Kush janë përfituesit prej ngërçit politik
Shkruar nga Blerim Burjani
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Parita Demokratike e Kosovës (PDK) përfituesit më të madh nga ngërçi politik, humbësi më i madh Vetëvendosje (VV) dhe pjesa tjetër e bllokut
Mbi katër muaj shohim skena te cilët herë duken qesharake e herë dramatike, të pakënaqurit me rezultat zgjedhor u bërën bashkë për të rezistuar fituesit. Fillimisht dukej se kishin fituar.
Tupani e surlet ne Prishtinë u dëgjuan pasi qe u arrit marrëveshja politike në mes subjekteve opozitare, kjo marrëveshje u cilësua si pozitive prej këtij blloku, e më së shumti u gëzua elektorati I LDK në Prishtinë prej humbësit u shndërruan në fitues dhe në retorik me fjalë se ata kanë numra.
Fillojë beteja e numrave dhe beteja kundër PDK, duke mos pranuar fitoren blloku u bërë bashkë për të i thanë jo PDK për mandatin e tretë të saj, ata deshën thonë se u bë bollë 2007-2014 me një qeverisje të saj,.
Një numër njerëzve që dilnin në Tv përkrahnin bllokun edhe realisht nuk ishte vullneti i qytetarëve ata kishin refuzuar paraprakisht të bëhen bashkë me një marrëveshje politike për tu certifikuar nga KQZ.
Ambiciet e secilit prej tyre ishin të veçanta të gjithë e dëshironin pushtetin, por jo bashkë më të tjerët,por pas certifikimit te rezultatit fillojë loja për të mundur fituesin PDK, dhe nuk kursyen aspak në fjalorin e tyre për të thënë gjithçka për PDK, por edhe ata asgjë as veç e veç, e as bashkë nuk janë më të ndershëm ligjërisht se PDK.
Edhe në ato subjekte politike të këtij blloku ka plotë të dyshuar për korrupsion e gjera të paligjshme po sikurse edhe ne PDK edhe në pjesë një pjesë e madhe e bllokut janë në procese hetuese që thuhet se shpejti do të bëhen publike nga EULEX, realisht beteja kush është fitues u bë edhe në Gjykatë Kushtetuese.
Gjykata nxjerri dy vendime që legjitimuan fitoren e PDK dhe të drejtën për të zgjedhë krye parlamentarin, e drejta ishte ne anën e PDK, blloku kishte kritikuar ashpër vendimin e kësaj gjykate duke e quajtur gjykatë të Hashimit edhe pse ne panel kishte gjyqtar ndërkombëtar në këtë rast, loja vazhdojë e fuqishme politike duke u takuar nga tre herë në javë blloku VLAN .
Nuk kishte strategji por kishte ide zhvlerësim të rezultatit zgjedhor, ideja e këtij blloku ishte të zhvlerësohet rezultati, kjo edhe u arrit ne saj te një rezistence të këtij blloku politik, kërkesa për të heqë dorë nga qeverisja PDK-në nuk e bindën, sepse ajo konsideron se këtë mandat fitues vetëm qytetari mund te ia merr, por asnjë marrëveshje tjetër e lidhur nga blloku, edhe pas shumë seancave të dështuar loja vazhdojë pa kuptim për të bërë edhe më lloçë .
Por faktikisht më ska lajme, dhe as që mund të prodhohen lajme, këtë kaos të madh dhe anarki dhe dilema që skishte fare kushtetuta I bënin edhe disa njerëz, që merren me analiza por se profesionalisht nuk dihet çka janë fare sepse të gjithë ata të quajtur analist që nuk dihet as çfarë profesioni kanë apo disa janë njerëz që kanë dëshirë më u marr me politik por spo iu ipet rasti, filluan të anojnë pa marr parasysh kushtetutën e vendit çfarë thotë ,dhe rregullativa dhe procedurat, por e pan si rast të mirë për të dal në TV, dhe për të shprehë diçka që ata po kuptojnë nga aktet dhe interpretimet, madje një politikan i bllokut I kishte përmendur ata se në këtë ngërç u rrit edhe numri I njerëzve që e kanë lexuar për herë t ë parë kushtetutën deri ne fund por kishte harruar se kushtetuta nuk kuptohet veç me lexim se për ashtu edhe fëmijët e kishin lexuar, problemi është me i thellë pra ai interpretues, kështu u arrit që një numër i madh i njerëzve të merren me interpretimin madje edhe gazetar ,edhe pse asnjëri prej tyre dy shkronja nuk i kanë bërë për interpretim, skanë asnjë punim e as libër, disa të tillë të ashtuquajtur ekspert ligjor kanë dhënë mësim në lendet e drejta bisnesore madje asnjëherë nuk kishte qenë profesor I lëndëve të pastra juridike por më rëndësi ishte termi po i hanë tregu politik, në këtë kaos demokratik megjithatë arritën të fitojnë dy subjektet e mëdha politike PDK dhe LDK, përderisa PDK ishte pozicionuar e heshtur në këtë ngërç dhe kishte përmendur tërë kohën të drejtën kushtetuese juridike në anën e tyre.
Ideja e PDK ishte të lënë VLAN të thotë çfarë të do, dhe sa më shumë që VLAN dilte nëpër media ishte humbje ne prestigj te qytetarët, ideja e PDK ishte që ky bllok të kuptohej në opinion dhe dëshira e tyre për pushtet, gjë që të gjithë qytetarët e kuptuan se kjo lojë dhe luftë politike e këtij blloku po bëhet për pushtet e më së paku për qytetarët, PDK e din mirë se sa më gjatë që vazhdon ngërçi tash diskreditimi mund të bëhet më i madh i bllokut para qytetarëve, që tregonte lojën e PDK në këtë situate.
E në anën tjetër PDK kishte filluar të përmend pasojat që mund t ë vijnë në mungesë të mos konstituimit të institucioneve për buxhetin etj.
LDK kishte një strategji të mirë në këtë lojë për të shpëtuar politikisht liderin e saj Isa Mustafën si dhe për të treguar elektoratit të gjerë se ata janë shumë të fuqishëm edhe më tutje, futja nën ombrellë të një blloku më së shumti I konvenojë LDK, e cila diti të sillej mjaftë mençur, i bëri bashkë kundër Hashimit I kënaqi me poste të pa ekzistushme disa subjekte politike të vogla, dhe natyrisht e ka ditur se asnjëherë ky bllok nuk prodhon qeverisje por prodhon zhvlerësim të rezultatit zgjedhor, se bllokun e mban bashkë vetëm marrëveshja kundër PDK dihet, por nëse shkohet në zgjedhje të gjitha do të konkurojn në mënyrë të pavarur në zgjedhje eventuale të jashtëzakonshme , por nëse ata si bllok hyjnë në zgjedhje si koalicion atëherë do te argumentohej sinqeriteti I këtij blloku, gjasat për këtë koalicion ne zgjedhjet eventuale janë jo ekzistuese, pra ska gjasa të hyjnë bashkë nën një ombrellë.
Humbësit më të mëdhenj janë VV në këtë bllok po që se shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe NISMA, tjerët skanë çka humbin në të .Pra është krijuar teren I mirë për PDK dhe LDK nëse veç kemi zgjedhje të jashtëzakonshme.