Kthimi i LDK-së në pushtet, për të shpëtuar ekzistencën e shtetit
Shkruar nga Mentor Barani
Pas një kohe relativisht të qetë, në të cilën u keqkuptua skajshmërish roli i LDK-së si opozitë, kjo parti e cila di të punoj në heshtje, di të punoj pa zhurmë, di si asnjë parti ti mobilizoj masat e gjëra në të mirë të shtetit, po i jep shenjat e para të ndryshimeve politike në Kosovë, ndryshime për të cilat ky vend aq shumë ka nevojë, ndryshime për të cilat kaq shumë ka pritur.
Ideja për formimin e një grupi ekspertësh, të cilët do ti ndihmojnë kësaj partie në rrugën e kthimit të shpejt në pushtet, i tronditi gjithë ata të dalldisurit me pushtet.
Dhe më së shumti mediet e klanizuara dhe oborrtare të pushtetit që sprajnë se shpikuri metoda për të stopuar këtë frymë që paralajmëron kthimin e LDK-së në pushtet, një kthim ky i domosdoshëm për të shpëtuar ekzistencën e shtetit të Kosovës.
U tentua në gjithfarë formash të interpretohet kjo ide, madje me përpjekje qyqare, vetëm nga frika se LDK-ja tanimë e ka seriozisht të bërit opozitë, një opozitë që ja tronditi qysh tani themelet e lëkundura të një qeverisjeje që po numëron ditët.
Ky është një realitet i dukshëm, që sdo koment. LDK-ja e prirur nga një lider i aftë, që di të mobilizoj masat dhe të rikthej besimin, po jep shenjat e para të pranverës së re të demokracisë, në të cilën e keqja do të mbetet një e kaluar dhe Kosova do të kthehet në binare të shëndosha të shtetëndërtimit dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euro-atlantike.
Tani "Qeveria ne Hije", do t'i rri me "Pushke në faqe", "Qeverisë në mjegull" dhe kështu, Kosova shumë shpejt, mund ti jep fund qeverisjes së keqe, të cilën e ka instalua viteve të fundit në Kosovë, PDK-ja, me logjikën e një partie që sbën qeverisje po sundon në shërbim të një klani.
Kjo qeveri, me një mal problemesh dhe në një situatë kaotike brendapërbrenda, tani e tutje, sdo të ketë lehtë të mashtroj një popull të rraskapitur, të shtruar përtokë, sepse përballë ka një qeveri në hije, të përgatitur nga një lider që në politikë po del të jetë boksier i kategorisë së rënd dhe di të godas ashtu siç godasin boksierët profesionist.
Kjo lëvizje e fundit e LDK-së, gjithashtu është një lajm i keq sidomos për uturimat (zhurmë për asgjë) e Vetëvendosjes, e cila synoj pa asnjë meritë të marr primatin e opozitës dhe të AAK-së.
Ka ardhur koha që përfundimisht skena politike të çmilitarizohet dhe në Kosovë të rikthehet demokracia.
Këtë më së miri mund ta bëj një parti që është krijua në principe demokratike, një parti që i dha demokraci jo vetëm Kosovës, por edhe rajonit, në kohën kur LDK-ja e Ibrahim Rugovës tronditi themelet e komunizmit dhe në këto hapësira shndritën dritëzat e para të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.
Kështu, qeverisja në hije, apo grupi i ekspertëve, si do ta quajmë, që po krijon LDK-ja, po trondit një pushtet të paaftë me qeverisë ashtu siç duhet me vendin, të paaftë me ndërtua shtet për të gjithë.
Është koha e LDK-së, e liderit të saj karizmatik, Isa Mustafës, që të merr Kosovën dhe ta shkëput nga kjo e keqe që e ka plandos atë në një gjendje të pashpresë.
Ky është lajm i mirë, për qytetarët e Kosovës, sepse vërtetë po ndodh diçka e pritur, Qeveria në Hije", po i rri përballë "Qeverisë në mjegull", së cilës i ka humbur rruga kaherë.
Me këtë po dëshmohet se pushteti smund të bëj asgjë pa LDK-në, se LDK-ja është prijëse e opozitës dhe në zgjedhjet e ardhshme do të qeverisë me vendin.