22 Dhjetor 2024

Kuvend të tillë ka Kosova

Shkruar nga Roland Sylejmani

Nëse rikthehemi në kohë e kujtojmë të kaluarën tonë të pasur, traditen, kulturen, doket e zakonet, të gjitha keto ndërlidhen ngusht me Oden një objekt shumë modest, pa kolltuqe të mëdha lukuksoze e të rehatshmë ku burrat njohur të fshatit, provinces a krahines mblidheshin, jo thjesht për të diskutuar, por arrinin dhe të merrnin vendime të mëdha e të rëndësishme për banoret lokal, ku kushtetuta ishte fjala e urtë, ndërsa amandamentet zëvendesoheshin me rregullat e Lekë Dugagjinit. Aty ku fjala e pleqnarit i vinte pikat mbi I, ndërsa vendimi mbetej përgjithnjë i shejnt e i paprekshëm.

Kohrat tanimë kanë ndryshuar bashkë me të edhe njeriu, vetëdija njerëzore po njeh shkallë të madhe zhvillimi e emapncipimi dhe si rrjedhojë po zhduken dalngadal sistemet primitive që njeriun e njihnin vetëm si vegël pune, tani me ritme te shpejta po i perçafojmë sistemet më demokratike.

Në vend të plakut më të urtë të fshatit, në kuvend kemi kryetarin, i cili me votat e zgjedhësve merr mbi supe përgjegjsin për të drejtuar një seancë, që në bashkpunim me deputetet dhe komisionet parlamentare të cilët parreshtur hartojnë e punojnë ligje në të mirën e shoqëris.

Përkundër dhomave të errëta, me llambat vajguri, ku diskutohet për fatin e gruas së ve apo gjakmarrjës, në kuvend mbizotron një natyrë krejt tjetër, ajo e interpelancave, mbledhje dhe takime, ku nxirree përfundime rreth çështjëve me të rëndesishme për shtetin dhe qytetarët e saj.

Këtu mund të flasim për një demokraci të drejtë, të mirfilltë, ku zeri i shumicës triumfon, ku paragjykimet nuk merrën parasysh, fjala e të paditurit është pika e ujit në oqean, ndërsa fjala e të mençurit është gjyqi i çdo gjëje.

Në këtë odë moderrne ligji peshon çdo gjë, përfshin gjithçka , ketu fjala e lirë është prioritet i gjithçkaje. Në të caktohet e drejta, për të jetuar një jetë më të mirë edhe për atë që është demoralizuar nga jeta, dhe për atë tjetrin që familja e tijë mbeti pa kulm mbi kokë nga vershimet, dhe për fëmijën që e braktisën prinderit e jeton në jetimore.

Jo më kot kuvendi konsiderohet si aparati kryesor i një shteti, organi ku të gjithë njerezit hedhin syt e kërkojnë shpresën, aty ku fati i njerëzve qëndron si në pëllëmb të dorës, që nuk ndajnë njerezit në të bardhë apo të zinjë, myliman, krishter apo hindu, aty ku femra ka privilegjin e përparsin e plote. Prandaj kuvendi është me të drejtë simboli i demokracisë kurse demokracia simboli i jetës, mendimit te drejtë e fjalës së lirë .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)