Kujt i pengon suksesi i Agjencisë se Kosovëspër Akreditim
Agjencia e Kosovëspër Akreditim (AKA) qe disa vite me radhe organizon vlerësimin e institucioneve te arsimit te larte. Për te siguruar paanësi dhe një proces fer, Agjencia, duke u bazuar ne Ligjin për Arsimin e Larte, angazhon vetëm ekspert ndërkombëtar ne panelet vlerësuese.
Gjithashtu organi vendimmarrës brenda Agjencisë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka tre eksperte ndërkombëtar te cilët janë gjithmonë prezent gjate marrjes se vendimeve për akreditim.
Fatkeqësisht pas marrjes se vendimeve për akreditimin dhe mos akreditimin e disa programeve te tyre te studimit, disa pronar te kolegjeve private, te frustruar për dështimet e tyre te radhës, dhe për ti larguar përgjegjësitë ndaj studenteve dhe stafit te tyre, po njollosin pa asnjë argument punën e bere nga AKA.
Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin publik se Agjencia asnjëherë nuk ka marre asnjë njoftim se është nen hetime nga cilido institucion ne Kosove. Për me shume na befason fakti se si munden mediat pa asnjë argument dhe dëshmi te publikojnë te pa vërteta te tilla, për te cilat do te kërkohet pergjegjegjesi nga organet kompetente.
Sa i përket reputacionit te AKA dhe anëtarësimit në trupa të ndryshme ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë, AKA ështëanëtare ne: Rrjetin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë ENQA (anëtare e asocuar), Rrjetin e Agjencive të Evropës Qendrore dhe Lindore për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë CEENQA (anëtare e plotë), Rrjetin Ndërkombëtarë për Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e LartëINQAAHE (anëtare e plotë).
Vitin e kaluar, për here te pare, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka aplikuar për anëtarësim te plote ne ENQA.
Në kuadër të këtij procesi, AKA është vizituar nga një panel i ENQA-s me ekspertë ndërkombëtarë në Janar 2014. Pjese e takimeve te parapara nga ekspertët ndërkombëtarë ishin përfaqësues të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, përfaqësues të studentëve nga institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, përfaqësues të stafit akademik, përfaqësues të shoqërisë civile etj.
Më 11 Prill 2014, AKA ka pranuar raportin final të panelit vlerësues (bashkangjitur si attach). Ky raport i vlerësimit është pozitiv dhe i rekomandon Bordit te ENQA-s akreditimin e AKA-se për periudhe te plote te anëtarësimit prej pese viteve.
Vendimi për AKA-nëishte parashikuar të merret në mbledhjen e Bordit të ENQA-s më 19 Qershor. Megjithatë më 24 Qershor, AKA ka pranuar një letër nga Presidenti i ENQA z. Walsh(bashkangjitur si attach), i cili njofton AKA-në se me qëllim të marrjes së sqarimeve shtesë nga Paneli Vlerësues në lidhje me kriterin 3.6, vendimi për anëtarësimin e plotë të AKA-së në ENQA shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Bordit, përkatësisht në Shtator 2014.
Kryetarja e Këshillit Shtetëror tëCilësisë, Prof. Ferdije Zhushi më datë 26 Qershor i ka dërguar letër Presidentit të ENQA ne te cilën ka kërkuar sqarime shtese nga ENQApër arsyet e shtyrjes se marrjes se vendimit, duke pasur parasysh rekomandimin pozitiv te panelit vlerësues (bashkangjitur si attach) dhe ka narre përgjigje nga Drejtoresha e ENQA-s se shtyrja është bere për shkak se bordi i ENQA-s ka kërkuar nga paneli vlerësues informata shtese lidhur me standardin 3.6 (bashkangjitur si attach).
Ështëpër te ardhur keq se si portalet e (dez)informimit nuk janë shërbyer me informatat te sakta te arritshme ne ueb faqen tone, por janë shërbyer me dezinformata dhe thashetheme nga individ te caktuar, jo te denje për te udhëhequr institucione te arsimit te larte, te cilat kane dështuar te përmbushin kërkesat e AKA-se.
Prandaj asgjë e shkruar ne to lidhur me korrupsionin, vendimet politike apo refuzimin nga ENQA te AKA nuk qëndron dhe është shpifje e kulluar.
Përkundër përpjekjeve te tilla qëllimkëqija për njollosjen e punës se AKA-se, duam te sigurojmë studentet, prindërit e tyre dhe te gjitha palët e interesit se AKA do te vazhdoj punën e saj transparente dhe profesionale si deri me tani.
/Autorja është Kryetare e Keshillit Shtetëror te Cilësisë/