09 Janar 2025

Kur drejtësia heshtë

Shkruar nga Mr.sc. Arian Ramadani

Tash e trembedhjete vite familja Ramadani kërkon Drejtesi për bijet e saj, kërkon drejtesi tek te padrejtit.

Në çdo vend të botes egzistojnë parimet e se drejtesi, parime në bazë të se cilave duhet te ndahet Drejtesia mirëpo në vendin tonë të gjitha këto parime hidhen poshtë dhe ndarja e drejtesisë nuk bazohet në këto parime por në parimin e personave me fuqi te madhe, përsona të cilet janë vet ligji.

Është turp i madhe për një vend siç është Kosova e që proklamohet si vend demokratik të mbahen në burg përsona të pafajshëm, të dënoj përsonat pa as edhe një fakt të vetem.

Ne familjaret kemi bër gjithëçka çka është e mundur dhe kemi shfrytezuar të gjitha rruget e mundëshmë ligjore për të kërkuar Drejtesi për bijet tanë duke shfrytezuar të gjitha instancat shteterore të cila do të duhet të ndanin Drejtesi mirëpo këto kërkesa tona deri më tani të gjitha kan hasur në vesh të shurdhër dhe asnjëher nuk na është ofruar drejtesia që ne po e kërkojm.

Me vendimin e fundit te Gjykates Themelore ne Gjilan është vertetuar edhe njëhere serviliteti i këtyre organeve ndaj pushtetit, të dënohen përsonat e pafjshëm dhe te jenë të lirë fajtoret kjo është e pakupttimte dhe krejtesisht e pakapshme për ne.

Athua vallë edhe qka tjeter duhet të bëjm ne familjaret që të del ne sheshë e verteta ne rastin Kiqina, edhe sa vite të tjera duhet te kalojn deri te zbardhja e së vërtetes dhe lirimi i bijëve tanë nga burgu.

Ne asnjëher deri me tani nuk kemi kerkuar asgjë më shumë se Drejtesi, nuk kemi kerkuar as falje e as lëmosh nga ju, nuk kemi kerkuar asgjë më shumë veq asaj që na takon lirit dhe te drejtat themelore te njeriut, te jemi të barabart para ligjit sikur të gjithë qytetaret e botes së civilizuar, e jo te jemi në burgë dhe askush të mos merret me ne se edhe ne jemi qytetar të keti vendi edhe ne kemi kontribuar për kët ditë të cilen jemi. Drejtesi për vëllezerit Ramadani dhe Kiqina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)