Kush ishte sot jo përendimore në Kuvendin e Kosovës
Shkruar nga Jakup Krasniqi
1. Sot pozita ishte pa opozitë. Kush sot në Kuvend ishte kundër liberalizimit të vizave, një kusht i vërë kahmoti nga BE-ja? E pra pozita i kishte numrat! Pse nuk i harmonizuan interesin e shtetit e të qytetarëve për liberalizimin e vizave, me interesat e tyre grupore?
Kjo fletë qartë se koalicioni qeverisës nuk është i interesuar të merr vendime në interes të shtetit. Kjo është vërtetuar e konfirmuar në marrëveshjet e Brukselit dhe Demarkacioni më Malin e Zi, kur kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme. Mos votimi i anëtarëve të OSHP-së konfirmon se ky koalicion nuk është i interesuar për ti mbrojtur interesat e qytetarëve, por interesat e grupeve formale e informate.
Një Komision i dyshimtë?!
2. Gjithashtu sot Presidentja shpalli Komisionin për verifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi! Kjo në rend të parë nuk është kompetencë e Presidentes. Ajo e ka të drejtën ta nënshkruar ratifikimin e Demarkacionit pasi ai të votohej në Kuvend. Madje një Komision ka pasur mundësi të formohej pasi ai paraprak të dorëhiqej, se populli ynë thotë: Plak mbi plak nuk ka.
Nuk është lehtë për të kuptuar Presidenten në ikje, pse e bëri ketë hap, për të legjitimuar nënshkrimin e Presidentit në ardhje, në marrëveshjen e Demarkacionit apo për të konfirmuar shkeljen? Legjitimimi i nënshkrimit mund të jetë më afër mendsh!