22 Dhjetor 2024

Kur vdekja (s) ka kuptim

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Vdekja nuk u nënshtrohet dëshirave të njeriut (M.Maksimijan)

Lajmi për (vetë) vrasje të deshmitarit X,për të gjithë ata që nuk ia donë të mirën Kosovës (bane zot llugë), është një lajm i mirëpritur, por edhe mundësi, që në vazhdimësi, me inskenu tregime e rrëfime, hiperbollizime, etiketime e keqëinterpetime, kurse në anën tjetër, në radhë të parë, për Fatmir Limën, dhe shokët e tij që janë të paraburgosur, sipas gjithë rrjedhave dhe informative që janë plasuar deri me tash, qoftë nga prokurori dhe zyrtarë të EULEX-it, por edhe avokatë mbrojtës të Limajt, akuza për rastin Klecka, është ndërtuar, në bazë të deklaratës, tani të (vetë) vrarit, Agim Zogajt.

Kjo ngjarje dhe kjo ndodhi, është një rast ideal, edhe për mundësi manipulimi, për të mos dalë në shesh e vërteta, dhe në radhë të pare, për mosëmundësi ballafaqimi me të vërtetën në procesin gjyqësor, që është paralajmëruar për fund të muajit tetor të këtij viti.

  Për këtë (vetë) vrasje, që nga momenti kur u kumtua lajmi, nuk munguan edhe komente e akuza, që janë pjellë e koluareve dhe qarshisë, por edhe mentalitetit ballkanik, se mbrapa këtij rasti qëndron Fatmir Limaj, përkatëishtë njerëzitë e tij të paguar, por se cila është e vërteta, është vështirë, tash për tash të dihet, (por mund te ndodh të mos dihet asnjëhërë, meqë këso raste janë shënuar edhe më herët, por edhe në procese tjera, jo vetëm në Europë, ku gjithnjë mbrapa këso vrasjesh qëndrojnë shtete të caktuara) ,por shikuar realisht, “mungesa fizike” e dëshmitarit X, në proqesin gjyqësor “Kleçka”,dëmin më të madhë, ia bënë,  gjithë grupit të arrestuar,por në radhë të parë, vet Fatmir Limajt.

Me këtë shkrim ,kurrësesi dhe me kurrfarë cmimi, nuk dua të prejudikoj fajësinë apo pafajësinë e grupit “Klecka” apo të Fatmir Limajt, por mungesa e dëshmitarit kyq, të këtij procesi, edhe pse prokuroria e Eulexit menjiherë, është deklaruar se (vetë) vrasja e dëshmitarit nuk stopon procesin gjyqësor, pasi që disponon me deklarata,me përpythje të rrëfimeve të dëshmitarit, për vendëvarrimet dhe të AND-ve të kryera me pjesët mortore të të varrosurve.

Por,gjithashtu, duke u bazuar edhe në deklaratat e përhershmne kur Fatmir Limaj para mediave, gjithnjë ka deklaruar, se nuk ka asgje të vërtetë, rreth këtij rasti, dhe se beson në drejtësinë, (vetë) vrasja e dëshmitarit X, është një sinjal që krijon mundësi dyshimi ,se kjo ngjarje, (pse jo), mundet me qenë, edhe “vetëdijësim” të dëshmitarit X,  edhe pjellë  e shërbimeve të caktuara (te specializuara) ndërkombëtare,interesave të njerëzve dhe klaneve të caktuara,por edhe të ndonjë shteti, që gjithnjë është angazhuar dhe po angazhohet që Kosova të prezentohet si vend ku dominon krimi dhe grupet e fuqishme kriminale, dhe ku nuk po funksionon shteti…!

Rasti kur para një muaji, nga shteti sërbë, u bënë akuza, se dëshmitarët, me rastin “Haradinaj”, janë vrarë, por shumë shpejt u demaskuan këto akuza jo vetëm nga institucionet kosovare por edhe nga mekanizma ndëkombëtarë,pa hezitim mund te merret si shembull që mund të ndërlidhet edhe me rastin e dëshmitarit X.

Se ballafaqimi në gjykatore, aty ku duhet të ndahet drejtësia dhe të vendoset për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve, është elementi dhe argumenti kyq për të dëshmuar, dhe për të dalë në shesh e vërteta, dëshmojnë gjykimet që mbahen  në mbarë rruzullin tokësor, dhe nëse kthehemi dhe bëjmë një analizë, edhe të rastit “Haradinaj” i cili po gjykohet në Hagë, dhe na kujtohet shume mire, kur në opinion flitej, se dëshmitari kryesor do të dëshmojë ballë për ballë të të akuzuarve për fajësinë e Haradinajt dhe shokëve të tij, por pikërishtë aty ku pritej “finalja” u dëshmua e kundërta, dhe ate, me heshtje dhe mosëpranim të deklarimit, (ndoshta edhe me pendim…) edhe pse,  aty duhej të thuhej e vërteta,andaj mungesa e dëshmitarit X edhe në rastin “Klecka”, len hapsirë, për të dyshuar, se ndoshta, i njejti skenar, do të mund të ndodhte, edhe në këtë seancë gjyqësore, dhe për të mos u përsëritë një rast i njejtë “dikush” ka inskenuar dhe ka materializuar një ndodhi të tillë.

Informatat nga Gjermania që vijnë, pas këtij rasti, premtojnë për një hetim të mirëfilltë të kësaj ngjarje, dhe kuptohet EULEX-i , është ai që mban përgjegjësinë për gjithë rastin , por mbi të gjitha, mesazhi më i fuqishëm edhe sa i përket rastit të dëshmitarit X, është se kur politika i “fut hundët” gjithëkund,patjetër epilogu në shumë raste është baraz me dështim dhe me humbje besimi tek institucionet qofshin ato vendore apo nëdrkomëtare.
 
Kosova dhe kosovarët, kanë nevojë për ndihmë të mirëfilltë, respektim ligji dhe askush mbi ligjin,(kjo pastjetër duhet të vlej edhe për ndërkombëtarët), por jo në mënyrë deklarative,por me rezultate, e suksese që mund të shihen e preken, por fatkeqëisht afër dhjetë vite me UNMIK-un, e tash edhe me Eulex-in,në këtë Kosovë më shumë u bënë eksperimente e “lojëra të ndyta “ për promovime mediale,se sa u punua në zhvillimin dhe demokratizimin e shoqërisë kosovare.

Sikur një pjesë e ndërkombëtarëve të silleshin ashtu si po sillen e po veprojnë në Kosovë, në vendet prej nga vijnë, bashkëvendasit e tyre, kaherë do ti shpallnin përsona”non grata” e nuk do të silleshin sic po veprojnë sikuar ata të ishin krijuesit e kësaj bote, me imunitet dhe benefite të pakufizuara!
 
Megjithate,dorën në zemër, nuk keni ju faj zotrinjë, fajin më të madhë e kemi ne, kosovarët, që jemi orientu kah pasunimi i pandershëm,hajnia,egoizmi,shtetëshkatrrimi e nuk po reflektojmë pozitivitet por edhe guxim për të thënë të vërtetën.

Sjemi kërkahë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)