Ky dreq Rendi i Ri
Shkruar nga Blerim Muriqi
Ronald Regan duhet të mos e ketë patur krejt të njohur tablonë e cila po lindte nga fitorja mbi praktikën socialiste të lindjes. Ai ishte një drejtues karizmatik, siç dinë të jenë drejtuesit Amerikanë me fanatizmin e tyre për parimet dhe detyrat.
Perandoria e kuqe ra. Ajo doli të kishte qenë tashmë një ngrehinë e lodhur, fragmentare në sektarizmin e saj ideologjik, despotike që në lindjen e saj pushtetore, e lodhur nga çoroditja ekonomike.
Asgjë nuk do të ishte më njësoj!
Një rend i ri botëror filloj të lind, dhe ja ku jemi, akoma në paradhomën e tij. Europa, si gjithmonë epiqendër e gatimeve, deshi të besoj në këto vite se ishte ngritur mbi historinë, se ishte pjekur për të lënë parimet e ekuilibrave të forcave barabartësisht të përafërta.
Ajo guxoi të provonte rrezatimin e stabilitetit si prodhim i parimeve morale. Por, ajo nuk ishte Amerika dhe për pasojë nuk ishte rritur mjaftueshëm që ta shpërthente këmishën meskine të njëmijë e një hileve.
Që në shpërbërje të lindjes e cila ishte ndërtuar keqas, Bashkimi Gjerman i dha botës dimenzion të ri, por edhe impulse të reja ëndrrave të cilat gjithmonë kishin patur njërin sy qelë në gjumin e dhunshëm dhe në padrejtësin e tyre.
Bashkimi Evropian si një han politik me joshje ekonomike padyshim se do shihej nga Rusia (kjo ngrehinë e ç`rregullt), në paragjykimet e trashigimisë Cariste si një hapsirë e mirë kotjeje ndërkombëtare për të rikuperuar shekullin e humbur.
Ajo, në pezmin për humbjen e lavdisë së kuqe ulur mbi peshen shkatërruese të armëve, ka humbur arsyen e bashkëveprimit dhe të mirave të mëdha që sjell bashkëveprimi.
Në bashkëveprim me tjerët ajo do rritej si mirëqenje dhe si vlerë po aq sa u rritën SHBA-të me shitjet që u bëri Napoleoni. Po ti pushtonte SHBA-ja ato territore nuk do ishte kjo që është sot. Ajo do bëhej e çoroditshme për botën dhe e rrezikshme për njerzimin. Ajo kishte kapur diimenzionin e vlerës në artin ushtarak të Napoleonit.
Ashtu sikur ai (Napoleoni), me shitjet i dha mposhtësin flotës Angleze Mbretit të ujërave edhe Rusia me bashkëveprimin ndërkombëtar do i jepte mposhtësin të keqes dhe rrugëtim e formë tjetër rendit të ri, i cili padrejtësisht ka sa kohë që pret të lindë.
Teoria e Konfucit gatuar nëpër telashest e ngjashme të Kinës së lashtë, edhe pse e vjetër 2500 vite, mund ti shërbente si një ugur i mirë jo vetëm pozicionit rus në zhvillimet e reja por edhe gjithë mardhënjeve ndërkombëtare meqë ndikohen nga çmenduria e myktësisë perandorake të saj.
Tashmë bota është më e vogël, aktorët janë më global dhe vendimtarët vetiu imponohen në marrëveshjen e re, pra rendin e ri.
BREXITI është njëri nga këta faktorë i cili përfundimisht po vulosë rikthimin e gjeopolitkës dhe mu për këtë duhet ta lexojmë me alfabetin e realpolitikës.
Ai është i rëndësishëm të menagjohet mirë nga raporte të ngrohta ndërkombëtare edhe pse nuk do krijoj luhatje të mëdha, veçse një thirrjje në rreshtim strukturor po aq sa dhe përmbajtësor. Nga ai kemi të gjithë çfarë të mësojmë.
Pragmatizmi me të cilin Mbretëria e Bashkuar mori rrugën vetanake na frikëson po aq sa na sqaron. Ata na thonë t`i bëjmë llogaritë më shpejt. Tashmë veçanarisht Evropa uroj të mos hezitoj, të mos pres!
Ne shqiptarëve si dhe popujve tjerë do na leverdiste që ajo të mos ketë rugë tjetër, të bëhej në tërësinë e saj gjeografike sepse vetëm atëherë ajo do mund të nisë bërjen e identitetit politik.
Nëqoftë se Risheleja qenka ulur këmbëkryq në rendin e ri, dhe qenka ulur me veçime globale të aktorëve në rregulla, atëherë mësimi nga pësimi xhonturk i popullit tonë do duhej të mjaftonte për busullë sjelljeje kësaj radhe.
Duke pritur Evropën në bashkimin e saj, ne si aktorë, domosdoshmërisht duhet të fillojmë e mbarojmë integrimet tona të brendhshme. Duke bashkuar hapsirën tonë kombëtare politike, ekonomike e kulturore.
Duke e futur atë në rregulla të përbashkëta ne rritemi. Veprimi ynë në dy rrafshe na bënë më bashkëpunues e më të kuptueshëm brenda komunitetit Evropian, aq më shumë kur ne kemi sot dhe një detyrë karshi Europës e civilizimit në përgjithësi, përballimin e të keqes, moslejimin e depertimit të ekstermizmit islam duke ia bërë të pamundur krijimin e oazave brenda nesh.
Mposhtja e kësaj të keqeje të njerzimit për ne fillon nga ruajtja e hapsirës sonë kombëtare dhe kjo kërkon integrime të brendshme.
Bota është bërë më e vogël ndaj aktorët e rendit të ri duhet të jenë më përfshirës, pra më të mëdhenjë. Evropa politike duhet ta kuptojë këtë dhe të rrisë dinamiken e zhvillimeve brenda saj.
Civilizimi Europian lakmohet nga tendenca cariste Ruse, perandorake Turke apo faktorë të ekstremit fetar, përmes të cilit ata do faktorizonin veten shumë më me peshë në përmasat globale. Kjo duhet të paraaqes një ngutje për Europën politike.
Ajo duhet të shërbehet krahas gjithë përparësive në vlerat që mëton të mpleks në ngrehinën përfundimtare politike dhe me specifikat që bëjnë dallimin.
Ngutja Ruse, Turke dhe e ekstremizmit islam për të kapur hapsira gjeografike Europiane siç është Ballkani në dëpërtimin e tyre, shtron nevojën për veprime pragmatike të përmasave Brexit.
Anëtarësimi i shpejt i Ballkanit në BE dhe një politikë pasurimi vlerash Europiane me identitete të qarta vlerash kombëtare do minimizonte pllakosjet ideologjike të depertimit të bardhë pansllavoortodoks apo ekstremistoislamik.
Shqiptarët sot po bëjnë një përpjekje Titanike dhe do ia dalin si në kohën e Skenderbeut të mbrojnë Europen nga kjo barbari në shtrirje siç është Ekstremi islam ashtu sikur fati i tyre bëri NATO-n të kapë lartësitë Humane dhe duke u bërë realitet në hapsirat shqiptare ajo rri përballë rrezikut pansllav Rus i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një etje e pashuar Cariste e cila do përfundoj në pellgun e mykut të saj.
Rendi i ri tashmë është këtu dhe i ravijëzuar, mjafton të themi : - Faleminderit Ronald Regan. Derisa për impaktin e këtyre dekadave të lodhshme në jetët e njerzëve të thjeshtë falemnderit Brrexit që mbylle hamendësimet ka po shkonte bota. Duket se na ka lodhur të gjithëve ky dreq Rend i Ri.