Kur hajni thotë kape hajnin!
Shkruare nga Zejdush Kastrati
Gazetarët janë krijues dhe varrëmihës të kohës
K.Kuckov
Zejdush Kastrati
Më kujtohet kur më 1983 me pëlqimin e Redaksisë së Rilindjes, kalova korespondent i kësaj gazete në Gjilan, takimi im i parë me kolegë tjerë gazetarë e që numroheshin shumë pak, ishte në Soliterin e vetëm shumëkatësh në këtë qytet, përkatësishtë në katin e fundit të këtij objekti ku ishin të vendosura zyret e Radio Gjilanit dhe korespondenturat e Rilindjes dhe Radio Prishtinës.
Në Radio Gjilan, si medium regjional dhe që ishte mjaft i dëgjuar atë kohë në tërë Rajonin e Anamoravës por edhe më gjërë, punonin bashkarishtë shqiptarë, sërbë por edhe turqë e romë te cilet ishin të ndarë në Redaksi.
Pra, ishte medium multietnikë por redaksia e gjuhës sërbe përbëhëj nga gazetarë e gazetare të cilët në ngjarjet e mëvonshme antishqiptere e në veqanti në ngjarjet e jogurt revolucionit u identifikuan haptas si nacionalistë dhe pjesë përbërse e politikës shoveniste sërbe të asaj kohe, por edhe gjatë pushtetit apsolut sërbë të viteve 89/99, e më vonë.
Ajo, që më ka mbetur në kujtesë si një dukuri e cila edhe ditëve te sotme është shumë aktuale dhe prezente dhe dua ta ceki është momenti kur ditëve të para njohtohesha me kolegë , disa gazetarë nga redaksia në gjuhen shqipe më thonin që të mos shoqërohesha shumë me njërin nga kolegët e kesaj redaksie me aryetim se ai është përson i UDB/së, shumë i dyshimte, dhe njeri i Komitetit.
Në fillim kisha rezerva, por që të mos i lodhi (ata që lexojnë këtë shkrim), më besoni edhe me rastin e diferencimeve ideo/poitike qe bente ate kohe LSPP/ja dhe komitetet e atëhershme, edhe ngjarjet qe ndodhen duke pershirë protestat e shqiptarëve në shenjë solidariteti, ky përson i cili edhe sot jeton në Gjilan, (jo që bëri dicka të madhe për gazetarinë në Anamoravë) por gjatë 5 viteve të tjera sa punova si korespondent në këtë qytet, nuk arrita të kuptoj se ai ishte pjesë e skenarëve të diferencimit të kolegëve, largimit të tyre nga puna apo arrestimit të tyre.
Vërtet, ishte përson që i pëlqnete jeta e kafeve,nuk zgjidhte njerëzite me të cilët pinte dhe bente qefe, ishte sevdali, kishte një humor dhe ishte i shoqërueshëm me të gjithe.Kuptohet, rethanat në të cilat jetonim atë kohë e në veqanti puna e gazetarit ishte më specifike, andaj e kontaktet edhe me njerëzit e sigurimit të shtetit por edhe strukturave tjera ishte i domosdoshëm, gjë që të gjithëve na bënte të kontaktonim dikush më shumë e dikush më pak me keto struktura.
Pa e përsonalizuar këtë shkrim më kujtohet kur edhe atë kohë ndonjë nga gazetarët që bënte ndonjë shkrim për ndonjë fenomen keqëperdorimi( e që kishte shumë më pakë se sot) si aksioni Ke shtëpi kthe banesë,Familjarizmi në puënsim...., pikërishtë disa nga ata që më patën sygjeruar të mos kontaktoja me Iks gazetarin bënin reagime në emër të Shoqatës së gazetarëve që ishte nën ombrellë të LSPP/së duke u distancuar nga ato shkrime apo dërgonin sqarime nëper redaksi por edhe hezitonin edhe të rrinin apo pinin ndonje pije me autorin e raportit apo shkrimit ,në ndonjë lokal nga frika se i sheh ndonje nga sogurimcat e shtetit.
Me përfundimin e luftës dhe largimin e pushtetit sërb, shumica e gazetarëve të Gjilanit(e kam fjalen per kuadro që punuan atë kohë) u rreshtuan kah krahu i luftës nuk ngurronin të rrahnin gjoks se kanë sakrifikuar shumë për këtëliri, kryesishtë ishin pjesë e organizimeve të Takimeve përkujtimore që organizoheshin për dëshmorët dhe filluan edhe të shkruanin memoare dhe libra duke ngritur vehten dhe jaranat e tyre si pishtarë të gazetarisë por edhe kontribues të demokracisë që po e gezojmë sot.
Personazhi i këtij rrëfimi gjithnjë ishte i harruar, i terhequr dhe i papunë me nje shtëpi në periferi te qytetit, larg ndodhive dhe i përbuzur por kam bindjen se më me pak gjynahe se shumica që edhe më tutje flasin ne superlativë për vehten, kombin dhe vendin.
Pse gazetari spiun
Motivi që më shtyri të bëjë këtë shkrim është se edhe sot kur e kemi gojën plot demokraci, fatëkeqëisshtë një pjesë e gazetarëëve që mbulojmë ngjarjet dhe aktualitetin politik dhe sferat tjera identifikohen si pjesë e këtij apo atij subjekti politik, këtij apo atij klani, e në veqanti si njerëz të SHIK/ut,. Ramushit, Limës apo Kupës, Vetonit, Haxhiut.Migjenit apo Hotit,....!
Cila është e vërteta në këto rrethana dhe kushte kur disa media menagjohen nga ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me botën dhe teknologjinë mediale por janë pjesë të bizneseve të dyshimta,kur disa nga gazetarët e shtëpive të mëdha pos që ishin 24 orë dhe janë akoma në shërbim të liderëve të ndyshëm , ata janë ata që ia bartnin edhe valigjet e tyre nëpër Dubaj, Bruksel, Stamboll ,Vashington e .....?!
Një deputet veteran i Kuvendit të Kosovës,pjesë e gjitha legjislacioneve të pasluftës ,shumë perfidë dhe populist, mund të emërtohet edhe përsoni që më së miri gjithnjë ka luajtur dhe po e luan lojën me gazetarë dhe moderatorë të ndryshëm (kuptohet pos Thaqit) qoftë të mediave të shkruara poashtu edhe atyre elektronike.
Ditë më parë në koridorin e Kuvendit të Kosovës, kalimthi por në mënyrë thumbuese një grupi gazetarësh iu drejtua me fjalët ku jeni ju spiuna...
Pas regimit të njërit nga gazetarët duke kërkuar me ngulm sqarime për këtë ofendim ai ndërroi fjalët dhe u pozicionua vetëm për dy nga ata të cilët sipas tij nuk e kryejnë punën në mënyrë profesioanle dhe gjithnjë raportojnë dhe shkruajnë sipas direktivave të patronit të tyre.
Po ky deputet i cili nëse e lexon këtë shkrim duhët bile të skuqet për atë cka ka bërë vitin e kaluar(pasi që mendon se askush nuk e din bisedën e zhvilluar mes tij dhe gazetarit) kur njëri nga gazetarët qe ai e quajti spiun kishte kërkuar të bënte një intervistë dhe përmes telefonit e kishte pyeturse ku ndodhej ai, pergjegjia e tij kishte qenë mbi nanën tënde.... Tmerr...(pa marrë parasysh si ka qenë sjellja e gazetarit)
Se a ia vlen të jeshë i ndershëm dhe korektë (jo vetëm si gazetar) në veqanti në këto rrethana në këtë Kosovë, të jeshë i sinqertë dhe parimor , është vështirë të japësh një përgjegjie reale dhe bindëse, por heshtja dhe mosreagimi bile deklarativishtë, qoftë si banorë i ketij vendi,(jo qytetarë) individë cfarëdo lloj profesioni ,gjinie e moshe ,e në veqanti si gazetar, publicistë dhe transmetues i informatës e lajmit(cfardo qoftë ai) është obligim i dyfishtë dhe me peshë të posaqme.
Kurrsesi nuk duhët të lejojmë të na flasin për moralin të pamoralshmit, për patriotizmin spiujtë,për vlerën të paditurit, për demokracin antidemokratët.... apo te solidarizohemi me të pavertetat dhe insinuatat për etiketim të individëve e qe jo rrallë bëhën për inate, kaprice.... personale.