23 Dhjetor 2024

Kush ia nisi i pari

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Sharjet më së shpeshti janë argumente të atyre që nuk kanë të drejtë. (proverb latin)

Fillet e përplasjeve, përkatësisht, mospajtimeve mes “Vetëvevendosjes”, dhe PDK-së, janë vërejtur edhe më herët, pra, edhe atëherë, kur Vetëvendoja, vepronte jashtë dhe largë institucineve, e herë-herë edhe si “guerile”.

Por në veqanti, menjiherë pas zgjedhjeve te fundit parlamentare, të shkurtit 2011, kur edhe ky subjekt politik, apo Lëvizje sic po e quan edhe tani vehten, u bë subjekti më i ri politik Parlamentar, dhe siq dihet, arriti të fitoj një numër jo të vogël ulësesh, (14 sish) ,dhe nëse bazehemi në kronologjoinë e ngjarjeve, që përcollën punën dhe jetën parlamentare, gjatë gjithë Seancave Kuvendore, të kësaj periudhe kohore,ato karakterizohen, edhe me ngjarje, që shumë herë, ngritën tensione dhe skena edhe irituese, edhe ofenduese, edhe komike,por fatëlumësisht, deri më tash jo tragjike.

PDK-ja, përkatësisht, lideri i saj Hashim Thaçi, njëherit edhe Kryemisnistër i Kosovës, dhe njeriu që na kujtohet, jo vetëm një herë, por sa herë që i është dashur dhe ka dashur ka “udhëheqë” edhe me Kuvendin, me strukturën e deputetëve që e kreiroi dhe dizajnoi në zgjedhjet e fundit, siç deshi vet, nuk përtoi, por që në start të punës së përbërjes së re kuvendore, përgatiti  edhe skenarin më perfekt, për të formuar dhe krijuar edhe tandemet më funksionale për ballafaqim, mes deputetëve të PDK-se dhe Vetëvendosjes gjatë punës parlamentare.

Kështu, vizavi liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, nuk u spostua dikush tjetër, pos deputetit më të besueshëm të Kryeministrit, njeriu që në debate, “plas edhe buallin”, në shtëpinë e të cilit banon Kryeministri, gjithashtu, mjeku dhe ish këshilltari i tij, që afër 1o vite, e “avansoi” ”shumë lartë”, shëndetsinë në Kosovë, dr.Shaip Muja,i cili, sic dihet e shihet, deri më tash, Albinit, herë-herë, ia ka “nxi  jetën”, pos në sallën e Seancave Kuvendore, edhe në komisionin për Politikë të Jashtme, por edhe në disa udhëtime jashtë shtetit.

Për beznismenin dhe “belaxhinë”, por edhe “dhëmbëthyesin” e Vetëvendosjes, ”pullazgjiun” Afrim Krasniqi, PDK-ja zgjodhi si “kujdestarë” të tij, që në Seancat Parlamentare, por edhe para mediave dhe në debate televizive, gjithnjë të paraqiten: komandant, “Kamishi”, e herë- herë edhe “kalemxhia”, Berat Buzhala, të cilët, dallohen, që me kunderargumentet e tyre, shumë herë, kanë arritur, që “pullazgjiun” ta qesin nga “binarët”, për çka, nuk mungonin edhe lëvdatat për punën e kryer, kur ata dilnin poshtë në holl të Kuvendit, nga deputet tjerë të PDK-së.

Edhe për Visar Ymerin, Glauk Konjufcën… gjithashtu, PDK-ja, me deputet të caktuar enkas, që nganjëherë janë mbështetur edhe nga vetë Kryeministri, si subjekti mazhurancë, dhe më i organizuar në Kosovë, për gjithëcka, gjithnjë gjatë këtyre 11 muajve të aktiviteteve Kuvendore Parlamentare, ka arritur që të sfidoj dhe neutralizoj cdo përpjekje të Vetëvendosjes, për të realizuar ndonjë iniciativë apo nismë të tyre, e që nuk ka qenë në interes të këtij subjekti politik.

“Dështimi”, i vetëm, gjatë gjithë Seancave Parlamentare, në Parlamentin e Kosovës, dhe me pasoja, që po ndihen edhe gjatë këtyre ditëve të protestës, për PDK-në, është mocioni për reciprocitet që kaloi në Senacen e 16 dhjetorit, kur (fatkeqësisht për PDK-në), mungoi Kryeministri Thaci, (ishte në Bruksel) dhe deputetët e saj, “u lazdruan” paksa, dhe Vetëvendosja me deputetë të subjekteve tjera të opozitës, por edhe me disa të koalicionit qeveritar, arritën që me shumicë votash ta kalojnë rezolutën për reciprocitet me Sërbinë, dokument dhe vendim i cili po atë ditë, por edhe gjatë natës, por edhe ditën e nesërme, u tentua të ndryshohet e të shfuqizohet edhe me insistimin të faktorit ndërkombëtarë,por megjithate si duket më mirë, u la, për tu mos zbatuar,asnjëherë në praktikë!

Pra, “lufta” dhe mospajtimet, mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, nga tereni jashtëinstitucionl që ishte, para 11 muajsh, u fut në Parlament, dhe audienca e gjërë, ka pasur rastin, shumë herë, të shohë skena, jo edhe të këndshme, gjatë kësaj kohe, por mosëzbatimi i mocionit për reciprocitet me Sërbinë, nga ana e Qeverisë, ishte vetëm një preteks dhe arsye shtesë, e cila rezultoi edhe me energjinë negative të akumular, mes këtyre dy subjekteve politike, me vite, e që kulmoi, edhe me ngjarjet e fundit më 14 janar.

Fillimisht,ultimatumi i Vetëvendosjes, e cila, caktoi data dhe afate, për zbatim të këtij vendimi,në të kundërtën “yrysh”, në Merdare dhe Dheu i Bardhë,për shumëkend u cilsua si kërkesë maksimale dhe e ngutshme,duke shtuar se nuk u shterrën gjithë mundësitë që të bëhët presion brenda institucioneve ,por deklarata dhe pergjegjia e Kryeministrit Thaçi, se Vetëvendosja është vetëfundosje, e shumë selame ofenduese tjera për këtë subjekt, pastaj se Kuqezinjët janë faqezinjë…, duke paragjykuar gjakë e dhunë,gjithnjë në kurriz të Vetëvendosjes, është një deklaratë e pamatur mirë politikisht, gjithashtu e ngutshme, dhe që nuk është mirë të thuhet nga një liderë i një shteti që pikësynim, ka vlerat demokratike dhe tolerancën, e në veqanti nga Kosova, e cila po ballafaqohet, me shumë deformime e devijime, e që nuk duhet shumë mund të madhë që të shëndrrohet në arenë të konfrontimeve, me pasoja, që duhet vite e vite, për ti përmirësuar e tejkaluar.

Nëse kjo deklaratë e Thaçit, është bërë, për t'i hyrë në hatër ndërkombëtarëve, pësëri është një gabim, sepse tash, pas interevnimit të pamatuar edhe të Policisë së Kosovës ndaj demostruesve, kur në opinion është rritur një iritim dhe një disponim antiqeveri, kur shumica e medieve dështuan, ndërkombëtarët shumë lehtë (nuk është vetëm rasti te ne) ndërrojnë deklartat, dhe thonë se Policia ka tejkaluar kompetencat,dhe atëherë, vetëvetiu, dihen se cilat do të jenë pasojat.

Kryeministër i yni dhe i gjithë Kosovës,është mirë që të mos vazhdoni me cinizëm dhe kokëfortësi të shiqoni nga lartë, ku jeni pozicionuar, por të mendoni mirë, të konsultoni, edhe ata që si keni miqë e shokë, të ulni gjakrat, të mos dëgjoni këshillat e atyre që ju duan pse i keni avansuar në pozita e poste, por nëse duhet bisedoni edhe me ata që ju kanë sharë e kërcënuar, me të vetmin qëllim, e që e keni edhe obligim:

Të ndaloni protestën e 22 janarit,me cka do të ndalonit dhunën dhe eskalimin e situatës, e cila mund të jetë me pasoja për gjithë neve.

Nuk është mirë të dëgjohen zëra, se 14 janari ,ishte një ushtrim i vogël, në krahasim cka do të ndodh me 22 janar (kështu po flet qarshia).

Këto janë, deklarata ndjellakeqe, që u gëzohen, vetëm ata, që se duan këtë vend dhe këtë popullë.

Kujdesë, Kryeministër se populli nuk fal kur gabon me qëllim. Sille ka ta sillësh, përsëri je më forti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)