04 Maj 2025

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Shkruar nga Arian Ramadani

“Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit”


Janë këto fjalet hyres të Kushtetutës së Republikes së Kosovës, fjal të cilat vetem janë shkruar sa për të thënë se egzistojn sepse realiteti ndryshon nga këto fjalë, kur themi ndryshon bazohemi në faktin se deri me tani as edhe njëher nuk di për një rast që janë respektuar të drejtat dhe lirit e qytetarëve.   

 Të drejtat e njeriut janë të lidhura me ekzistencën e natyrës njerëzore. Ato nuk derivojnë nga shteti por nga vetë qënia njerëzore. Ato lindin bashkë me ne. Si të tilla ato nuk dhurohen apo jepen nga shteti, por shteti, është i detyruar t‟i garantojë ato. Të drejtat e njeriut janë parime në bazë të të cilave individët mund të veprojnë, të nxjerrin ligje dhe në të njejtën kohë të gjykojnë e të marrin vendime që mbështeten në to. Por të drejtat e njeriut janë në të njejtën kohë edhe vlera që shprehin dhe pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat njerëzore.  

Të drejtat dhe liritë janë kriter dhe masë themelore për pozitën dhe rolin e njeriut dhe qytetarit në shoqëri, nga njëra anë dhe demokratizimi i regjimit (sistemit), nga ana tjetër.

Një nga elementët kryesorë të një shteti ligjor janë : kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, barazia përpara ligjit për të gjithë qytetarët pa asnje dallim, liritë dhe të drejtat e njeriut etj.

Janë këto parimet bazë të një shteti demokratik ku funksion Ligji dhe ku respektohen te Drejtat dhe Lirit e secilit qytetar, mirpo këto parime në vendin tonë janë vetem të shkruar në leter dhe jo te zbatueshme në realitet.

 E them këtë duke u bazuar në fakti se në vendin tonë tash e sa vite pas miratimi të Kushtetutes kemi sa e sa raste te shkeljes së Kushtetutes  dhe te drejtave te qytetarëve.

Një rast specifik dhe eklatant i shkeljes së Kushtetutes dhe te Drejtave të Njeriut është edhe rasti “Kiqina” me qrast përsona të pafajshëm dënohen për vepren e pakryer,  pa asnjë fakt të vetëm ku do të bazohet një dënim i till dhe institucionet tona nuk janë në gjendje të dalin në mbrojt te të Drejtave dhe Lirive të qytetarëve të vetë, apo ndoshta nuk janë të interesuar që këto të drejta të zbatohen për përsona të caktuar.

Është vertet për të ardhur keq nga përsona të caktuar që dalin dhe proklamojn së vendi ynë është vend Demokratik ku gjenë zbatim Kushtetua dhe Ligji, mos vallë në po jetojm në një vend tjeter dhe nuk po i shohim si po rrjedhin gjërat në vendin tonë.

Mosni  ju lutem se duhet të ju vij turpi nga vetja ju shkatrroni jeten përsonav të pafajshëm duke i mbajtur prapa grilave ndersa kriminelet i lartësoni duke ju dhën funksion kyqe ne struktura shtetrore.

Drejtesi për vëllezeri Ramadani dhe Kiqina



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)