25 Dhjetor 2024

Kush e ka më të lehtë të përmirësohet, populli apo politikanët

Shkruar nga Faik Krasniqi

Po më kujtohet para ca vitesh një intervistë e Florin Krasniqit (pullazgjiu në Amerikë), në emisionin ‘’Rubikon’’ të Adriatik Kelmendit, ku ai e elaboroi mendimin për pushtetarët tanë që janë tani dhe që e bënë luftën. Po i citoj fjalët e Florinit “dukeshin herë-herë të pa mençur të udhëheqin politikën, por kisha menduar gabim sepse ata tërë kohën paskan menduar se si do ta marrin pushtetin dhe të …...” .

Unë i bashkëngjitëm këtij mendimi të Florinit, por diçka nuk më lejon që ta besoj këtë duke e ditur për ta bërë luftën duhet të kesh të pjekur patriotizmin në gjak. Disa nga këta burra mund ta kenë pasur atdheun para interesave personale.

Por, marrë në përgjithësi, me shtetudhëheqjen dhe me gatishmërinë për të vendosur rregull, rend dhe ligj si dhe të krijojnë siguri dhe optimizëm real për jetë në Kosovën e dashur, ka qenë shumë e vogël për të mos thënë “luftë” në paraqitjen sa më negative.

Është vërtetë për keqardhje, se si munden aq lehtë të jepen pas dukurive të liga (tenderomanisë) burrat që kanë ditur t’ju mbajnë popullatës në Kosovë aq lartë ”moralin” në luftë dhe ta prijnë këtë popull liridashës në beteja të egra.

Si kanë ditur aq mirë ta organizojnë popullin në një kohë lufte e tani janë ngulfatur nga parregullsitë.

Kisha dashur shumë të besoj se këta politikanë ta dënojnë veten para se t’i dënojë populli, në mënyrë që t’ia pranojnë vetes se tyre së pari se duhet t’i kryejnë përgjegjësitë që ju përkasin, nga populli që i kanë marrë, të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, t’i pranojnë këshillat, duhet të mësohemi të themi: Më fal, Nuk di, Ju lutem, etj , etj.

Besoj që Qeverisja e mirë do të bëhet atëherë kur populli do e kupton përfundimisht se ai (populli) duhet të përmirësohet që të zhvillohemi si Shtet, por kjo do të duhet të ndodh para se të përmirësohen liderët tanë.

Për qeverisje të mirë lind pyetja:

Pyetja: Kush e ka më të lehtë të përmirësohet, populli apo politikanët ?

Përgjigjen do ta kuptoni kur të rregullohet QEVERISJA......


(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ‘’Lajm’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)