22 Prill 2025

Kumanova, letër atyre që dinë të lexojnë

Shkruar nga Avni Tafili

Pamje drithëruese s\'është ajo e flakës e tymit, sa janë sytë e atyre njerëzve, te cilëve u dolën ne prite, dhe ende nuk e kuptojnë se ke po takojnë.

Ke prej tyre kane mikun, e ke armikun. Kush prej tyre e filloi e kush do te mbaroje atë qe filloi. Kush hapi flaken, për te nxjerre tymin, e kush me tymnajen do te arrije synimin.

Ajo flake e tymë qe pame e ndoqem, ishte një gjurme për te mbuluar shume gjurme tjera. Flake devijuese.

Goditje për te mos u goditur ajo qe është pergatitur te goditet. Per te lejuar enet e nendheut te saj te lëvizin lirshem ne jetesimin e nje ecjeje, qe askush te mos e hetoje e dalloje.

Dhe qe askush nuk ia di fillimin e mbarimin, perveç atyre qe mbajten ne duar shkrepesen dhe barutin.

Ne nje ane, Tirana pret mikun e madh te shqiptareve. Ndersa ne anen tjeter, ne Prishtine, po zbarkojne shume detyra e pergjegjesi per te levizur ne drejtimin, qe eshte pergatitur ajo vije vite me radhe.

E ne Shkup, si nje qender e rendesishme shqiptare, levizjet e fundit te vetedijes dhe ndergjegjes shqiptare per nje rimekembje dhe fillim ndryshe, na del Kumanova trime, aty ku buruan shume levizje, te cilat na sollen zhvillimet qe kemi ne trevat tona shqiptare, te goditet, kaq çuditerisht,  synon perveç shperqendrimit, edhe e zhytjes se faktorit te mirefillte shqiptar ne nje qorrsokak me vetedijen e tyre, por te pavullnetshem.

Kumanova, kjo vater e rendesishme shqiptare. Aty ku perplasjet e se nesermes, do te jene perplasje vendimtare per te ardhmen e gjithe Shqiperise.

Loja qe po luhet, eshte nje loje pa shikues.

Por jo. Eshte e thjeshte. Kerkohet qe shqiptaret te deshtojne ne provimin e tyre te demokracise dhe integrimit perballe faktorit nderkombetar dhe atij europian.

Qe shqiptaret te shihen gjithnje egersirat e Ballkanit dhe te Europes.

Qe shqiptaret te jene gjithnje ai kercenim, per te cilin vazhdimisht trumbeton Beogradi neper Bote.

Qe shqiptaret jane popull qe s\'di te mendoje e veproje politikisht.

Qe shqiptareve nese iu jep Shqiperine e tyre, do te kerkojne edhe Beogradin e Athinen.

Fatmiresisht keta jemi, se ne nuk dime te jetojme me te keqen e dinakun, me gjakpiresin e tradhtarin.

Se ne nuk mund te bashkejetojme me ata qe na prene ne bese.

Se ky shekull eshte i yni, dhe kete e dine te gjithe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)