22 Dhjetor 2024

Kushtrimi i LDK së për karrige e pushtet dhe lufta e popullit për jetë a vdekje!

Shkruar nga Luan-Asllan Dibrani

Qe ta shkruaj ketë artikull me nxiten dhe imituan  titujt  e gazetave dhe buletinit informativ te ditës së  sotme mbi Kosovë “LDK gati për Qeverinë e re, ja çfarë hapi ka marrë Isa Mustafa” dhe “Lajmi i fundit: Rëndohet situata në Kosovë, 79 raste me Covid-19, të prekurit janë nga këto komuna”.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme u ka dërguar nga një email secilit prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të partisë se tij edhe ne këtë situate ai shton me tutje (Në pamundësi që të takohemi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19, kërkoj që të deklaroheni përmes e-mailit me sa vijon:)
– A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate dhe komunitetet.

Ju lutem që të përgjigjeni përmes emailit në adresë të LDK-së (nga e cila adresë e keni marrë këtë email) deri më 14 prill 2020, në orën 16:00. Po ky titull dhe kjo parti nuk  e dijë nuk lene përshtypjen se  ka  ndokush prej tyre gjak dhe ndjenja  shqiptari !?.

A thua ka dikush nga ata  udhëheqës te kësaj partie  ndonjë fije morali,apo  vërtet dita ditës njeriu dyshon se për kenë është duke punuar LDK-ja?

Punon thjesht për karrige, apo për instruksione  dhe dirigjime te huaja te orkestruara, qe kurrë njëherë shqiptaret si lanë te krijojnë unitet!?.

A thua se këta jetojnë në një planet tjetër, apo k?, kur ne anën tjetër populli po përballet me  jete a vdekje vetëm ne ditën  diel te datës 12.04.2020, në  Kosovë autoritetet e Institutit Kombetar shëndetësor te Kosovës konfirmuan edhe 79 raste të reja te të prekurve me COVID-19, që është numri më i lartë i konfirmuar në një ditë që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars!.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 35 prej tyre janë nga komuna e Ferizajt, 16 nga komuna e Prizrenit, 6 raste në Han të Elezit, 6 raste nga komuna e Vitisë, 3 nga komuna e Gjilanit, 2 nga komuna e Malishevës, 2 nga komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast në Skënderaj, Klinë, Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Kamenic”.

Prandaj ne këto kohë te bësh  këso veprimesh është një akt  çmendurie.

Ta terrorizosh një popull të tërin  ne këto rrethana  aktuale është një turp dhe një gjë  e pa pare dhe e pa dëgjuar  ne planetin tonë, ku  njeriu ka etiken njeri  e jo kafshë.

Të besh garë dhe pretendim pushteti apo karrige ne këtë kohe  epidemie qe e kaploj tërë botën është një akt i barbarizmit , primitiv, injorues dhe i pa presidence!!!

Populli në Kosovë po bënë luftë për “Jete a Vdekje” po ashtu edhe bota. Në Kosovë pretendohet të bëhet politikë në te cilën  dita ditës po sinjalizon se kjo politikë aktuale qe po ndjek kjo parti  është ne programin e serbo-sllave dhe armiqve të shqiptareve!!!


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)