25 Dhjetor 2024

Kush do të fitojë shumicën e komunave PDK apo LDK

Gjendja e sigurisë në veri

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Zgjedhjet në veri janë sfidë përgjithësisht për Kosovën. Këto zgjedhje do te jenë më të rëndësishme në Kosovë,  sepse për herë të parë hynë në garë e tërë Kosova për pushtet lokal.

Kosova është mbuluar me flamuj të ndryshëm prej atyre shtetëror e partiak e deri të flamujt tjerë si të Serbisë në veri dhe enklava serbe.

Më rëndësi është se të gjithë po mendojnë se e kanë mirë dhe të gjithë kanë fituar, pa  marr parasysh se një pjesë e pakicës serbe në veri mendon se ata janë humbës, por në realitet serbët do te jenë fituesit më të mëdhenj veçmas ne vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare po që se bëhen ndryshime e kushtetutës.

Çështja e sigurisë është një nga çështje më të rëndësishme në ditën e zgjedhje në veri, të shpresojmë se atje nuk do te ketë problem edhe pse grupacione dhe ndarje të mëdha janë bërë në mes serbeve në veri, për këtë kontribut ka dhënë edhe Serbia, por pa marr parasysh Serbia ka inkurajuar serbet lokal të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje lokale.

Temat dominuese ne fushata

 Përderisa në veri fushatën po e përcjellë nacionalizmi serbë në pjesët tjera të Kosovës po e përcjellë atmosferë e plotë për garë në nivelin lokal dhe më pak patriotizëm, por më siguri se ky patriotizëm pritet të  rritet vitin e ardhshëm , fushata tek ne po merr një kohë të gjatë duke fol për  shërbime dhe parat e gatshme të taksa paguesve , duke fol  nëpër fushata se si duhet shpenzuar ato, por jo edhe si të rritet  arka komunale.

Një pjesë e fushatës është orientuar në bujqësi , dhe një pjesë e vogël e kandidatëve kanë në program krijimin e fondit për zhvillim ekonomik lokal, kjo ka bërë që partitë mos të flasin vetëm për kanalizim e ndërtim të shkollave dhe me u marr me shtretër të lumenjve por edhe me tema  sociale.

Sfida më e madhe është program ekonomik, këto gjera tjera janë më ndryshe , ajo çka vlen me  përmend se rinia duket e lënë anash, shumë pak folët për të rinjtë.

Gara politike

Përderisa gara me e madhe pritet të zhvillohet në  mes PDK dhe LDK, në Malishevë e Drenas ne mes PDK dhe lëvizjeve qytetare, në këto dy komuna për Malishevë dhe Drenas, PDK garon me fraksionet e saj të brendshme politike.

Pritet ndryshime por jo edhe aq shumë  nëpër komuna, do te ketë befasi në disa komuna tradicionalisht që kanë udhëhequr partitë e njëjta.

Pritet që lëvizje do te ketë në komuna si në vijim:Therandë, Malishevë, Rahovec, Prizren,me gjasë Gjilani do te jetë gjithashtu në garë interesante, si dhe Peja.

Fjalë të mëdha po jepin edhe disa subjekte politike të vogla edhe pse pak janë gjasat e saj, VV nuk është edhe në gjendje krejtësisht të favorshme pa marr parasysh që ata do te jenë në ndër garuesit më serioz, prapë nuk do ta ketë lehtë ajo për shkak se në garën për komuna nuk kanë edhe shumë kandidatë të njohur për opinionin  madje ne mesin e tyre ka kandidat që kanë dëshirë me  fitua, unë kryesisht i quaj entuziast, sikurse edhe disa njerëz të tjerë të subjekteve politike të vogla të cilët pretendojnë të jenë fitues së paku sa për të pasuruar albumet familjare të tyre  por jo edhe pushtet nëpër komuna.

Sidoqoftë ky është pluralizëm politik dhe se të gjithë kanë të drejtë për të garuar e tash cili është verdikti i qytetarëve pritet të shihet me 3 nëntor.

Shumica e subjekteve politike me padurim e presin 3 nëntorin ditën kur do të  shohin rezultatin e fushatave të tyre, VV pret që së paku të renditet mirë në këto zgjedhje, edhe pse ajo është në rritje te elektoratit nuk pritet të jetë edhe fituese e ndonjë komune, pak duket te jenë gjasat e saj që ajo te ketë pushtet në ndonjë komunë edhe pse mund te ketë rritje të ndjeshme, gjasat VV janë më të mëdha në zgjedhjet parlamentare se në këto lokale. Nuk pritet lëvizje të mëdha të ndodhin, por do te ketë befasi të vogla.

Dalja ne votime e qytetarëve

Me rëndësi është që qytetarët të dalin në mënyrë sa më masovike në zgjedhje për të dhen legjitimacion pushtetit lokal.

Degradimi i madh i nocionit politik ka bërë që qytetari të mos jetë i interesuar për të dal në votime ose ka rënë interesimi për zgjedhje, politika është zgjidhje për qytetarin por jo mashtrim përmes premtimeve të mëdha e mundësi të vogla për të ndryshuar jetën e qytetarëve.

Shteti i ynë ballafaqohet më shumë probleme të funksionimit të rendit dhe ligjit, keqpërdorimi i autorizimeve të dhëna si dhe niveli i lartë i manipulimit me jetën e qytetarit dhe korrupsioni në shkallë të lartë ka sjellë deri në këtë nivel që qytetari gjithnjë te interesohet më pak për njerëz të cilët kanë dëshirë te merren me politik dhe  kapaciteteve të tyre  të kufizuara profesionale për ndërruar diçka në jetën e qytetarit. 

Subjektet politik pritet të ftojnë simpatizuesit e vet për të dal në zgjedhje, ka logjik që elektorati partiak dhe ai përfitues të de masovikisht në zgjedhje nga radhët e partive politike por jo edhe  një pjesë tjetër e cila duket jo e motivuar politikisht.

Koha po vjen që qytetarët të dalin në zgjedhje, e të tregojnë se ku e kanë vendin partitë politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)