Kush është kurban i riformatizimit
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Po e pate mirë me mbretin mos pyet për miletin (proverp shqiptar)
Kryeministri Hashim Thaci, para pushimeve verore, patë premtuar, se shtatori, do te jete, muaji, kur, do te ketë riformatizim të Qeverisë, që ai drejton.
Si edhe shumë herë më parë, kuptohet, me këso premtime dhe kalkulime (por edhe veprime), disa herë opinionit kosovarë, Kryeministri, ka arritur që ti tregoj, për fuqinë e tij politike, se ai vërtetë është më i forti në këtë vend, dhe se gjithnjë, e ka nën kontrollë cdo gjë, e njëherit, tek gjithë lideret politik ka treguar dhe po tregon e dërgon sinjale, se me te, nuk ka hajgare, por patjetër të gjithë, duhet ti përkulen, dhe të zbatojnë urdhërat dhe direktivat që ai i adreson, në të kundërtënfluturojnë.
A do te shkurorëzohen Thaci-Pacolli
?
Gjatë këtyre ditëve, me të madhe, në qarqe të caktuara, po përfolet, se kualicioni aktual: Thaci-Pacolli, së shpejti do të përfundojë, dhe se kjo bashkëjetesë artificiale i ka ditët e numëruara.
Cila është e vërteta, dhe kush qëndron mbrapa këtyre opinioneve, të cilat herë- herë, vijnë edhe nga zyrtarë të lartë të PDK-së, por që flasin në kushte anonimiteti, është vështirë të dihet, pasi që Kryeministri Thaci, jo vetëm një herë, por shumë herë, ka dhe po e përdorë një taktikë dhe strategji, shumë perfide- ballkanase, e cila, deri në momentin e fundit, nuk dihet saktësishtë se si do të rezultojë, andaj nuk është për tu habitur, që e gjithë kjo, mundet me qenë një luftë speciale mediatike, e që rekapitulimin, por edhe qëllimin, arsyen e shkakun, e din vetëm Kryeministri dhe ndonjë scenarist që rrinë afër tij!
Përsoni më i afërt I Kryeministrit, kur janë në pytje kësolojëra politikeapo, ndryshime në kabinetin qeveritar, që njihet edhe nga rasti Zanzi bari, Zëvëndëskryeminstri Hajredin Kuci, edhe pse jo shumë bindës kur deklaron rreth vazhdimit të këtij koalicioni,nuk pranon se do te ketë ndryshime, sa i përket partnerit aktual, por thekson se do te ketë vlerësim të detajuar, sa i përket performancës të gjithë ministrave të kabinetit qeveritar gjatë këtij shtatori.
Megjithate, një zyrtar tjetër i PDK-së, thekson se ishte ai prezent, në një takim, kur Pacolli, disa herë, kërkonte të kontaktonte, përmes telefonit me Kryeministrin Thaci, por ai nuk ia hapte telefonin por i nervozuar, ka deklaruar, se shumë shpejt Pacolli do ta harroj këtë numër telefoni!
Edhe disa prononcime në media, e që kanë pasur edhe fjalorkacafytësmes partnerëve, e në veqanti me minstrin Beqaj, pastaj publikimi I një interviste të gjatë të Pacollit në një medium ku gjthnjë është folur dhe shkruar zi e ma zipër te, përplasjet në parlament të deputetëve të Partisë së Drejtësisë që mund të reflektojnë edhe tek faktori ndërkombëtarë,munden me qenë shkaqe dhe arsye që ndryshimet në kualicionin qeverisës munden me qenë një realitet që mund të ndodh.
A mund te ketë koalicion mes PDK-së dhe AAK-së?
Pos opinioneve se kualicioni aktual I ka ditët e numëruara gjithashtu,nuk janë të pakta regimet, se qeverisjen e vendit. në të ardhmen, do ta marrin PDK-ja dhe AAK-ja, dhe se në këtë drejtim,shkohet aq larg, sa flitet, se vetëm pritet formalizimi i kësaj marrëveshëjeje.
Daut Haradinaj, përsoni që pas shkuarjes se liderit të AAK-së ne Hagë, ka udhëhequr me këtë subjekt politik, për cudi,nuk është aq i ashpër në deklarata, sa i përket qeverisë Thaqi, dhe disa deklarata të tijë, janë në unison të plotë, me ato cka deklaron Kryeministrin Thaci.
Gjithashtu, shenjë që reflekton afri dhe miqësi me Thacin, është, se Daut Haradinaj, është i pari nga liderët e opizitës, që ka pergëzuar përsonalisht Kryeministrin me rastin e intervenimit në Veri më 25 korrik.
Gjithashtu ky person, është parë disa here, kohëve të fundit, në bisedë me njerëz të Ambasadës Amerikane, dhe si duket, një marrëveshje e mundshme mes PDK-së dhe AAK-së po përgatitet të bëhët, para se të kthehet nga Haga, Ramush Haradinaj, me qëllim, që atij ti bëhët një pritje institucionale dhe të pajtohen dy rivalët poltik, me cka ky subject politik gjithashtu mund të përmirsoj gjendjen e rëndë financiare në të cilën gjindet.
Ajo që mund të vështërsojë, një kooalicion mes PDK-së dhe AAK-së, është fakti, se sikur ky kooalicion të ishte bërë në start të Kabinetit Thaci 2, kur ishte një kërkesë e madhe edhe e faktorit ndërkombetarë, por edhe vet PDK-së,sic dihet patë dështuar, edhe pse oferta e asaj kohe, për AAK-në, ishte shumë e favorshme (na kujtohet kur flitej se ky subjekt do te merrte edhe Presidencen), kurse, tashti, paketa ofertuese, me siguri, do të jetë me e vobekët dhe më pak joshëse.
A mund të prishet kooalicioni ekzistues dhe Thaci të qeverisë?!
Varianti I tretë, që mund të ndodhë, dhe që njerëz të caktuar janë të angazhuar në këtë drejtim, është fakti, se riformatizimi I Qeverisë, mund të ndodhë, edhe me nje kombinim shumë interesant, dhe që mund te bëhët, me largimin e AKR-së nga kooalicioni, plus listës Ibrahim Rugova, (pa Partinë e Drejtësisë e cila mund te diciplinohet), plus minoritetet, dhe me bashkimin e disa deputetëve te subjekteve tjera politike, të cilët së shpejti pritet, të largohen nga ato, dhe të formojnë një grup të ri parlamentar apo ti bashkohen PDK-së.
Pra, kjo formulë matematikore, do ti mundësonte Thaqit, që te sigurojë numër të mjaftueshëm të votave për të marrë vendime në Parlament, e nëse është nevoja edhe te nje votëbesimi të ri të Qeverisë se ridizajnuar.
Zatën, një veprim I tillë në radhë të parë do ta fuqizonte edhe më shumë Thacin para militantëve të tij partiak, por(mundet) edhe te ofroj(pajtoj) oponentët partiak dhe të unifikoj subjektin e tij politik I cili ka kohë që po përballet me dridhje që mund të stabilizohen, dhe në anën tjetër Kryeministri e kryen nje obligim që I ka premtuar kosovarëve në emër të një riformatizimi për një qeverisje sa më efikase.