Ku jeni
Shkruar nga Leonard Miftaraj
Nga thellësia e zemrës bashkëndjej vuajtjet e popullit Shqiptarë ne Maqedoni, Preshevë etj. Unë si shqiptar nuk pres nga të tjerët te marin masa rreth cenimit të drejtave vetëm e vetëm pse jemi Shqiptare.
Une dhe shume te tjere që jemi te lumtur si Shqiptarë me dy shtete me dy kryeministra Berisha e Thaqi ,unë ndoshta do të ju kuptoja nese nuk do te mund te flisni per Shqiprine e madhe shkaku i Europes dhe proceseve tjera politike por asnje shqiptar nuk mund te ju kuptoj pse jeni kaq të butë në këto momente ku rrihen dhe malltretohen Shqiptarët në Maqedoni luhet me gjakun e dëshmorëve (Përmendoren) ne Preshevë luhet në njërën a po tjetrën mënyrë me identitetin Shqiptar.
Ju udhëheqës te Shqiptarëve që udhëheqni falë votave te shqiptarëve u keni borgj Shqiptarëve që të punoni në interesin e tyre. Nuk mund në asnjë mënyrë të arsyetohen gabimet e juaja kam fjalen për Berishën dhe Thaqin te cilët edhe këto probleme madhore mundohen te jenë më katolik se papa.
Ku asnjëri nga këta nuk është në gjendje të ngreh zërin ti dal zot shqiptarëve mos te pret mitingjet për deklarata dhe për fjalë të kota se edhe këto fjalë të ëmbla që po na kënaqin në manifetime te ndryshme po i bie vlera në momente kur fjalët duhet shëndrruar në vepra.
Kur thash më katolik se papa pata fjalën më të urtë se urtësia dhe me demokrat se vet nocioni demokraci ,ju të nderuar kryeminstra keni forcen dhe mundësinë që së paku këto probeme mos ti adresoni në vendin e shurdhër.
Në këto momente njeri nga ju mund ti bëj edhe një vizitë urgjente Maqedonisë mund ti dergoj notë proteste ambasadave te tyre mund ti ngrisni keto qeshtje dhe në këshillin e sigurimit ti kërcënoni pse jo te permendni dhe termin luftë kundër atyre qe synim kane uljen,luajtjen,cënimin, zhdukjen,shfarrsojen e shqiptarëve.
Po i njejti rast i dhunës po te ndodhte me serbet ne Kosove jam i bindur qe Serbia do te ndërpriste çdo dialog i cilit do proces qoftë ai.
Po në qoftë se një përmendore e serbeve ne Kosovë do te rrëzohej sot gjithë Europa do te debatojë për këtë punë e kjo nuk është e drejtë në teritorin e Kosovës te arrestohen policët e SHPK nga ushtria e Sërbisë dhe të harrohet aq lehtë.
Thua mos vallë u arrestuan disa peshkatar te cilët peshkonin peshkun e ndaluar. Nuk mund te ju kuptoj unë dhe aq me tepër nuk mund të ju kuptojnë shqiptarët ne Maqedoni dhe Preshevë për të cilët jeni e vetmja shpresë pas Zotit.
(Autori është antarë i Instituti për studime ekonomike, politike dhe juridike)