Kur të njejtat buzë puthin Enver Hoxhën dhe Isa Mustafën
Shkruar nga Labinot Gjini
Disa të rinjë të dikurshëm të Kosovës, të emancipuar politikisht, dikush nga librat e fjalimet e Enverit e dikush veç nga këngët për të, me vetëdije apo pa vetëdije, ishin hedhur qysh në fillim të vitëve të 80\' në kontestim të traktatit të Londrës 1913, të traktatit të Versajës (1919), të traktatit të Parisit (1947), të shpalljës zyrtare të RF të Jugosllavisë (1945), dhe të të gjitha marrëveshjëve ndërkombëtare që e njihnin Jugosllavinë si shtet me sovranitet të plotë mbi Kosovën, duke kërkuar çmendurisht që Kosova t\'i bashkohej Rep. së Shqipërisë. Besoni se edhe oficerët e policisë jugosllave e shefat e sigurimit të brendshëm befasoheshin me këmbënguljen e tyre në këtë kërkesë të \"çmendur\".
Nuk dinin a me i rreh e me i çu në burg për përmbajtjen e kërkesës apo me i rreh e me i çu në psikiatri për bindjen e tyre të \"çmendur\". Përball njërit prej këtyre të rinjëve, një shef i lartë i shërbimëve sekrete thotë : \"çfarë po mendoni ju se Jugosllavia, e cila ka dhënë 700 mijë dëshmor, me 26 milion banorë e ndër fuqit më të mëdhaja të Evropës, do të prishët sepse disa të rinjëve shqiptarë ju paska tek dhe dokan bashkim të Kosovës me Shqipërinë a ?\". I riu, sy patrembur, me një qetësi të ftohtë i përgjigjet : \"po ! ashtu duam dhe ashtu do të bëhet !\". Dhe, e pamundura u bë e mundur vetem pak vjet më vonë me fillimin e shkatërriit të Jugosllavisë dhe me luftën e Kosovës. Të gjitha ato akte juridike ndërkombëtare e kombëtare jugosllave ranë në ujë.
Tani, disa prej këtyre të rinjëve të dikurshëm (jo të gjithë), të larguar tërësisht nga pas lufta e Kosovës nga fusha politike për mungesë të \"papërshtatshmërisë\", të shkelur në dinjitetin e tyre, të kthyer pranë familjës, të distancuar nga realitet politik, të ridestinuar në aktivitete tjera, të riemocionuar me romancë dhe përralla të mediave tona, të zbutur shpirtërisht, të lodhur dhe të mplakur fizikisht, sot nuk mund të besojn as në rikthimin e marrëveshjës së Zajednicës.
Gjithëçka ju duket e pamundur përveç përuljës ndaj diplomacive të huaja. Pamundësia e tyre për të shprehur \"vullnet të fuqisë\", për shprehur vullnet për tejkalim të vetëvetës në këtë moshë tani të pjekur, ka bërë që të mendojn dhe besojn se bota mbarë është ngurtësuar sikurse ata. Dhe aty ku një \"vullnet i fuqisë\" shprehet, ata vrapojn për t\'a shuar atë.
Kjo mund të shpjegohet edhe nga zhvillimet në Kosovë të cilat kanë qenë të shpejta. Me vetë faktin e ripërvetësimin dhe rihapjës së hapësirave publike të saja, të cilat tani janë mbushur edhe me aktor të rinjë politik fusha politike është bërë më komplekse. Tani në Kosovë nuk është më lufta ndërmjet dy grupëve dhe dy ideologjive të kundërta (enveristët dhe titistët) për sa u përketë raportëve me pushtuesin serb.
Tani në Kosovë kemi ardhjen e një diplomacie të huaj, formimin e disa partive politike, organizata të huaja dhe vendore, organizata të njohura dhe të fshehta nga e gjithë bota. Nuk kemi më një lider apo dy, por disa prej tyre.
E vërteta nuk përbëhet më prej një fakti apo argumenti, por prej forcës së analizës dhe retorikës politikedhe konfrontimit të saj me dhjetra sosh tjera. Kështu, ata që ishin mësuar të bëjn hesap me një të panjohur në politik, tani janë të lëkundur në mendime prej ardhjës së dy e më shumë të panjohurave në të.
Ndoshta librat e Enverit do t\'i kishin ndimuar shumë për t\'i kuptuar këto zhvillime, ama veç këngët e tij jo. Dhe, me ndryshimet në arenën politike, me hapjën e hapësirave të reja publike këta (pseudo)enveristë tani ndjehen të tejkaluar prej zhvillimëve të saj.
Ndërkohë, izolimi në mediat vendore nën cenzurë, bombardimi prej tyre, të pa pregatitur për t\'i bërë ball propagandës së re politike nuk i ka favorizuar aspak për të qenë aktor apo spektator të vëmendshëm të politikës.
Në këto komplikime të reja të zhvillimëve politike, ata kanë preferuar sigurinë dhe stabilitetin e botëkuptimit të tyre. Ata nuk duan të bëjn më manovra intelektuale për të kuptuar zhvillimet e reja.
Dikur ata kishin zgjedhur rrugën më të rëndë, sot ata kanë preferuar rrugën më të lehtë dhe kanë zgjedhur, që pa marrur parasysh se ku shkon apo ku ka mbërri, të mbahen për \"shoqnin e vjetër\" të idealëve.
Për ta nuk ka fare lidhje që shoqëria e vjetër e barabartë në pozita, në sakrifica e në varfëri dikur, sot është e pabarabartë në gjithëçka fal korrupsionit, krimit, shitje-blerjës së pasurisë së Kosovës nga disa prej atyre shokëve të tyre të vjetër.
Nuk ka fare rëndësi nëse shoqëria e vjetër ka marrur një kahje politike tradhëtare nga lakmia dhe nevoja e veteme për të mbrojtur interesat e tyre personale. Imagjinata e tyre, e mbështetur me pozitën dhe ndjenjën e margjës e luan rolin e vetë dhe krijon përshtypjen e një shoqnie reale; krijon përshtypjen e një shoqnie të idealëve.
Ndërkohë, ndjenja e margjës, pamundësia për të kapur degët e reja dhe të forta, ka bërë të pranojn të kapen edhe për degën më të kalbur të \"shoqënisë së vjetër\". Dhe, për një ndjenjë e të të qenurit ende pjesë e një diçkaje, ata janë në gjendje të gjuajn mbi rininë atdhetare shqiptare e cila po kërkon me ngulëm ndalimin e bosnjëzimit të Kosovës.
E gjithë kjo të ngjan sikur rinia e tyre e dikurshëme e bujshëme tani e humbur ka krijuar një xhelozi me bujarin e rinisë së tanishme. Duket të jetë i njejti sindrom me atë të njerkës së Borëbardhës, e cila nuk mund të duronte bukurinë rinore të Bardhës nga e cila zbehej ndjenja e bukurisë së saj të mplakur.
Në shprehjet e tyre lakonike që thonë gjithëçka dhe asgjë në të njejtën kohë, në barcoletat e tyre që kanë origjinë tek ndejat e çajit të odave apo tek kafet e mëngjesit, në tregimet e tyre nga jeta e përditshëme (herë të imagjinuara e herë jo), në banalitetët e tyre të zakonshëme të shprehura herë në mënyrë të hapur dhe herë të nënkuptueshëme, keni një stabilitet të jashtëzakonshëm nga i cili përhapët ndjenja reaksionare ndaj çdo kujt që ngrihet kundër pushtetit, tani në duart e disa shokëve të tyre të dikurshëm.
Për më tej, disa prej këtyre enveristëve të moçëm sot kanë gjetur njëmijë e një arsye për t\'u bërë tok me disa prej titistëve të moçëm.
Por, arsyeja e vetme është se që të dyja palët i ka bashkuar lodhja dhe mplakja dhe ndjenja e frikshëme e padobisë së tyre në mes të një rinie revolucionare që beson ende në ideale e që ka fuqinë fizike dhe intelektuale për të luftuar për to.
Në realitet, ata janë cilësuar dhe larguar si të padobishëm kahera nga banda e Hashimit prej PDK-së. Dhe ata e kanë urryer atë për shumë kohë. Por, asgjë nuk ishte ajo ndjenjë e margjës kur vjen prej një shoku të gjeneratës së një revolucioni.
E pa përballueshëme për ta është ndjenja e padobisë kur vjen prej një gjenerate të re të cilën nuk mund t\'a përcjellësh drejtë të ardhmës që synon. Atëherë, preferon të përqafohesh me armiqët e tu të vjetër që ta ndalësh të ardhmën me qëllim që t\'a mbash këtë botën e vjetër me të cilën je mësuar dhe ngjan.
Kështu pra sot disa enveristë të moçëm janë bashkuar tok me disa titistë të moçëm për t\'i bërë ball, pa zgjedhur mënyrat, një rinie revolucionare që kërkon që t\'a vazhdoj idealin për liri, për bashkim me shtetin shqiptar.
Nuk di njeri me çfarë formule ata kanë arritur t\'a gjejn një ideal të përbashkët dhe të ndërmjetshëm në mes tyre i cili thotë se historia ka përfunduar dhe ka dhënë rezultatët e saja përfundimtare : rezultate që, sipas tyre, duhet të pranohen nga të gjithë.
Pra, si për disa enveristë të moçëm si për disa titistë të moçëm, historia e Kosovës përfundon me pavarësinë gjysmake të një shteti multietnik në të cilin do të kenë privilegjin kryesor serbet me Zajednicën si një shtet brenda shtetit.
Dhe, kushdo që guxon ti kundërshtoj këto zhvillime politike, kushdo që kërkon tërheqjen nga marrëveshjet sulmohet me shpifje, fyerje, gënjeshtra, ironizime e shtrembërime të fjalëve dhe, bile, nuk hezitohet, as ti thuhet \"agjent i Serbisë\" as t\'ja zhvillojn publikisht të gjithë historinë e tij familjare.
Por, në anën tjetër, këta enveristë të moçëm të përqafuar me titistët e moçëm, vazhdojn të thirren në Enverin, ti thurrin lëvdata atij, të thirren në emër të tij, të identifikohen me të, t\'a puthin bustin e tij etj...dhe kuptohet se në këtë shëndërrimin e tyre paradoksal për një vështrues racional, nuk ka asgjë paradoksale për ata vetë.
E gjithë kjo sepse ka kohë që mendja e tyre është bërë një supë e përzier me të gjitha elementët : krimi, politika, mafia, korrupsioni, tradhëtia, atdhetaria, enverizmi, titizmi, kapitalizmi, sexi, bujaria, diktatura, demokracia, e drejta, e padrejta, çëshjet serioze, humori, romanca, shkenca etj....janë që të gjitha tok në këtë mendjen e tyre të përzier.
Gjithëçka me gjithëçka shkon bashk dhe mund të arsyetohet për ta gjersa kjo do t\'ja u mundësonte edhe pak kohë që të jetojn në vëmendje e njerzëve përmes një pushteti të shokëve e vllaznive.
Megjithatë, në këtë supë të përzier, ata nuk e kan futur edhe të riun e Kosovës. Këerkesat e tij nuk mund të arsyetohen por të denohen me të gjitha gjuhët. Pra ata kanë gjetur kundërshtarin e tyre të përbashkët. Ai është i riu shqiptare i Kosovës që kërkon më shumë liri, më shumë demokraci, më shumë shtet, më shumë të drejta kombëtare, politike e individuale. Ai është kundështari sepse ai është elementi në fuqi që mund t\'a prish një rehati të krijuar tanimë nga bashkimi i dy të kundërtave të dikurshëme.
Pra, këtu kanë mbërritur sot disa enverista të cilët duke e puthur bustin e Enverit në çdo përvjetor të lindjës së tij, kanë bërë një vit duke e puthur, ditë më ditë, Isa Mustafën. Kështu janë bërë ata dhe shokët e tyre kundërshtar të dikurshëm : puth Enverin e, pa i fshirë buzët, puth Isa Mustafën ! Puth Titon e , pa i fshirë buzët, puth Hashimin ! Pushteti dhe imagjinata e të qenurit pjesë reale përmes lidhjeve të vjetra shoqërore, të bëjn të puthësh këdo.
Mirëpo, ka edhe të tjerë të cilët nuk kanë zgjedhur rrugën reaksionare, që ishin dhe mbetën më të pregatitur dhe që e dinë se të qenurit enveristë nuk të lejon të puthësh gjithçka që të del përpara. Këta të tjerët, rininë e tyre të dikurshëme bujare të humbur po e rishijojn përmes përkrahjës morale të rinisë revolucionare të sotme. Po e mbështesin drejtë qëndresës dhe fitorëve të reja të shqiptarisë. Dhe, kjo rini në Kosovë po triumphon. Ajo po triumphon kundër kësaj bashkësie reaksionare që kërkon ta përfundoj çështjen shqiptare me një fitore gjysmake. Rinia shqiptare revolucionare po piqet edhe në kushtet e reja politike dhe ajo ka gjetur edhe mënyrën për të rezistuar në këto situata të reja potike. Ajo po vazhdon ti bëj ball sfidave të lirisë dhe do ta vazhdoj rrugën drejtë idealëve të pa përmbushura shqiptare.