04 Maj 2025

Kur lloçi ta prish fytyrën

Shkruar nga Flora Morina

Historia fillon nga secili individ, e tërë historia e jonë është shkruar më individë që kanë bërë diçka të madhe për shtetin. Shumë pak ka njerëz të cilët kanë mbërri  me pas merita dhe më u përmend pa u përlyer.

Thirrja në merita na ka lodhë, të gjithë thonë na e kemi bërë këtë, ky se ka bërë / ky nuk është kërrkushi?

Paramendoni deri ku ka mbërri çudia” kush i pari e ka ditë që kanë filluar bombardimet e NATO-s në Kosovë”, edhe kjo u bë debat.

Ku  bre , mos vet s’mbet gjë pa u bë horë. Epoka e tamblit dhe gjevrekut kanë dëshirë më u shty edhe më tutje për secilën punë.

Qysh me bë pare është marifeti por jo kush po krijon vende të lira pune dhe i ndihmon qytetarëve me gjet perspektiv dhe paqe.

Një pjesë e madhe e njerëzve janë përlloç, këta se kanë vendin në” dy histori”, i kanë ka dy medalje një të lavdisë në krah të NATO-s, e një të kontrollit të parës publike.

Mirë është puna po thonë, krejt kanë ble banesa në Prishtinë, fshatin e kanë la disa në lloçë e disa e kanë qua deri ne oborr asfaltin por më atje me nuk jetojnë.

Hyrja në histori e një gjenerate të përvuajtur së bashku me dajë e kunata është realitet i jonë.

Larg jemi me u marr me modernistet, ende po merrem me figura dhe individë, me na pas pyet neve shqiptuarve kush e ka bërë punën e shtetit  kishim  thanë filani e ka bë.

Krejt  historia e jonë është individë po në këtë histori populli rrallë përmendet më së shumti përmenden individët.

Se individët janë argatë të popullit kurrë nuk e thonë, veç na e këna bërë këtë dhe pikë. Mos me kanë na, ishim kanë nëpër dynja refugjatë. 

Ne saje të meritave individuale shtetin e  sundojnë individët dhe askush” timin e duhanit nuk ua prish”.

Për plotë bosa, gjithçka për secilën punë ekziston në Kosovë një bosë. Ai kryen dhe din punë. Paramendoni sikur të dilnin publikisht të gjithë të bëra e deritashme të tenderëve dhe njerëzve që nuk kanë lan kund pa e shty kryet, atëherë populli i shkret e kish marr vesh çka kanë bërë krejt këta njerëz dhe se a kanë vend edhe në ndonjë reviste lokale e leje me në arkiva shtetërore.

Në Maqedoni u zbuluan disa detale dhe skandale , paramendoni me dal në Kosovë?Sa njeri ish çuditë, këtu te na s’ka gjasa me dal se ata që i bëjnë e kanë edhe atë me veti askush i qetë?

Lavdi i këtyre njerëzve i ka bërë milioner, e të shkolluar dhe me kravata dhe xhamadan.

Automjete luksoze e kingja u mbushë barku i këtyre njerëzve, biznese të mëdha e  para sa të duash. Me rëndësi është me pas për këta njerëz po qysh i kanë bërë s”është më rëndësi?

Disa bëjnë biznes nga burgu e disa nga spitali, me rëndësi që keq s’po mbesin për kurrgjë. Krejt i kanë, edhe flija i vjen në spital dhe në qendrën e paraburgimit.

Është arrit me bërë gjera të tilla në një shtet me pak kilometra por me shumë milionerë. Historia e shteteve fillon “ne populli” e historia jonë “unë filani”, “djali i filanit”.

Ky është dallimi i neve me perëndimin. Te na populli është makinë votuese- partitë vjedhësit e votave , përfitues individët.

Ne jemi te mrekullishëm krejt institucionet i këna veç krejt akrabanë e kanë shti në punë , dajë e kunata, kënd kemi mbërri.

Ne kemi mahnit botën deri tash edhe vetën. Historia e filanit  është histori e shtetit tonë, kështu del të jetë, pra s’kemi histori si popull por kemi histori si individë.

Me pas me hy në histori si shkrimtar e shkencëtarë e kish hanger pazari, por me hy në histori për politik është sikur me kthye rrotën në kohen revolucioneve dhe feudalizmit.

S’ka mbet gjë që nuk është bërë biznes, paramendoni çka tha ministri i shëndetësisë s’ka sigurime shëndetësore edhe këtë vit, me bë më pas s’ka kush me i vjedhë pacientët.

Sigurimet shëndetësore ndalin korrupsionin, frenojnë hajninë e biznesin me barna, kur të gjithë kanë sigurime për trajtim s’ka me ryshfet, ndalet u tha s’ka këtë vit shërim - por ka hajni në shëndetësi.

E qysh pastaj njeri me u marr më këtë njerëz të bëmë horë. Kjo nuk durohet por këtu s’ka as OJQ të hajrit, krejt merren me politik edhe donator po gjejnë si shoqëri civile e po merren me politik, edhe ndërkombëtarët i përkrahin OJQ politike krejt janë bërë politikanë dhe individë që donë me hy në histori.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)