21 Prill 2025

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë i izoluar

Shkruar nga Jakup Krasniqi
 
Gjatë legjislaturave të pavarësisë, Kuvendi i Kosovë ka zhvilluar kontakte bilaterale me këto Parlamente dhe Dhoma përfaqësuese:

Me Kongresin e SHBA-së,
Me Parlamentin dhe Senatin e Kanadasë,
Më Dhomën Përfaqësuese të MB dhe Dhomën e Lordëve, Më Asamblenë e Skocisë dhe te Irlandës së Veriut,
Me Bundestagun E GjF,
Me Parlamentin Frëng,
Me Parlamentin e Italisë,
Me Parlamentin e Portugalisë,
Me Parlamentin e Senatin Belg,
Me Parlamentin e Senatin e Holandës,
Me Parlamentin e Austrisë,
Me Parlamentin r Zvicrës,
Me Parlamentin e Suedisë,
Me Parlamentin e Finlandës,
Me Parlamentin e Estonisë,
Me Parlamentin e Hungarisë,
Me Parlamentin e Sllovenisë,
Me Saborin e Kroacisë,
Me Parlamentin e Bullgarisë,
Me Kuvendin e Shqipërisë,
Me Kuvendin e Maqedonisë,
Me Kuvendin e Madh të Turqisë,
Me Parlamentin e Kuvajtit,
Me Parlamentin e Egjiptit,
Me Parlamentin e Libisë,
Me Parlamentin dhe Senatin e Jordanisë.

Në Rumani kemi qenë vëzhgues te punimeve te Parlamenteve të Evropës Juglindore.

Në Mbretërinë e Bashkuar kemi qene të ftuar ne Konferencë e vendeve te Komunvelltit, nga Shoqata Britaneze.

Gjithashtu kemi pritur në Kuvendin tonë edhe Parlamentar dhe grupe të ShC nga Sllovakia, Rumania, Spanja etj. Këto takime janë ndihmuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Me Parlamentin Evropian kemi pasur gjashtë takime të përbashkëta të përvitshme, por kemi pasur edhe takime të tjera të përbashkëta. Në të dy legjislaturat kemi pasur takime me dy kryetaret e PE-së.

Kuvendin e Kosovës e kanë vizituar shumë Kongresmen, Senatorë e zyrtar të lartë nga SHBA-të.

I përmenda vetëm takimet e delegacioneve që i kam udhëhequr unë, Kryetari i Kuvendit. Këtu nuk i përmenda takimet që i kanë zhvilluar Komisionet Parlamentare e të cilat janë të shumta.

Nuk i përmenda as vizitat e shumta që kanë ardhur nga PE dhe Parlamentet e Vendeve Evropiane, nga Amerika dhe Azia. Delegacionet që kanë ardhur nga Asambleja e NATO-s, e KE dhe e OSBE-së. Nuk përmenda as burrat shtetëror dhe Ministrat e PJ që iu drejtuan Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ne shumë nga këto vende, Kryetari i Kuvendit ka qenë zyrtari i parë i lartë, që i ka vizituar dhe ka hapur mundësit e bashkëpunimit bilateral.President të shteteve të ndryshme, Kryetarë të Parlamenteve e Kryeministra janë pritur në Kuvendin e Kosovës.

E them me përgjegjësi, në të gjitha takimet janë zhvilluar debate përmbajtjesore që kanë qenë me interes edhe për shtetin tonë të pavarur. Jam i bindur se ketë mund ta konfirmojnë edhe anëtarët tjerë të delegacionit që e kanë përfaqësuar Kuvendin e RK-së.

Ndoshta ketë e ka mundësua edhe fakti se Kryetari i Kuvendit nuk ka qenë i apostrofuar në asnjë Raport ndërkombëtar për ndonjë veprimtari të dënuar.
Për gjithë veprimtarinë e Kuvendit me kohë ka qenë i njoftuar opinioni publik në Kosovë.

Një veprimtari të madhe te delegacioneve të Kuvendit e kanë mundësuar edhe këto organizata ndërkombëtare. Në ketë rast po i veçoj: OSBE-në, USED-i, UENDPI-në, nga Qeveria e BM dhe Qeveria Gjermane etj.

Pa ndihmën e mbështetësve të Kuvendit, me buxhetin që kishim nuk do të mund t\'i përballonim shumë nga takimet, sidomos ato të Komisioneve Parlamentare.

Fola për kohën, sa unë isha Kryetar i Kuvendit te Republikës së Kosovës. Konsideroj që kjo mënyrë telegrafike e jep pasqyrën e mjaftueshme për të parë se Kuvendi ynë nuk ishte i izoluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)