimit.
Mendoj që partia e parë që do të duhej ta kundërshtonte këtë ide do të duhej të ishte pikërisht PDK dhe, në veçanti kam pritur që Kadri Veseli do të reagonte i pari dhe nuk do të pranonte asnjë kompromis për kufij dhe territore.
Kadriu e ka të qartë se kurrë Serbia nuk do të heqë dorë nga Lugina e Preshevës, as me çmim të një lufte tjetër. Nëse Hashimi dhe PDK pajtohen që ta këmbejnë Tërrnovcin e Bujanovcit, me Ujmanin dhe Trepçën, le të urdhërojnë.
Por jam i sigurt se këtu nuk do të ndodhë, as lëvizja e kufinjve e as këmbimi i territoreve sepse Serbia e ka për synim autonominë politike, ekonomike dhe territoriale për serbët e Kosovës e që do të krijohej një mekanizëm i përhershëm destabilizues, Asociacioni i komunave serbe dhe i cili, për aktivitetet destabilizuese do të financohet nga Buxheti i Kosovës, sikur Lista serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.
Por, në variantin më të keq, nëse gjeodeti Thaçi ia jep fletën poseduese të një pjese të Kosovës Aleksandar Vuçiqit, atëherë, me një procedurë të përshpejtuar do ta kemi një bashkim me Shqipërinë, si mbetje mortore të një shteti që po e shkatërrojnë vet shqiptarët.
Në këto rrethana, qëndrimin më korrekt e ka kryeministri Ramush Haradinaj që po tregohet i palëkundur në kundërshtim të ideve jonormale të Hashimit, nëse del se këto ide janë të vërteta e jo retorikë politike.
Jam shumë i sigurt se ndryshimi i kufinjve të Kosovës do të shkaktojë luftë të menjëhershme sikur që jam i sigurt se edhe Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, me kompetencë ekzekutive sikur Republika Srpska, nëse jetësohet (ky është qëllimi i Vuçiqit dhe lëshimi eventual i Thaçit), gjithashtu do të sjellë luftë në Kosovë por në një fazë të mëvonshme.
Statusin special për serbët në Kosovë në asnjë mënyrë nuk është dashur ta bëjnë kategori kushtetuese por vetëm si diçka kalimtare, për një kohë të caktuar, deri sa të stabilizohet shteti i Kosovës që kurrë nuk do të stabilizohet me këtë konjukturë kushtetuese dhe me këta “ liderë politikë “ që i kemi.
Kosova nuk duhet të bisedoj për kufinj e as për territore sikur që duhet t’ua bëjë të qartë shqiptarëve që jetojnë në shtetet fqinje se ata janë qytetarë të atyre shteteve dhe se Kosova do t’iu dalë në ndihmë për aq sa i lejojnë marrëveshjet dhe dokumentet ndërkombëtare.
Po të njëjtin trajtim do të duhej ta kishin edhe serbët dhe pakicat tjera në Kosovë dhe këto të drejta, realizimi apo mosrealizimi i tyre do të monitoroheshin dhe nëse nuk janë në përputhje me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj Kosovës do të ndërmerreshin, me të drejtë, masa përkatëse.
Kështu, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë kurse të pretendohet se serbët në Kosovë do të duhej trajtuar si “ populli hyjnorë”, për çfarë të drejta dhe për çfarë morali po flisni !!?
Me Serbinë mund t’i normalizojmë marëdhëniet vetëm nëse ata nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të Kosovës, nëse e kalojnë procesin e ballafaqimit me të kaluarën e tyre kriminale, nëse kërkojnë falje qoftë edhe simbolike, nëse tregojnë për fatin e personave të pagjetur, nëse e kthejnë pasurinë e plaçkitur, nëse i kompensojnë dëmet që i kanë bërë në Kosovë dhe nëse i dorëzojnë të dyshuarit për krime lufte dhe të cilët, me të gjitha privilegjet dhe përkujdesje shtetërore janë strehuar në Serbi.
Në të kundërtën, duhet t’i fakiratim (shkërdhejmë) takimet e Thaçit me Vuçiqin dhe të bëhemi gati edhe për sakrificën e radhës.
Jam i sigurt se rinia nuk do të durojë në pakufi aventurat sentimentale të Thaçit, me Vuçiqin apo të tjerët siç nuk e kanë duruar as robërinë, si në kohën e mbretërisë jugosllave, në kohën e babait politikë të disa këshilltarëve të Thaçit dhe Veselit, kriminelit Tito e në veçanti të kohës së kriminelit Millosheviq, babait politik të Aleksandar Vuçiqit.
Mashtrime të paskrupullta janë se normalizimi i marëdhënieve me Serbinë sigurojnë njohje nga Serbia dhe përshpejtojnë integrimet në BE, NATO dhe në Shoqatën e kurvave politike dhe jopolitike (shoqëria civile) dhe sidomos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Unë e pranoj se nuk jam fort i mençur prandaj, për ta përmbushur kurreshtjen time, ju lutem më tregoni se a besoni ju se Rusia, Kina dhe shumë shtete tjera do të lejojnë që shqiptarët t’i kenë dy vota në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë ku merren vendime globale ?!
Kurrë dhe asnjëherë. Po të flente Kosova në 30.000 tona të uraniumit apo arit sa vlerësohet se janë veteranë mashtrues, bota do të sillej ndryshe ndaj nesh, ndoshta do të lejonin edhe dy shtete shqiptare !
Kështu, shtet me një buxhet social shtetërorë dhe i cili nuk ka rezerva as për një javë për raste emergjente, kush na përkrahë si të tillë ?!
Vetëm bëjeni një analizë se kush dhe me aq lehtësi bëhet ministër, ambasadorë, kryetar bordi i kompanive të mëdha të cilat i falimentojnë, kush krijon opinion, cila është shtëpia publike informative në Kosovë, kush e përfaqëson Kosovën në vendet tjera dhe do ta kuptoni se punët nuk i kemi edhe aq keq ! Shiheni listën e heronjve të Kosovës e që ishin në shërbim të Serbisë dhe do ta kuptoni me të drejtë degradimin moral që është shndërruar në ndryshk të shtresuar.
Shiheni anamnezën “ intelektuale “ të atyre që edukojnë gjenerata e gjenerata nxënës dhe studentë dhe do ta kuptoni përhapjen aq të madhe të analfabetizmit funksional në Kosovë.
Tash, merreni me mend, pas heshtjes të atyre që e kishin detyrim të reagonin menjëherë dhe, ta citojë Hydën, pa ekuivoke (nuk e kam të qartë kuptimin por po më duket vetja më intelektual kur e them, pa ekuivoke), si mbrojtës të integritetit territorial të Kosovës dhe sovranitetit po dalin pinjollët e Titos dhe të Millosheviqit që duan ta marrin flamurin e patriotizmit, qoftë duke kundërshtuar ashpër oral (isht), qoftë duke kërcënuar me demonstrata.
Pas këtyre prononcimeve ultra patriotike, besimin se e ka përnjëmend te unë e ka fituar vetëm vëllau i Boro Vukmiroviqit, Ramizi. Bravo Ramiz, patriot ke qenë dhe patriot do të mbetesh përjetësisht. Deri në Plazma keksin e fundit !
Diçka për titullin: Sali Berisha dhe Lulëzim Basha janë thuaja të vetmit në Shqipëri që tërë jetën ia kanë kushtuar luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sali Berisha, duke ditur se ka ende për të bërë në këtë fushë, edhe pas pensionimit po e vazhdon këtë aktivitet, së bashku me Lulin e Vocërr. Tash po premtojnë se shtatori do të jetë muaji kur do të fitojë demokracia dhe kur Edi Rama do të hudhet në plehra.
Disi po e paralajmërojnë Shatorin e Zi sikur në kampet Sabra dhe Shatila kur forcat jordaneze dhe milicitë falangiste ekzekutuan 7-8000 palestinezë. Nëse keni lindur në Kinë (rajone të izoluara, pa mundësi komunikimi) apo në Mongoli, atëherë edhe mund të besoni në fjalët e Lul Bashës dhe Sali Berishës.
Mirëpo, nëse i keni kaluar vetëm 30 sekonda në Shqipëri, e keni parë Shqipërinë qoftë edhe nga aeroplani e mos të flasë nëse keni kaluar nëpër Rrugën e Kombit, atëherë, pa asnjë hezitim do të bindeni se maja e korrupsionit në Shqipëri janë pikërisht Saliu dhe Luli apo Don Kishoti dhe Rosinanti.
Nëse besoni se Sali Berisha dhe Lulëzim Basha e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri pse të mos besoni se Hashim Thaçi do t’ia bashkangjesë Luginën e Preshevës Kosovës madje edhe një pjesë të Manxhurisë, në Kinën e largët !