Ku ndodhen Ishujt e Deleve
Shkruar nga Ismet Azizi
Ishujt janë të vendosura në mes të Atlantikut të Veriut dhe Detit të Norvegjisë, i përkasin Mbretërisë së Danimarkës, dhe përbëjnë një arkipelag prej 18 ishujve të mëdha.
Me vite të tëra, kanë qenë ngushtë të lidhura me Islandën me Ishujt Shetland, Ishujt Orkan, Hebridet dhe Grenlandën. Ishujt fqinjë janë të ngjashme për nga madhësia dhe popullsia , madje mund të konsiderohet se popullsia solidarizohet në mes veti, sepse vetëm ata e dinë se si jetohet duke qenë të rrethuar nga oqeani i ftohtë.
Nga 18 ishujt, vetëm një është i pabanuar. Ishujt karakterizohen me shpatie më të pjerrëta në Evropë dhe mungesë të vegjetacionit. Pika më e lartë mbi nivelin e detit, e të gjithë ishujve, është 882 metra .
Në hartë pothuajse nuk duken, ndodhen në gjysmë të rrugës në mes Norvegjisë dhe Islandës, ndërsa popullsia sillet rreth 50.000 banorë. Shtëpitë kurrë nuk mbyllen me dry dhe njerëzit hyjnë në shtëpitë e njëri tjetrit pa trokitur. Fëmijët luajnë të lirë në rrugë, vrasje nuk ka ndodhur që 24 vjet .
\" Krimi \" më i madh që ka ndodhur në dekadat e fundit është zhdukja e një njeriu që është menduar të jetë një serb por më vonë doli se ishte kroat. Zhdukja e këtij njeriu ishte shokuese për të gjithë vendin .
Kultura e këtyre ishujve rrënjët i ka në kulturën e popujve nordikë. Ishujt kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë nga lëvizjet e rëndësishme kulturore Evropiane. Prandaj, në një masë të madhe është ruajtur kultura e tyre tradicionale.
Kryeqytet i këtyre ishujve është Torshavn dhe ka një popullsi rreth 19,000 banorë. Emri në përkthim do të thotë porti Tora që sipas mitologjisë skandinave është Zoti i rrufesë.
Pothuajse të gjithë ishujt janë të lidhur me tunele nënujore dhe me ura, të cilët në masë të madhe e lehtësojnë dhe e përshpejtojnë rrugën për çdo pjesë të vendit. Deri në jug të ishujve, të cilët nuk janë të lidhur me tunele, shkon trageti modern. Deri te ishulli më jugor nga kryeqyteti udhëtimi zgjatë dy orë.
Shiu dhe erërat e forta janë normale dhe të zakonshme. Koha është aq e paqëndrueshme sa që brenda ditës mundë të paraqitën të katër stinët. Banorët zakonisht zgjohen me mot të zymtë pothuajse çdo ditë, kështu që nuk është çudi që shumë prej tyre ndodhën nën depresion ose me kalimin e kohës bëhen të varur nga alkooli.
Alkooli është i ndaluar sipas fesë Lutheriane dhe shitet vetëm në dyqane të specializuara. Çmimet e alkoolit dhe çdo gjë tjetër janë rreth tri herë më të shtrenjtë se në vendet ballkanike.
Sporti është pasioni i madh i të gjithë banorëve, pa përjashtim. Në radhë të parë, natyrisht, është futbolli, mandej në të dytin hendbolli. Garat në futboll dhe hendboll zhvillohen në dy sezona, vetëm e vetëm për të pasur mundësi me i përcjellë ndeshjet. Pra, ndeshjet e futbollit zhvillohen nga prilli deri në tetor, ndërsa hendbolli nga shtatori deri në muajin prill.
Delet mund të shihen në çdo hap, dhe ato janë shenjë mbrojtëse e shtetit, bile janë pjesë e stemës së shtetit. Kur banorët janë në gjumë, ato zënë rrugët dhe sillen ngjashëm me qentë tanë endacak.
Fjala është për shtetin që ndryshe njihet me emrin Ishujt Faroe. Pra, bëhet fjalë për një shtet ishullor i cili ndodhet në qendër të Oqeanit Atlantik dhe emri i të cilit, i përkthyer në shqip, do të thotë Ishujt e Deleve. Natyra e veçantë dhe shumë karakteristike është një nga arsyet që këta ishuj janë bërë destinacion shumë i popullarizuar turistik.
Ishujt Faroe janë një nga shtetet që kanë status të përcaktuar në mënyrë specifike. Përndryshe është rajon autonom i Mbretërisë së Danimarkës nga viti 1948. Me kalimin e viteve ishujt kanë fituar qeverisje autonome me përjashtim të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme. Prandaj, ky vend hyn në radhën e shteteve të pavarura të cilat nuk janë sovrane.
Pas Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e popullsisë ishte shprehur për pavarësi nga Danimarka. Më 14 shtatorë të vitit 1946 janë mbajtur zgjedhjet lokale që kanë pas për qëllim përcaktimin e statusit. Nuk ishte referendum, sepse Parlamenti nuk është i detyruar ti përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve.
Në vend të pavarësisë u arrit një kompromis, ku në parlament u soll një ligj për qeverisje (autonomi), i cili hyri në fuqi në atë vit.