08 Janar 2025

Kujdes se po krijoni një Republika Serpska

Shkruar nga Xhevat Bislimi

(Po e sjell në vëmendje për ata gazetarë, analistë e opinionistë që mendjen e kanë veç te leku që u paguan zotëriu e jo te Kosova shqiptare...)

Dy herë ka reaguar dhe ka mbajtur qëndrim hapur (botërisht) Zyra-Ambasada amerikane në Prishtinë. Hera e parë ishte kur kryeministri i asaj kohe, Agim Çeku, duke dëgjuar këshilltarin e tij serb nga Kroacia, pat propozuar (kërkuar) që Kuvendi i Kosovës t\'i kishte dy dhoma (dy kate): dhomën e shumicës dhe dhomën e pakicave!!

Asaj kohe doli Zyra amerikane publikisht kundër dhe e ndaloi këtë \"rrëshqitje\" të madhe që po e kërcënonte Kosovën...

Herën e dytë, Ambasada amerikane (Ambasadorja) reagoi gjatë bisedimeve që po mbaheshin në Bruksel midis Serbisë dhe vazalëve të saj në Kosovë.

Vazalët-kuislingët e Prishtinës po bisedonin me Serbinë në Bruksel për sistemin e drejtësisë (edhe ky duhet të ndahejë në shqiptar-kosovar e në serb!!) dhe për themelimin e një gjykate të veçantë për Veriun e Republikës!!

Ambasadorja doli publikisht, sepse u detyrua nga lëshimet e rrezikshme që po bënin vazalët e Beogradit, dhe tha: \"Kujdes se po krijoni një republika serbska në Kosovë\"!

E, megjithatë, politikanët vazalë, por edhe gazetarët, analistët e opinionistët e paguar nga \"bosët\" e tyre vazhduan ta injorojnë këtë shqetësim publik të Ambasadës dhe të Amerikës (qëndrimi i Ambasadorit është qëndrim i Kryetarit të Amerikës)!!

Kësaj here, qeveria e Kosovës-krerët e saj, nuk e dëgjuan Amerikën !! Shkuan edhe më larg se kaq me lëshimet e tyre ndaj Serbisë: pranuan edhe krijimin e një miniserbie në Kosovë, zajednicën!!

Prandaj, të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sekretari amerikan, Keri: \"Ne nuk përkrahim asnjë marrëveshje që cenon-prek pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës\"!

Kjo ishte shuplaka e nxehtë që Keri ua dha Isahashimit në aeroportin \"Adem Jashari\", sepse \"nuk kishte kohë\" të vinte t\'i takonte në zyrat e qeverisë! Sjellja e Kerit (injorimi) ndaj Isahashimit në aeroprt i kishte trembur pa masë këta trimosha që ndjekin e burgosin kundërshtarët politikë, ata që po mbrojnë Republikën, i kishte frikësuar shumë këta idiotë që guxuan të sulmonin dhe terrorizonin e vandalizonin një parti politike legale e parlamentare!

Edhe Sekretari amerikan ripohoi për të satën herë qëndrimin e Amerikës dhe të qeverisë amerikane se nuk mbështesin të korruptuarit, të papërgjegjshmit, vazalët e Serbisë dhe ata që duan të krijojnë një republika serbska në Kosovë. PIKË!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)