28 Dhjetor 2024

Kujt i referohemi me fjalën Terrorizëm

Shkruar nga Fidan Mustafa

Terminologjitë bashkëkohore mbi përkufizimin e gamës së “Terrorizmit Islamik” në shumë aspekte, paraqitet si një term i përgjithësimit të gjërave mbi bazë ideologjike e fetare.

Derisa shumë teoricienë e përkufizojnë dhe arsyetojnë termin “Terrorizmin apo Ekstremizmin Islamik” mbi bazën se sulmet të cilat bëhen, bëhen mbi bazën e konceptit të Ideologjisë Islame.

Por sa është i saktë termi “Terrorizmi apo Ekstremizmi Islamik”...?

Ne jemi dëshmitarë të shumë debateve televizive, shkrimeve të gazetave, portaleve, analizave etj, duke u munduar të shpjegojnë tema mbi “Terrorizmit Islamik” pa e sqaruar asnjëherë se çka me të vërtet bart gama e Termit Ekstremizëm, Terrorizëm Islamik.

Jam i bindur që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve nëpër debate e analiza janë të Pavetëdijshëm mbi gamen se çka përkufizon ky term, dhe se a ekziston me të vërtet ky term për atë se çka flasin?. 

Ndërsa, një pjesë e tyre (pjesëmarrësve në debate e shkrime), janë plotësisht të vetëdijshëm mbi bazën e arsyes së përdorimit të këtyre termeve, duke u munduar që nëpërmjet terminologjive të fyhen, nënçmohen, madje edhe të përçajnë popullin e Kosovës, duke u munduar që çdoherë të nxjerrin një fajtor për këtë dukuri, duke akuzuar Islamin dhe Myslimanët.

Duke u përdorur nga Mediet, politikanët, analistët, Termet si “Ekstremizmi Islamik, Terrorizmi Islamik”, po kontribuojnë drejtpërdrejt në publicitetin e grupeve dhe organizatave terroriste.

Këto grupe po fuqizohen çdo ditë e më shumë mbi supet e Islamit dhe Myslimanëve, fal “mirësisë së medieve dhe politikanëve”, duke ju bërë reklamë PA PARA apo ndoshta edhe paguhen nga grupet terroriste me ju bërë reklamë. 

Këto reklama të dhunës po ndikojnë te të rinjtë tanë duke ju dhënë edhe një arsye qytetarëve të Kosovës për t’ju bashkangjitur këtyre grupeve, duke i quajtur si lidhshmëri me Islamin e Myslimanëve, çka po ndikon te një pjesë e të rinjve tanë për t’ju bashkangjitur këtyre grupeve, duke menduar ata se ky qenka Islami, po ju bashkëngjiten grupeve terroriste, fal reklamave të politikës dhe medieve për poen politik.

Sikur Terminologjia të ishte përdorur në suaza të kufizuara si një grup p.sh: terroristët e Isis, pa u përdorur termi Islam apo Mysliman, do të minimizonte pjesëmarrjen e të rinjve tanë në këto lufta.

Por, si duket kjo nuk po i shkon përshtati dikujt, sepse pa këto propaganda nuk munde të bëhen spektakël në media, madje të zhvendosim vëmendjen e qytetareve të varfër duke menduar se paska me keq se varfëria e tyre.  

Nuk ka dyshim që kontribuuesit e  përçarjes, fyesit e popullit të Kosovës janë të dirigjuar nga strukturat e shërbimeve të fshehta të cilët nuk ja duan të mirën popullit të Kosovës. Populli i Kosovës ka ditur gjithmonë të jetë solidar, mendjemprehtë në procese edhe më të vështira ku ja ka dalë mban.

Këta dashakeq që sot po e reklamojnë vetëm negativen, po na servojnë vetëm dhunë, grupe terroriste, përçarje, urrejtje e çka jo ma negative se tjetra, po ju bëj me dije se ne jemi një popull që kishim shtet paralel me Serbin edhe atëherë kur 90% e popullit të Kosovës ishin të pa punë.

Ne jemi një popull kur edhe atëherë kur u mbyllen të gjitha shkollat për arsim, ne shtëpitë tona i bëmë institucione arsimore. Ne jemi një popull kur kafshatën e bukës e ndamë mes popullit, kështu që të kota janë tendenca e juaj për të përçarë këtë popull.

Islamin dhe Terrorizmi si terminologji nuk duhet lidhur mes vetit. Barac Obama,” urdhëroi një rishikim të strategjisë së sigurisë kombëtare të Amerikës, për të zhdukur lidhjen mes Islamit dhe Terrorizmit si Term”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)