Kujt iu desh Astriti i vrarë
Shkruar nga Blerim Muriqi
Kosova tashmë ka hyrë në pasiguri qytetare! Kushdo në veten e tij do jetë pyetur këto ditë: a jam I mbrojtur për jeten? Në cilën kthinë të jetës mund të jem i zhdukur? Ku duhet të vëjë këmbët dhe cila dërrasë e shoqërisë më lëshon?
Pyetje të cilat jeta nën pushtim ia bënë njeriut bartës të saj, pyetje të cilat sjellja ia dedikon mbijeteses nën pushtetet kriminale, në rrugën e madhe të krimit. Po Kosova ku është?!
Në mungesë pushtimi ajo është në të keqen e dytë.
Atje ku grykësia është pushtet e rrugaqëria politikë, atje ku qiklopët e krimit dhe specialistët e shërbimeve ka rrezik ti kenë bashkë-shtruar tapetin e kuq plojës së madhe të dhimbjes dhe portës së mosbërjes së shtetit ligjor.
Me një fjalë atyre që duan ta mbajnë Kosoven në eter pa taban bërjeje, Atyre të cilët duke mos u ngopur me zhvatjen dhe kapjen e vendit po hapin autostradat e rahatshme për gjithë lojërat e shërbimeve armike dhe përçudnimeve tona.
Astriti, Famijla Dehari, përkatësia politike dhe momenti të cilin po kalon Kosova nëpër temat popullore të hapura ku qeveria as është e besueshme e as po mundet të funksionoj janë sot përzgjedhjet nga ku goditemi si shoqëri, nga ku rrezikohemi për në kaos.
Pushteti do duhej të shpejtonte në ndryshimin e vetes dhe tI hapte rrugë ndryshimit të mendësisë si reflektim popullor.
Ai duhet ta gjej këtë rrugë duke gjetur fillimisht forcën për të tejkaluar apetitet e tij kriminale për të kapur vendin.
Pasiguria qytetare që ka zgjuar vrasja e Astritit është gota e thyer në duart e pushtetit dhe ajo po shpërndahet rrënueshëm në themelet e shtetit me fatkeqësin të cilën mund ta kemi të vështirë ta ndalim.
Astriti nuk iku, ai është kudo në pasigurinë tone qytetare, erdhi I pashkuar, kush e lodh në mbajtje përtej vdekjes?!
Ne jemi në një situate ku vendimmarrja është hiqshtëpi. Me isen hiq njeri, hiq pushtetar, një vartës I Hashimit dhe një ndjekës I fatit të tij nën frikën e gjykimit popullor, Me Kadriun të vetmen shpresë që filloj të fryenti si era e Jugut tone që me ardhjen e tij publike por që e ngulfaten më zi se sa Astritin që me futjen e sigurimit në Sallen e Kuvendit dhe me Hashimin Kryetar që performon kudo e gjithçka nga jasht-sistemi dhe partitë me pusulla të humbura e pa busulla fare neve na pret një pakohë.
Pakohë ku ka hapsirë për çkado dhe për këdo.
Astriti iu desh dikujt dhe na takon si shoqëeri të kuptojmë kujt iu desh kjo fatkeqësi dhe ku deshen ta qojnë Kosovën me të, Në mposhtje a në përballje?!