23 Dhjetor 2024

Kultet fetare serbe i prijnë çështjes kombëtare

Shkruar nga Asllan Dibrani

Kohët e fundit debatet për Kosovën po vijnë gjithnjë duke ju afruar finales se kozmopolizmit të prodhuar dhe të mbjellur nga qarqet serbe, mbi mitet dhe historinë e rreme monopoliste dhe propaganduese , mbi Kosovën!

Nxiten situatën me shekuj të derdhet gjaku i shqiptarëve për tokat e veta. Lind pyetja si  e bindi ky popullin e vet në këtë mënyrë aq vandale dhe edhe të vdesin për tokën e huaj ?

Nacionalizmi serb gjithnjë i  ka ushqyer me propagandë antishqiptare popullin e vet,  duke e pasur edhe  rolin e  kishës si zëdhënëse  për( fe e komb )nga elementet kryesore të mitologjisë kombëtare serbe.

Ky mit është i lidhur me idenë e "mbi Kosovën " dhe perceptohet në përgjithësi në një fare programi qe edhe humbjet e veta i mitizojnë si  rezultate,  duke i shfrytëzuar edhe  baticat e zbaticat negative a pozitive, vetëm e vetëm të jenë në shërbimin e popullit të vet, rast konkret është evident deri në vetëflijim për kombin e vet, po edhe me pretendime për te huajën.

Rasti i Martinoviqit në Gjilan qe e futi shishen ne zorrën e trashë duke i akuzuar shqiptaret se e dhunuan, ku ekspertiza e ma vonshme e vërtetuan qe( ai ja futi vetvetes, vetëm ta mbroj interesin e kombit të vet ky rast ishte hiti i propagandës serbe disa vite kundër shqiptareve ?

Historia  evidenton edhe shumë raste tjera si në dhënien e gjitheçkafit për" atdhe e shtet", deri në luftën e fundit qe shumë të ri serb, nga Serbia erdhën në luftën e Kosovës ta pushtojnë dhe ta glaberojnë siç vepruan me tokat tona nga Nishi e Leskovci me Sangjakun, çka do të thotë  në pretekstin e mbrojtjes se Serbisë nga" terroristet shqiptar" ku edhe  i lanë eshtrat në Kosovë për tokën e huaj me synim t'ja bashkojnë Serbisë , ndërsa shqiptaret bëhen vegël e huaj me i çliruar vendet e huaja deri sa veten e lënë nën okupimin e huaj siç ndodhe këto ditë me një grup mercenarësh shqiptar qe ne emër të sektit te tyre fetar vehabist  u rreshtuan në krah të rebelëve në Siri, ku luftojnë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad qe njeri me emrin Naman Demolli, u vra në front, merreni me mend deri ku kanë shkuar organizata ekstremiste shqiptaretë frymëzuara nga organizata famëkeqe "Bashkohu"  e organizuar nga vehabistet e Kosovës!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)