Kur guximi e humanizmi dominojnë

Për gjithë ata që e kanë pasion leximin, dhe kuptohet, për ata që nuk kanë pasur rastin ta lexojnë romanin Zëra nga Cernobili, të gazetares dhe shkrimtares së mirënjohur bjelloruse dhe njëherit fituese e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2015, Svetlana Aleksijeviq, kam një preferencë: Lexojeni se nuk do të pendoheni...
Me një prezantim brilant të ngjarjeve që ndodhen pas 26 prillit të vitit 1986, kur shpërtheu reaktori në centralin bërthamor Cernobil, gazetarja e mirënjohur bjelloruse, Aleksieviq i ofron opinionit te gjerë ngjarje e ndodhi nga kjo tragjedi kombëtare, por edhe me përmasa ndërkombëtare, ku mbi 2 milion banorë të këtij rajoni, kanë pësuar dhe vuajnë pasojat e kësaj ngjarje.
Kur e lexon ketë roman, është vështirë ta nderpresh e te mos e vazhdosh, por e veçanta është se (unë përsonalisht dy here hoqa dore nga vazhdimi i leximit) edhe mund te mos e vazhdosh leximin, apo ta nderpresesh me tutje, meqe ka momente kur prezentohen ngjarje e ndodhi dhe shpeshëherë ngjarjet e paraqitura, te tmerrojnë, te friksojnë, te dekurajonë, te nxisin, te dhemb koka, te provokojnë qe gjithësesi ta lexosh edhe me tutje te bejnë te solidarizohesh me viktimen, por edhe te urrejsh ne mase te madhe aparatqiket e pushtetarët deri te zyrtaret e kuq te Moskes .
Në këtë libër gazetarja dhe Nobelistja Aleksieviq, me punen dhe hulumtimin e saj tre vjeqar ne teren, në kontakt me puntorët e këtij centrali bërthamor, ish zyrtar te larte te partisë, mjek , ushtare, fshatare e intelektuale, me persona qe kane përjetuar në lekure e shpirt cfarojen dhe vdekjen e me te afermeve dhe me te dashurve te tyre , i ofron botes tabllo dhe nje pasqyre me te vetmin qellim, siq thot edhe vet autorja:Cernobili eshte nje mister dhe njoll per shekullin 21....
Ne kete liber, na paraqiten me emer e mbiemra edhe mjeke e ekspert nga Institutet Berthamore te Bjellorusise, akademike.... qe kritikojne pushtetin qe nga niveli lokal e deri ne ate qendror, andaj edhe Nobelistja Svetllana, ne radhe te pare, me guximin dhe formesimin e saj politik e patriotik, perkunder kercenimeve, qe perjeton, permes ketij libri, dergon nje mesazh shume te forte gjithekund ne bote, per pasojat e politikajve dhe liderve te pangopur e te korruptuar, te cilet per interesa e perfitime personale, jane ne gjendje te shkatrrojne edhe popullin e vet, siq paraqitet edhe rasti i Cernobilit.
Cmimi Nobel, për Svetlana Aleksieviq është pak..., por mendoj, se çmimin me të lartë, e ka marre nga populli i vet dhe nga ata qe duan të vërtetën.