Kush po thotë se nuk ka përparuar Kosova
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Perandoria osmane, superfuqia e asaj kohe, per gati pese shekuj (rreth 500 vite) kishte mundur t'i ndertonte ne Kosoven shqiptare rreth 50 xhamia...
Qe i bie dhjete xhamia ne çdo njeqind vjet. Numri i xhamive u shtua ne kohen e sundimit te krajlit serb, i cili per xhamia ishte treguar me dorelire se sulltanet osmane!
Shqiptaret i donte "myslimane" edhe kralevina serbe, sepse keshtu i asimilonte dhe debonte per ne Turqi me lehte!
Asnje shkolle shqipe nuk ishte ne kohen e kesaj kralevine! Ndersa kushdo qe guxonte te angazhoheje per shqiptari e per gjuhe shqipe ndiqeje, burgoseje, deboheje e vritej! Imamet kishin rrogat e akademikeve te kohes!
Sigurisht, sepse benin pune dhe sherbim te jashtezakonshem per shpernguljen e shqiptareve dhe asimilimin e tyre ne "myslimane", "boshnajke" e "turq"! Ajo kohe nga populli njihet si koha e "dindinarit"!
Pas Luftes se Dyte Boterore numri i xhamive te ndertuara ishte i paperfillshem deri ne vitin 1981. Pas Pranveres Shqiptare te vitit 1981 Jugoserbia futi ne veprim projektin per ndertimin e xhamive ne Kosove permes bashkepunetoreve te saj shqiptare...
Ne shume fshatra shperthyen nisma e aksione per ndertimin e xhamive! Nismetare dhe ne balle te aksioneve per ndertimin e xhamive ishin agjentet dhe bashkepunetoret e rryer te Jugoserbise! Natyrisht qe asnjeri prej tyre nismat dhe aksionet nuk i merrnin ne emer te shtetit pushtues, por ne emer te zotit e te fese.
Por, secili i njihte pak a shume dhe i dinte per lidhjet e tyre me pushtetin keta nismetare xhamish... Keshtu, me fe e me pushtet, ia dilnin keta faqezinj te mblidhnin para dhe te fitonin mbeshtetje per ndertimin e xhamive...
Qellimi i Serbise (edhe i Maqedonise se sunduar nga sllavet...) ishte t'i paraqiste shqiptaret si "myslimane" ne syte e botes perendimore!
Prandaj, s'kishte pse te lodheje Evropa dhe as bota demokratike per te drejtate e ketij populli "mysliman", qe nuk meriton me shume se persekutimin, shtypjen, burgun dhe debimin qe i bente Jugoserbia!
Per fatin e madh te shqiptareve Levizja Kombetare, e sidomos Levizja Popullore e Kosoves dhe Ushtria Çlirimtare e themeluar prej saj, i prishi planet e Jugoserbise dhe te miqve te saj nderkombetare (sidomos Rusise...).
Lufta Çlirimtare e organizuar dhe e drejtuar nga Levizja Popullore e Kosoves nuk ra ne gracken e ideologjive fetare antishqiptare dhe antiperendimore, sepse rrenjet e popullit shqiptar dhe te qyteterimit te tij jane evropiane, jane perendimore...
Vendosja e UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-se dhe e shume organizatave te deklaruara joqeveritare, por qe benin pune qeverish e projektesh antishqiptare, krijuan terren te pershtatshem qe projekti i Jugoserbise te plotesohej nga Turqia obskurantiste e Erdoganit!
Turqia erdoganiste permes TIKA-se (agjenci shteterore!) dhe permes organizatave dhe agjencicve e sherbimeve tjera, e perkrahur edhe nga bashkepunetoret e Serbise, ndermori fushaten e eger dhe teper kercenuese per identitetin dhe qyteterimin e popullit shqiptar te ndertimit te xhamive!
Turqia erdoganiste operoi dhe po operon e papenguar ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine e kater vilajeteve duke ndertuar xhami turko-arabe, qe perhapin gjuhen, kulturen, doket, zakonet e ideologjite turko-arabe dhe duke rekrutuar klerin per qellimet e saj imperialiste ndaj gjuhes, kultures e qyteterimit shqiptar...
Po renovon teqe, tyrbe e po"krijon" varreza turke ne truallin shqiptar! Vetem ne Kosoven e kufijve te sotem Turqia erdoganiste ka ndertuar rreth 900 xhami!!!
Tash po nderton edhe "kryexhamine" ne Prishtine (rreth 40 milione euro!)! Ky projekt kaq antishqiptar u zhvillua krejt i papenguar, sepse ne Tirane nuk kishte nje qeveri kombetare, ndersa ne Prishtine e ne Shkup edhe me keq!...
Populli shqiptar, si çdo popull tjeter, ka nevoje per fe e per faltore (xhami e kisha) me fytyre shqiptare dhe qe u sherbejne shqiptareve dhe interesave te tyre...
Shqiptaret kane nevoje shpirterore per xhami e kisha (faltore) ku predikohet, ku thirret e ku behen lutjet ne gjuhen e Zotit, ne gjuhen shqipe. Jo ne gjuhe te huaj!
Turqia erdoganiste ka ndertuar edhe ndonje shkolle, por ne gjuhen turke, edhe pse ne Kosove nuk ka turq! Pastaj edhe dy-tri shkolla per femijet e qeveritareve dhe politikaneve e matrapazeve tane!
Ne Turqi jetojne miliona shqiptare edhe sot (kane jetuar ilire e arber edhe pa u vendosur turqit ne Turqi) pa asnje te drejte kombetare e politike! Jo vetem perkatesia kombetare, por atyre u mohohet dhe ndalohet edhe gjuha ametare, gjuha shqipe! Kam besim te kombi yne qe edhe kete situate te rende, ku e kane katandisur, do ta perballoje me energjite e tij te pashterrshme te shtresuara nder shekuj...
Qyteterimi i lashte shqiptar evropian do te triumfoj. Rinia shqiptare nuk do te mundet nga obskurantizmi dhe nga ideologjite fetare te mesjetes.
Dituria, shkenca, kultura, arti, zhvillimi, perparimi e drita do te ngadhnjejne mbi erresiren. Do te kete edhe imame e prifterinj patriote qe nuk do t'u sherbejne qellimeve e projekteve antishqiptare...