22 Dhjetor 2024

Kufizimi i ofrimit të shërbimeve

Shkruar nga Mevlan Fazliu

Me Vendimin e Kuvendit Komunal në Gjilan Nr.16/10608 dt: 24.06.2011për kufizimin e ofrimit të shërbimeve, me pagesën e faturave për mbeturina dhe ujë, është kufizuar e drejta e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve nga ana e Kuvendit Komunal në Gjilan.

Në seancën e 24.06.2011  Nr.16/10608 në Kuvend Komunal merret vendim për: Kufizimin e ofrimit të shërbimeve me pagesën e faturave për mbeturina dhe ujë.

Siç ka ndodhur kjo,ndoshta më mirë e dinë shefat, sepse në fillim të propozim-vendimit shumica e delegatëve ishin kundër dhe kundërshtonin haptazi se “kurr nuk do ta votonin një vendim të tillë”,me presion apo pa te ky vendim kaloi. Presioni ndoshta është praktikë e qeverisjes në nivelin qendror?...

Pas hyrjes së vendimit në fuqi,qytetarët e Komunës së Gjilanit ishin të pakënaqur sepse me këtë vendim,kufizohen në masë të madhe të drejtat dhe liritë elementare të njeriut,për ofrimin e shërbimeve nga Komuna e Gjilanit.

Konsiderojmë se ata qytetarë që i paguajnë me rregull pagesat për mbeturina dhe ujë do të jenë më të prekurit,pasi mundësia për të kryer shërbime është direkt e lidhur edhe me kryerjen e këtyre pagesave të cilat ndikojnë jashtëzakonisht shum për mbulimin e shpenzimeve familjare.

Qytetarët kanë një marrëveshje me kompaninë për grumbullimin e mbeturinave “Higjiena”në Gjilan,dhe Ujësjellsin”Hidramorava”për furnizim me ujë, të cilat janë kompani publike me të cilat qytetarët juridikisht kanë një kontratë me rastin e kyqjes në sistemin e mbledhjes së mbeturinave dhe furnizimit me ujë.

Janë këto kompani që dotë duhet të kërkonin inkasimin e pagesave,nëse qytetarët nuk i kryejnë obligimet e tyre, prandaj është i pa bazë juridikisht, vendimi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi shkelen ligjet si më poshtë dhe se është interpretuar gabimisht dispozita e nenit 17 parag. f të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr. 03/L-040, pasi komuna ka të drejtën e menaxhimit në ofrimin e shërbimeve, por jo edhe kufizimin e ofrimit të shërbimeve me pagesë të faturave për mbeturina dhe ujë.

Qytetarët e Komunës së Gjilanit janë të habitur me qeverisjen komunale,pasiqë këta të fundit nuk i përmbushim premtimet e fushatës që kishin ”lehtësim në ofrimin e shërbimeve në komunë”,përkundrazi tani kufizojnë edhe të drejtat  më elementare.

Mund të ceket  komuna e Ferizajit e cila e kishte ofruar një propozim të tillë,mirëpo shumica e delegatëve ishin kundër,bile edhe ata të pozitës.

Pra,mund ta marrin shembuj, që delegatët tanë ti shiqojnë interesat e qytetarëve të komunës së Gjilanit sepse përfaqësojnë popullin e jo interesat tjera politike,në fund të fundit ata i jepin llogari qytetarit.

Prandaj,duke e parë këtë shkelje është bërë një petecion me nënshkrime të qytetarëve të Komunës së Gjilanit që na është ofruar neve si përgjegjës: udhëheqësi: Mevlan Fazliu me ndihmësit:Leonard Miftaraj dhe Shpëtim Idrizi,  të cilët Ankesën e kemi dërguar te Avokati i Popullit(te zyra në Gjilan) për ta shqyrtuar dhe ai për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese që ky vendim i kundërligjshëm të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Avokati i popullit na është përgjigjur “rasti njëhere duhet të dërgohet në Gjykatë Komunale e pastaj kur të shtjerren të gjitha mjetet juridike mundeni me ofruar këtu(shkon procedurë e ngadalshme),mirëpo ne si rast kemi me marrë në shqyrtim”,na është marrur ankesa dhe është protokuluar.

Ne ju kemi përgjigjur :”me rëndësi është që Ankesa të shqyrtohet,sepse jemi duke e bërë për hir të qytetarëve të Komunës së Gjilanit”.

Në fillim të muajit Shtator 2011 Avokati i popullit dot mbaj një takim me të gjithë zyrtarët që ka nëpër Rajone të Kosovës(përfshirë edhe zyrën e Gjilanit)  dhe në atë takim na është premtuar që dot diskutohet edhe kjo qështje.

Nëse Avokati i popullit (zyra e Gjilanit),nuk e ka marrur seriozisht vendimin,bazuar në ligjin për Avokatin e popullit,ne qështjen do ta ngritim te Avokati i popullit në nivel qendror.

Pra, Avokati i popullit vet ka të drejtë ta merr rastin në shqyrtim për ta dërguar në Gjykaten kushtetuese.

Po edhe nëse nuk dot merret parasysh kjo Ankesë nga ana e Avokatit të popullit kinse nuk janë shtjerrur mjetet juridike,ne prapseprap do ti ndjekim të gjitha procedurat që vendimi të anulohet,edhe pse vonë.
                                                                                                                                             


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)