Kufijtë Kryeministër vendosen mbi kritere tjera
Shkruar nga Sali Rexhaj
Sot po të drejtohem si këshilltar, pa pagesë rreth demarkacionit. Nuk është hera e parë po është hera e fundit që po të drejtohem për këte punë.
E di se ke zëvendesa, ministra, zëvendesministra e këshilltar me shumë se Trump, më shumë se edhe Kina, por po te drejtohem vetem për nje qeshtje të cilen e di më mire se ti dhe se të gjithë këta qe të rrethojnë.
Po kthehem pak mbrapa, aq sa mban mend shkenca e historia. Këta kufinjë na i vendosi Bizmarku, pra Kongresi i Berlinit në vitin 1878.
I vendosi Evropa për ti mbrojtë kufinjët e qytetaret e vet. Kufinjë më të padrejtë nuk e di se ka, për shqiptar e per mua personalishtë se vijë nga ajo pjesë e trojeve ku na ndau kufiri për mes.
Sterrgjyshi im Avdi Smajli u vra si bajraktar i Rugoves në mes te Beranit ne vitin 1876, aty e ka edhe sot varrin. Komplet te paret e mije nga ana e nënes, Stanishtaj sot Muriq u vrane në Kanjonin e Moraqës ne luftë me malazez e per kufi.
Rexhë Avdia, babëgjyshi im i priu Rugoves nen Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, bashk me Ali Pashen e Jakup Ferrin ne luftën e Nokshiqit me 4.12.1879, ku u mposhtë ushtria e Mark Milanit. Pra çdo pëllembë e kësaj toke eshte e larë me djersë e gjakun e të parëve te mi e bashkëvendasve te mi.
Gjyshin tim Ali Rexhin e vranë ushtaret malazez te Kulla e Milisterit ne Pejë në vitin 1913 sëpse nuk pranoj qe ta heqë plisin e vendosë kapicen. Nga shqiptari të shëndërrohet ne malazez. Jo për te gjallë.
Babai im 7 vjeqar ishte më te. Ate e moren dhe e mbajten 6 vjet në një familje malazeze, pastaj e gjeti mixha i tijë Bajrush Rexhi, pasi u këthy nga Shkodra ku paten ikë Rugova me gra e femij.
Po sot kufinjet Kryeminister vendosen mbi kritere tjera, kjo u percaktua nga komisioni i Badinterit ne vitin 1992, i cili si kriter mori kadastrat, me të drejtë, sepse çdo kriter tjeter, etnik, historik... nuk do ti ndalte luftërat kurrë ne Ballkan. Ballkani është shumë i vogel për të krijuar shtete të mëdha.
Une kufinjet nuk i di më saktësi milimetrike, po e di 100% së kufiri i Kosovës, as ai i komunës së Pejes kurrë nuk ka qenë ne Çakorr e ne Kullë, po në mes te Kuqishtës e Bjelluhës, kete ma ka thëne mua babai im kur isha i vogel, këte ma ka thënë me dhjetra here policia malazeze dhe banorët lokal aty, si dhe barinjët e Dukagjinit te cilet delnin ne bjeshkë ne Bjelluhë e merrnin me qera stane e kullosa nga banoret e Malit të Zi e paguanin taksat ne Plavë.
Une kam kaluar nëpër ato rrugë me qindra here se kam bashkëfamiljar të shumtë ne Rozhajë motren, në Vuthaj e Guci dhe Plavë teze, halla, nipa e dajë.
Prandaj Kryeminister, çdo kush qe të ka thëne se kufiri eshte ne Çakorr të ka rrejte. Sidomos Ali Lajqi me shokë. Aliu ka qene dy mandate kryetar i Pejës, ka nxjerrë plane zhvillimore e hapsinore, kurrë nuk ka figuruar në to kufiri ne Kullë e Çakorr.
Kurr nuk i ka shkelë kemba në Çafë te Çakorrit, aty ne nje kafe te cilat i vizitonte shpesh, natë e ditë sa ishte kryetar. Aq me shumë, asnje komision nuk arriti te deshmoj se Kosova, Peja ka humbë nje milimeter tokë.
Aliu ka ndërruar parti si kemisha te trupit, ishte edhe të ti në AAK pasi e hodhi LDK ne rrugë. Ju gjete mirë ne ditë të veshtira, po a të kujtohet kur e prisje Listen Serbe 4-5 orë me ardhë nga Beogradi, Aliu tani ishte në nje parti tjeter e nuk ta jepte votën për kryeminister. Një rugovas, një burrë Rugove kete punë nuk e bënë kurrë.
E di se e ke veshtirë ta ndryshosh mendimin, te krijuar mbi rrenë e mashtrime, po kur e kerkon interesi i qytetarëve e shtetit, kur kerkohet kjo punë nga aleatet tanë ne krye me SHBA, merre kete vendim. Besom nga kjo varet fati i Kosovës për nje decenje, po edhe fati juaj politik perfundumishtë.
Krejtë ne fund. Të kujtohet shumë mire një natë vere në vitin 1998, ishte mesi i gushtit, kur vendose ti bashkosh forcat më Tahir Zemajn ne Dukagjin. Mbrenda natës the po, të nesermen the serish jo. Po bashkimi apo ndarja po ndodhte shumë vonë. Punët ishin nisë keq qe në fillim, tani të bashkuar apo të ndarë pak kishte rëndesi, beteja ishte humbë. Për fat të mirë lufta u fitua në fund.
Mali i Zi sot është ne NATO, ushtaret malazez po vijnë edhe në Kosovë për tu kujdese per mbrojtje të Kosovës nga sulmet eventuale nga Serbia e Rusia, dhe kundershtaret e shtetit tonë. Si ish luftëtar i mirë, besoj se e kupton domëthënjen e lirohesh nga rrjeti i merimangës, në te cilin më apo pa vetëdije, ke rënë keq qe tri vjet.