Kush po luan me ndjenjat kombëtare të shqiptarëve
Shkuara nga Ibush R. Hetemi
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar vitin 2011 e përmbyll me suksese të konsiderueshme dhe me të drejt mund të thuhet se ka qenë vit i suksesshëm, megjithatë gjithmonë ka vend për kritikë dhe vërejtje të natyrave të ndryshme, sepse angazhimet për bërjen e Shqipërisë Etnike donë shumë punë dhe sakrifica shumë të mëdha.
Në vazhdën e aktiviteteve atdhetare dhe Kombëtare FBKSH ka arritur që të përcjellë vlera të larta kombëtare, tek bashkëkombësit tanë përkundër sfidave të përditshme dhe ngjarjeve herë-herë të pa këndshme që zhvilloheshin dhe vazhdojnë të zhvillohen edhe
sot e gjithë ditën në shumë fusha, veçanërisht kur është fjala te avancimi dhe ngritja e vetëdijes kombëtare për të drejtën tonë të pa kontestueshme, Ribashkimin e të gjitha trojeve Shqiptare në një Shtet. Fronti Bashkimit Kombëtar ka qenë i kujdesshëm edhe me rastin e organizmit të protestave,organizimin dhe mbajtjen e tribunave me tema të zgjedhura që të kenë karakter ekskluzivisht kombëtar, respektivisht të gjitha ato aktivitete kanë qenë në drejtim të sensibilizimit të bërjes së Shqipërisë Etnike, këtë e kemi bërë sepse jemi shumë të bindur se vetëm Ribashkimi Kombëtar është zgjidhje afatgjatë për shqiptarët madje për gjithë rajonin e më gjerë. Aktivitetet e sipërpërmendura jemi munduar që ti pasqyrojmë edhe me shkrime dhe kumtesa të botuara në mediet tona.
Pra edhe nëpërmjet të shkrimeve jemi munduar që Ribashkimin kombëtar ta nxjerrim në pah sa më shumë që është e mundur. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar ka organizuar takime të ndryshme në favor të çështjes kombëtare, ajo ka përkujtuar të rënit - dëshmorët dhe martirët në altarin e lirisë si edhe figurave tjera Kombëtare Shqiptare. Të gjitha këto aktivitete edhe në të ardhmen do të organizohen me përkushtim, sepse e kemi amanet nga bashkëluftëtarët, heronj e martir tanë.
Aty ku flitej shqip,aty ku merreshin iniciativa dhe aksione shqip, aty ishin edhe aktivistët tanë sepse shqip po flasim dhe shqip do ti kërkojmë të drejtat tona që tash sa vite shkelen dhe nëpërkëmbën, mjerisht të vendosura nga qarqe të ndryshme në dëm dhe në kurriz të popullit dhe trojeve shqiptare.
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar angazhohet me tërë potencialin e vetë që të gjitha dilemat rreth bërjes së Shqipërisë Etnike me mjete paqësore ti luftojë, nuk do të kursejmë asgjë që me forcën e argumentit historik, juridik, politiko-diplomatik, gjeostrategjik ti fuqizojmë në mënyrë që kërkesën dhe të drejtën tonë kombëtare ta realizojmë.
Kjo ka qenë dhe do të jetë motoja dhe strumbullari i të gjitha aktiviteteve të FBKSH-së dhe strukturave të sajë, e që do të jetë edhe në vitet në vijim. Askush nuk ka të drejt të luaj me ndjenjat kombëtare!
Me çfarë të drejte njerëzit nivelesh të ndryshme hedhin mendime dhe ide sa për \" kombin\" kosovar aq edhe për vetë gjuhën shqipe standarde. Bile bile sipas po atyre ne si popull i ri dallojmë nga ai shqiptar!!!, dmth del se tashmë ne jemi \" Dy popuj\" dhe si të tillë i
kemi edhe festat kombëtare dhe të flamurit të ndara.
Tentimi për të shtrembëruar faktet historike-historinë tonë kombëtare, duke dashur që të mohojnë përpjekjet, sakrificat dhe luftërat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar, është më tepër se tradhti. FBKSH seriozisht u bënë thirrje publike atyre personave publik që flasin e shkruajnë publikisht të mos i bëjnë argat armikut të kombit shqiptar.
Ata duhet ta din se përgjegjësia e tyre për at çka thonë dhe çka deklarojnë ka përgjegjësi të dyfishtë. Njerëzit e sojit të Nexhmedin Spahiut, Halil Matoshit, të Migjen Kelmendit, të Enver Rebelit dhe të tjerët me mendime të ngjashme duhet të shpenzojnë energji intelektuale në drejtim të bërjes së Shqipërisë etnike e jo të dalin me shkrime e me çka jo tjetër kundër ribashkimit kombëtar, ne atyre u themi se ribashkimi kombëtar nuk është \" utopi e as përrallë\" Deklarimi se ne \" Kosovarët\" kemi festat e ndara, më shqiptaret e Shqipërisë, është gabim i pafalshëm.
Ndërkaq deklarata e z. Ramës liderit të PS-së së Shqipërisë: se në shqiptarët nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë të fqinjëve brenda kufijve tanë, sikurse nuk kanë as fqinjit tanë asnjë pëllëmbë tok shqiptare brenda kufijve të tyre është deklaratë e pa falshme, sikur të ekzistonte një frym përgjegjësie në nivel të PS në Shqipëri, atëherë z. Ramës do ti duhej të ofronte dorëheqjen menjëherë. Kjo dhe deklarimet tjera publike që janë në dëm të kombit shqiptar na bëjnë shumë të mendojmë dhe të nxjerrim një konkluzion shumë të rëndësishëm për të gjithë ne shqiptarët.
- Vërtetë çfarë duam ne Shqiptarët, a kemi pjekuri të mjaftueshme politike dhe elektorale, që ti zgjedhim prijësit e duhur që ti prijnë dhe të flasin në emër të këtij populli?
- kjo mbetët të shihet!
FBKSH, më ketë shkrim shfrytëzon rastin që të gjithë shqiptarëve kudo që janë tju uroj festat e fund vitit, me urimin:
Të ndjejmë përgjegjësi morale kombëtare dhe historike çdo here kur flasim dhe na jepet e drejta të flasim në emër të popullit dhe për popullin, ta duam dhe punojmë për interesin kombëtar, dhe atdheun tonë Shqipërinë.
- Rroftë Shqipëria Etnike.