Ku njeri futet në politikë për ta vazhduar avazin e vjetër
Shkruar nga Ali Hertica
Në qoftë se filozofët nuk bëhen mbretër,apo ata që quhen mbretër nuk bëhen filozofë të vërtë,në qoftë se pushteti politik dhe filozofia nuk bëhen një ,nuk do të ketë fund për mjerimin.
Pytjet se çfarë i karakterizon format e padrejta apo të paplotësuara të shtetit,ngrihen në pjesët e mëpasme të shtetit dhe lidhur me çdo formë sheti që analizohet,përshkruhet lloji përkatës i përsonalitetit.Sistematika mbështetet në mësimet e Sokratit mbi tri pjesët e shtetit dhe të shpirtit.Problemi është se çfarë ndodh kur arsyeja ose maturia nuk janë më forca lëvizëse.
Në fillim përshkruhet,timokratia,parimi qeverisës i së cilës është ndershmëria,,tim –nder,,.Më poshtë vjen oligarkia.Megjithëse ,, oligarki,, do të thotë zotërim i pakicës,, obligoi-pak,,,fjala këtu cilëson,një formë shteti,,që është bazuar në një vlerësim të pasurisë.Në këtë formë të shtetit parimi i qeverisjes është lakmia tek disa qeveritar të Kosovës,më sakt lakmi për fitime, merita dhe pasuri. Forma e tretë e qeverisjes është demokracia, që do të thotë qeverisje popullore,, demos-popull,, ose qeverisje nga shumica. Ky është një variant ekstrem i kësaj forme për të cilën bën fjal filozofia e demokracis. Sipas shumë mendimev të teoricientëve një shtet që nuk drejtohet as nga arsyeja ,as nga motivi i ndershmërisë dhe as nga fuqia e parasë. Figura që del është një shoqëri ku kërkesat e qytetarëve për liri është aq e madhe saqë minon plotësisht qeverisjen e shoqerisë-anarki. Më në fund,kemi më të keqin e të gjitha shteteve –tiraninë,që qeveriset nga pushtetarët, nga lakmia e tyre e shfrenuar e sundimtrëve,nga ide të gabuara dhe të pafuqi.
Përshkrimi i këtyre formave të ndryshme të padrejta të shtetit dhe llojete personaliteteve në Kosovë,dhe kalimin nga njëri te tjetri, përmbajnë analiza që përfshijnë marrëdhënie e situata të kohës sonë po aq të goditura sa dhe marrëdhëniet dhe situaten sikur në Athinën e vjeterë.
Në përshkrimin e kësaj demokracie shihet një vizion i pamjës së një shoqërie që në sot do ta quanim liberale,, ashtu si një qelim i larmishëm me shumë ngjyrime e karakterit njerëzor. Sheteti i Kosovës shfaq të gjitha ngjyrimet e karakterit njerzor,raportet e shtetasve me autoritet janë të çliruara nga detyrat, ndalimin dhe kufizimet,që ata i bëjnë.Në këtë shtet,kushtet që të funksionojnë ,shteti nuk kuptohen dhe as që respekëtohet. Asnjë nuk shqetësohet se çfarë ka bërë më parë të shoqëris Kosovare ku njeri futet në politikë për ta vazhduar avazin e vjetër,,Ata i mbulojnë me nderë e lavdata ,vetëm se thotë se e do populli.
Në një shtet të tillë siq është Kosova disa politikan,ju jap munëdsi dhe rastë për mashtrimet e padenuara dhe hedhja e dyshimit mbi ata që protestoj apo flasin rreth tyre për keqperdorime.
Ku krijohen kështu mundësitë për një udhëheqje të popullit me pushtet të madh si ësht tani ai të behet i pa pelqyar për qytetarin e varëfruar.
Në qoftë se filozofët nuk bëhen mbretër,apo ata që quhen mbretër nuk behen filozofë të vërtetë,në qoftë se pushteti politik dhe filozofia nuk bëhen një ,nuk do të ketë fund për mjerimin.