Kur mungon dinjiteti, e dominon interesi personal
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Është absurd, dhe kjo lejohet dhe
ndodh, vetëm ne Kosovën tonë, që në kontinuitet , është udhëhequr dhe
qeverisur, nga ata që fatkeqësisht, personalen, po e vënë, para
interesit shtetëror dhe kombëtar!
A do lejonte ndonjëra nga
shtetet e BE, apo edhe kudo tjetër, ne rruzullin tokësor, edhe ne
kontinentet tjera jashtë Evropës, që një zëvendëskryeministër, ministër,
deputet, zyrtar i saj që merr rrogë nga po ai shtet, që vozite me
veturat zyrtare të po atij shteti, që shfrytëzon benefitet që i takojnë
në bazë të pozitës që mban, .... e në anën tjetër, mundohet dhe
angazhohet me mish e me shpirtë, të zhbëj atë shtet, të njollos atë
shtet, të mos e njoh fare, dhe të trumbetoj në aspektin negative, zi e
ma zi po për atë shtet, se sa ajo që po ndodh, me zyrtarët serb, të
cilët, janë pjesë e institucioneve te Kosovës, kuptohet, vetëm sa për të
zhvatë dhe plaçkitë këtë buxhet, dhe në veçanti, për të pengu, cdo
nismë dhe i iniciativë që ky shtet të funksionoj ...!
Nuk është
vetëm intervista e fundit e zëvendëskryeministrit të qeverisë
Haradinaj, z Jevtic dhënë gazetarit Bahri Cani per DW, ku ai tërthorazi,
deklarohet se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe keto institucione, por
edhe ne prononcime tjera, liderët serbë, me përjashtime të rralla, po
sillen dhe veprojnë me ne, sikur ne kosovarët të kishim shkuar në Sërbi
dhe të kishim ba luftë, e të kishim kry krime sikur ne të ishim ata që
dogjëm e shkatrruam pasurinë e tyre dhe tani duhet ti paguajmë dëmet,
sikur ne jemi agresori dhe jo ata, sikur ne duhët të mbajmë përgjegjësi
për luftën e fundit dhe tmerret që përjetoi populli shqiptarë, sikur ne
duhet të sillemi si fajtorë që ata nuk janë me "të përgdhelurit dhe të
privilegjuarit " e ish Jugosllavisë.
Tua paguash 41 milion euro
shpenzime te rrymës, atyre që po ti bejnë gjithë këto të këqija, të
punësosh pa kurrfarë kriteri në institucione dhe të marrin rrogë pa
dhënë kurrfarë kontributi, ti njohësh me automatizëm dokumentet e
pushtetit paralel, serbë, të votosh në zgjedhje lokale nëpër objekte ku
në hyrje ekziston tabela me logo te R, së Sërbisë, e ku Kosova quhet
Autonomna pokraina Kosovo i Metohija, të bësh lëshime e lëshime që
dëmtojnë në palcë ate që ne deklarativisht e quajmë shtet e demokraci,
kjo ka ndodh, dhe po ndodh, vetëm në këtë Kosovën tonë, që e kemi ba, ,
sikur ta kishin udhehequr, ata , që kanë për detyrë , ta shkatërrojnë.e
jo ta ndërtojnë..!
Fundja, fundit, fajtorë nuk janë ata që po
sillen kështu me ne, fatorë nuk janë as Brukseli e qendrat tjera
vendimëmarrëse që po vendosin për ne pa na pyetur fare, , por fajtorë
kryesorë, jemi ne, vet shqiptarët si shumicë, e që jemi grykës, jemi
hejna, shkurt e shqip jemi cuba….!