22 Dhjetor 2024

Kultivimi i mendimit politik kope nga Sabri Hamiti

Shkruar nga Xhevat Meha

Tash se voni, në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, Sabri Hamiti lexuësve ua paraqiti një shkrim. Këtë shkrim e shoh si kultivim i mendimit politik kope në LDK.

Kultivimi i mendimit politike ne LDK është kryer për kohë të gjatë nga shumë veprime e shumë bartës, dhe jo vetëm nga ky shkrim. Për fatin e keq të Kosovë kësilloj kultivimi kryhet në të gjitha partitë politike që veprojnë në Kosovë.

Kultivimi i mendimit politik kope si sundues mbi mendimin politik vetanak nuk kryhet rastësisht, është i menduar për të arritur synime të caktuara politike. Kur sundon ligjika e kopesë, pamundësohet mendimi politik racional, edhe errësohet pamja e intëresave të vërteta të qytetarëve.

Në qendër të mendimit politik kope është “prijësi para kopeja mbrapa”. Në qendër të mendimit politik vetanak është “prijësi para bashkëmendimtarët mbrapa”.

Kultivimi i mendimit politik kope në këtë shkrim nga Sabri Hamiti gjason me modelin: Pas Titos, Tito.

Sëpari “Tito” ndërtohej si konstrukt abstrakt mendor për të larguar qytetaret nga njohja e interesave të tyre konkrete. Çfarë interesash konkrete të qytetarëve do të mund të zgjidhte Tito i vdekur? Pastaj me veprime tjera ndërtohej kopeja, dhe mëtutje me veprime tjera shtesë homogjenizohej kopeja.

Shkrimi i Sabri Hamitit si strukturë pak-a-shumë përmbanë të njëjtin proces në 6 pjesë:

Mbamendje: - Kanë kaluar 15 vite dhe konstruksioni abstrakt mendor i ndërtuar më heret ka filluar të zbehet.

Politika e Rugovës: - Ridefinimi i konstruktit abstrakt mendor si kapital politik pjesa e parë, nevojë për qartësim si pasoj e interpretimeve të ndryshme po edhe kalimit të 15 viteve nga vdekja në funksion të fuqizimit të mendimit politik kope.

Rugovizmi: - Pjesa e dytë e ridefinimit të konstruktit abstrakt mendor si kapital politik në funksion të fuqizimit të mendimit politik kope .

Trashëgimi: - Përcaktimi me disa elemente ridefinimi i trashëgimisë së konstruktit abstrakt mendor si kapital politik në funksion të homogjenizimit të mendimit politik kope.

Lakmia e përvetësimit: - Drejtimi i gishtit kah rreziqet si frikësim i pjesëtarëve të kopës për të siguruar pacenueshmërin e mendimit politik kope në funksion të homogjenizimit maksimal.

Vëmendje: - Udhërrëfimi i përcaktimit të pronësisë së kapitalit politik nga konstruksioni abstrakt mendor që bartet vetëm nga mendimi politik kope në LDK, përckatimi se askush që largohet nga mendimi politik kope nuk ka çasje në këtë pronësi.

Tek udhërrëfimi në pjesën 6) Vëmendje, Sabri Hamiti paraqet: “LDK-ja sot duhet të ruajë parimet themelore të partisë së djathtë nacional-demokratike…..”.

Nuk kam patur rastin të shoh diku që Sabri Hamiti të këtë nxjerrë nga vetja për lexuesin diçka nga pikëpamjet e tij se cilatë janë parimet themelore të LDK-së si parti e djathtë nacional-demokratike.

Nuk kam patur rastin të shoh diku që Sabri Hamiti të këtë nxjerrë nga vetja për lexuesin diçka nga pikëpamjet e tij se si Ibrahim Rugova ka qenë nacional-demokrat, se si Ibrahim Rugova ka arritur të grumbulloj në LDK numrin me të madh ndonjëhere të nacional-demokratëve, se si Ibrahim Rugova ka arritur që në LDK mbrenda të përfshij dhe të udhëheq me nacional-demokratët dhe me nacional-komunistët njëkohësisht.

Në veçanti, nuk kam patur rastin të shoh diku që Sabri Hamiti të këtë nxjerrë nga vetja për lexuesin diçka nga pikëpamjet e tij se si pas vdekjes se Ibrahim Rugovës nacional-komunistët arritën nga mbrenda të marrin dhe tani të kanë drejtimin e LDK-së, dhe hap-pas-hapi të largojnë deri në margjinalizim individët bartës të vlerave nacional-demokratike.

Pa ofrimin për lexuesit të pikëpamjeve të tij rreth zhvillimeve me vleratë nacional-demokratike mbrenda LDK-së, udhërrëfimi për ruajtjën nga LDK të parimeve themelore të partisë së djathtë nacional-demokratike mbetet lyerje e trunit me tlyn për anëtarësin e LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)