Ku qytetin tim e dua ndryshe

Shkruar nga Elvis Feka
Opinioni im i radhës për qytetin e Mitrovicës po dallon nga opinionet e mia të mëhershme, jo për nga aspekti i zhvillimit të qytetit dhe përmirësimi i gjendjes por për nga forma e shprehjes së pakënaqësisë.
Nuk është se dua ta kritikoj qeverisjen sepse lëvdatat i preferoj më tepër por:
Çfarë të lavdëroj? Mos punën në qytetin e Mitrovicës, mos zhvillimin e qytetit, korrupsionin!
Kënd ta lavdëroj? Njerëzit që nuk kanë program zhvillimor, njerëzit pa ide dhe pa kreativitet!
Pse ta lavdëroj? A ma përmirësuan mirëqenien, a më ofruan shkollim cilësorë!
Ku ?
Te jesh i drejt ne ketë qytet të padrejtë, ku gënjeshtra behet si te ishte e vërtet.
Ku projektet shkelen e tërhiqen zvarrë, ku të japësh ide te quajnë te marrë.
Ku çdo mund duket i kotë, ku presin punësim, plotë.
Ku 15000 vende pune nuk bëhen realitet, ku Mitrovica po mbetet shkret.
Ku marrin rroga pa punu hiq, ku të varfëritë i thuhet vdis.
Ku dikujt i zbutet karrigia, ku dikujt i ndalet rrita.
Ku diploma fallso vlerësohet, ku arsimimi mjerohet.
Ku ura e ibrit bëhet premtim i radhës, ku barrikada bëhet park i paqes.
Ku buxheti për 3 muaj harxhohet, ku qyteti vazhdon shkatërrohet.
Ku qytetarët presin me agjendë, ku kryetari e quan vetën legjendë.