26 Dhjetor 2024

Ku janë dorëheqjet e Bajram Rexhepit dhe Ram Bujës

Shkruar nga Gani Qarri  


Gjendja e krijuar në Universitet, siguria e munguar në shkolla dhe gjithë sistemin tonë arsimor, ku kanë dorë dhe bartin përgjegjësinë kryesore për ato që ndodhin aty, dy ministrat Ram Buja dhe Bajram Rexhepi, trishtoi thellë gjithë shoqërinë si asnjëherë më parë deri më tani.

Gjëra të tilla nuk kemi përjetuar, gjatë gjithë historisë së shkollimit shqip në Kosovë. Faktet e zbuluara mbi masakrimin e arsimit të lartë,  shitblerjen e notave e titujve universitar,  avancimet e parregullta akademike,  plagjiaturat masive dhe përvetësimet e paskrupullta nga ata që janë të thirrur për të shpërnda shkollim e dije,  vrasjet e nxënësve nëpër shkolla dhe shkelmimi brutal i gjithë sistemit tonë arsimor,  shtrojnë nevojën e menjëhershme dhe të pa tejkalushme që sa më parë tu bëhet thirrje për dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme,  ministrit të arsimit Ramë Buja dhe ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi.

Studentë,  prindër , mësues , profesor e punëtorë të arsimit në përgjithësi dhe i gjithë Populli Shqiptar, duhet që sa më parë të kërkoj përgjegjësi personale dhe dorëheqje të menjëhershme institucionale të ministrit Ram Buja i cili jo vetëm se bastardoi historinë por  shkatërroi edhe tërë sistemin tonë shkollor në Kosovë,  ku nuk e njeh \"qeni të zonë\" dhe është bëri llugë në të gjitha anët.
 
Shoku Ramë Buja,  që nga marrja e përgjegjësisë për dikasterin që \"udhëheqë\" punën e parë që bëri, ishin kompromiset konspirative në dëm të çështjes kombëtare ndaj kërkesave të ministrit turk, për ndryshimin(shëmtimin) e historisë sonë çlirimtare dhe zbukurimin e asaj pushtuese turke në Kosovë.

Për aq më keq,  që nga ardhja e tij në postin e ministrit, ai asnjëherë nuk e vuri si prioritet çështjen e parregullsive në Universitetin \"Hasan Prishtina\",  ku punonin argatët e partisë së tij, e as atë të arsimit të shkatërruar dhe krimit në rritje në të gjitha shkollat e Kosovës, ku përditë e më tepër,  shohim raste e fatkeqësi të reja,  skena të rrahjes së mësuesve si dhe përgjakje e vrasje makabre të nxënësve nëpër institucionet tona shkollore, tash e tri vjet me radhë,  prej se është katapultuar, ky njeri në udhëheqjen e sistemit tonë arsimor.

Ndaj, kërkesat për dorëheqjen e tij,  dhe të Bajram Rexhepit, duhet të paraqiten shpejt dhe pa humbur kohë,  nga të gjithë shqiptarët pa dallim bindjeje dhe përkatësie partiake,  përfshi shoqëritë civile,  entet dhe institucionet në gjithë Kosovën,  deri në dorëheqjen e parevokueshme të tyre,  para syve të të cilëve ndodhin përditë e më tepër,  parregullsi dhe krimet më monstruoze,  që përfundojnë me gjak e tragjedi.

Sepse, si devalvimi i sistemit mësimor edhe krimet nëpër shkolla,  jo vetëm se nuk janë të parat por ka rrezik që ato të mos jenë as të fundit, sidomos kur kihet parasysh vetëkënaqësia e këtyre ministrave me luksin që kanë krijuar ata për vete dhe familjet e tyre,  përmes mistereve ende të pazbardhura (përjashto-skandalin milionësh të pasaportave) e që kushedi edhe sa mistere tjera të \"ministrave tanë të mynxyrshëm\" presin të zbardhen,  derisa këta as nuk lodhen për ato që ndodhin rreth tyre dhe ministrive që ata mbajnë përgjegjësinë.

Ndaj, para se të ndodhë edhe ndonjë e keqe më e madhe, Ramë Buja dhe Bajram Rexhepi, që të dy ministrat tanë misterioz,  duhet sa më parë të largohen nga pozitat prej nga njëri për vite me radhë masakron arsimin e historinë,  kurse tjetri kriminalizon entet dhe sigurinë, pasi që nga përvoja e deritanishme,  është mëse e sigurt se pa dorëheqjet e tyre, nuk mund të kthehet rregulli në arsim dhe Universitet e as të vendoset siguria nëpër shkolla dhe institucione shtetërore, ku vidhet si në mesjetë dhe mashtrohet si pazaret arkaike turke.
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)