27 Dhjetor 2024

Kur të tjerët, na shkruajnë edhe historinë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës para dy dite në adresë të mbi 130 shteteve te botës, por edhe në OKB, OSBE, Këshillë të Evropes, Bashkimin Evropian, Parlamentin Evropian,... permes një note verbale, ka adresuar dosien te titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftes në Kosove”, botuar nga “ Fondi per te drejtat humanitare” e Natasha Kandiqit, me seli në Beograd, me autor Nemanja Stjepanoviq, redaktore Milica Kostic, me një tirrazh, prej vetëm 300 ekzemplaresh.

Kjo dosie, e perpiluar në 63 faqe me të dhëna konkrete dhe me përshkrime të detalizuara, për lexuesit e gjerë prezenton momente dhe dëshmi shumë rrenqethese ku tregon se për të zbuluar fshehjen e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999 ka mbledhur të dhëna nga dëshmitarët, të mbijetuarit e krimeve, të përsonave që kanë pasur informacione për krimet, kryesisht pjesëtarët e policisë dhe punonjësit e kompanive që “kanë marrë pjesë në transportimin dhe varrosjen e trupave”.


Por siç dihet dhe siç dëshmohet edhe me këtë dosie protogonistet dhe akteret kryesor te këtyre krimeve identifikohen zyrtarët me të larte të Qeverisë, perkatesisht te Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë dhe departamenteve te ushtrisë se Jugosllavisë se atëhershme..

Është kjo nje dosie dhe një dëshmi që ndaj popullates se pafajshme shqiptare,ku viktimat kryesisht janë civile,perfshire gra dhe femije,e qe krahasuar me dhunen ,terrorin dhe maskarat e pushtetit te atehershem serbe eshte minore dhe jo e plote,megjithate, vlen te pershendetet, por, ajo qe per intelegjencen tone kosovare, (qe po na krekoset neper debate televizive dhe manifestime perkujtimore ) është turp e marri, dhe duhet te na brengos, bile te “skuqemi”para vetevehtes, eshte fakti,qe na obligon dhe na detyron, te parashtrojme pytje: se , a kemi apo nuk kemi ne në Kosove.

Institute per hulumtimin e ketyre krimeve,komisione, shoqeri civile, akademi, departamente, (apo jane vetem ne leter, dhe sa per te thithe te mira materiale) qe jane marre, dhe qe eshte dashur te merren, me keto fenomene historike,e qe jane argumentet me te forta dhe me te fuqishme, per te deshmuar, para botes demokratike, se Serbia eshte ajo, qe beri gjenocid e masaker, ne Kosove, e jo ne shqiptaret, siq po na pareqesin gati gjithe lideret dhe institucionet,por edhe mediat, e Serbise, qe po qeverisen, edhe nga persona, te atij regjimi kriminal, te asaj kohe, qe bene edhe keto krime, e qe i ka prezentuar,humanistja e mirenjohur serbe , Natasha Kandiqi,ne kete dosie !

Deri kur,per ne,si gjithnje deri me tash, duhet te flasin,te angazhohen,te investojne,te sakrifikojne, por edhe te luftojne, te tjeret(te huajt) e qe rasti i z Kandiq.eshte edhe me tmerrues dhe me brengosesh!!!

Marre....! Sjemi rastesisht PISA!!!d

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)